Banka Korporative Tregtare, banka e katërt për nga madhësia në Bullgari, falimentoi në vitin 2014 si rezultat i administrimit të keq nga ana e pronarit të saj mazhoritar Cvetan Vasilev. Banka u kishte dhënë kredi të pasigurta kryesisht firmave, të kontrolluara nga ky njeri, i cili fitoi dy herë çmimin “Bankier i Vitit”. Si rrjedhim i falimentimit të bankës shteti u detyrua të marrë një hua prej mbi 2 mlrd eurosh në tregjet financiare ndërkombëtare, që të paguajë depozitat e garantuara nga ligji të njerëzve dhe firmave. Kjo pothuaj shkaktoi krizë financiare në vend dhe huaja e marrë tani duhet të paguhet nga të gjithë bullgarët. Ndërkaq, bankieri i pasur u largua nga vendi, duke u vendosur në Serbi, dhe nuk guxon të kthehet në Bullgari, megjithëse thotë vazhdimisht se nuk ka faj për këto ngjarje.
Administratorët e caktuar nga gjykata të bankës vazhdojnë të përpiqen për të grumbulluar diçka nga kreditë e dhëna, që t’i kthejnë shtetit ndonjë shumë. Mirëpo, tani për tani, ata nuk shënojnë suksese të konsiderueshme. Në këtë sfond Komisioni, i cili merret me konfiskimin e pronësisë së paligjshme, komision ky për të cilin ka shumë debate sa i përket efikasitetit të tij, vendosi për t’i marrë gjërat në duart e veta. Komisioni në fjalë parashtroi një kërkesë në gjykatë për konfiskimin e pronësisë së Cvetan Vasilevit me vlerë më shumë se 1 mlrd euro. Këto aktive pa dyshim e bëjnë njeriun më të pasur në Bullgari dhe ndoshta janë rekord edhe në tërë Evropën. Një kërkesë e tillë për konfiskimin e një pronësie për mbi një mlrd euro ndoshta do të shkaktonte interes të madh kudo që të jetë dhe mediat pa dyshim do ta pasqyronin zhurmshëm ngjarjen. Ndër pronësinë e deklaruar për konfiskim ka pasuri të patundshme në Bullgari për afro 50 mln euro. Në Sofje ndodhet godina administrative e Bankës Korporative Tregtare, një pallat, apartamente, atelie, garazhe, parcela, depo etj. Pasuri të patundshme ka gjithashtu në Sozopoll, Varna dhe Carevo. Sipas Komisionit, Vasilev është lidhur edhe me pronësinë e një shtëpie luksoze në Zvicër, e cila kushton mbi 24 mln euro. Komisioni ngul këmbë edhe për 6 mln euro në llogari të tij bankare, si edhe për tri automobila Mercedes me vlerë të përgjithshme mbi 500 mijë euro. Në kërkesë janë shënuar gjithashtu aksione në shoqëri për mbi 70 mln euro, aksione të tjera për mbi 300 mln euro, piktura, monedha të vlershme. Përveç kësaj Komisioni ka arritur të sekuestrojë disa llogari të Vasilevit në Zvicër.
Mirëpo, ekspertët nuk janë optimistë të mëdhenj sa i përket kërkesës në gjykatë. Së pari kundër Cvetan Vasilevit nuk ka akuzua zyrtare. Së dyti, do të jetë vështirë të provohet se pronësia në fjalë është marrë në mënyrë të paligjshme. Ndoshta Cvetan Vasilev do të mund të paraqesë të gjitha dokumentet e domosdoshme për origjinën e parave, pasi ai vetë ia ka dhënë vetes dhe firmave të tij këto para. Së treti, Komisioni për marrjen e pronësisë së paligjshme deri tani nuk mund të lavdërohet me rezultate të konsiderueshme, megjithëse ka shumë kohë që punon. Sipas të dhënave, Komisioni ka arritur të marrë miratimin e gjykatës për kërkesa të tij vetëm për rreth 8 mln euro, që është mjaftë nën shpenzimet për ekzistencën dhe funksionimin e tij. Domethënë deri tani Komisioni nuk ka arritur të grumbullojë nga paratë e konfiskuara madje mjete për buxhetin e vet. Dhe së fundi, është tepër e dyshimtë se në buxhetin e shtetit mund të derdhen 1 mlrd euro nga shitja e pronësisë së një bankieri, i cili e ka falimentuar bankën e udhëhequr nga ai. Vetë shefi i Komisionit për Konfiskimin e Pronësisë Pllamen Georgiev thotë se mund të priten rreth 700 mln euro, që nuk është një shumë e vogël, por duket tepër optimiste, duke pasur parasysh ndikimin e madh të bankierit kudo në botë, dhe duke mos harruar të metat e mëdha dhe varësitë e drejtësisë bullgare nga të fortët e ditës. Do ta ndjekim zhvillimin e kësaj sage interesante për apetitet e pasanikëve bullgarë dhe mjetet e përdorura nga ata për të përfituar gjithnjë e më shumë, pa rëndësi se çfarë është çmimi dhe pa pasur ndëshkim.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..