Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja debaton – djegie ose riciklim i mbeturinave

БНР Новини
Foto: BGNES

Djegia e mbeturinave për ngrohjen energjetike ose një mbledhje e ndarë dhe riciklim, është perspektiva më e mirë për qytetin tonë. Projekti për djegien e 180 000 tonë në vit nga plehrat e kryeqytetit në një instalim pranë Shoqërisë së ngrohjes qendrore-Sofje qe i shqyrtuar prej ekspertëve në konferencën Ndërkombëtare “Që nga mbeturinat drejt energjisë-teknologji, projekte, mundësi të reja për baskitë dhe biznesin”,që u zhvillua në hotelin e kryeqytetit  “Ballkan”.Instalimi për djegien e RDF mbeturinave do të përdoret për përpunimin e mbeturinave drejt energjisë së ngrohjes. Cili do të jetë efekti pozitiv komenton inxhinieri Vasill Petrov, drejtues i projektit nga ana e Shoqërisë së ngrohjes qendrore-Sofje?

“Efekti ekologjik është se kemi një zgjidhje të qëndrueshme për plehrat jetike në Sofje. Dimë për depot e përmbushura plotë e përplot. Instalimi do të zëvendësojë pajisjet e vjetra dhe të amortizuara. Do të ketë nivele më të ulëta të emisioneve të dëmshme, në krahasim me pajisjet e deritanishme, të cilat djegin gaz natyror. Efekti social-nuk do të përdoret gazi natyror, do të kursehet, gjë e cila do të ndihmojë të mund të formohet një çmim më i ulët për popullsinë. Edhe sikur të ketë një shkallëzim të çmimeve të gazit natyror, kjo nuk do të ndikojë. Nga ana ekonomike – ky instalim do të jetë një investim i mirë për “Termocentralin Sofja” dhe do ti japë mundësi shoqërisë të stabilizojë gjendjen e vet financiare. Ka kuptim dhe nga mbledhja e veçuar. Në këtë mënyrë do të realizohet riciklimi dhe do të fitohet më shumë RDF, i cili të shfrytëzohet në mënyrë të plotë.”

Në konferencë u paraqitën disa shembuj për disa instalime vepruese të ngjashme jashtë shtetit dhe efekti i tyre mbi mjedisin rrethues dhe ekonominë. Ekspertët përgjithësuan se, teknologjitë e përdorura evitojnë ndotjen e tepërt. Inxhinieri Gerhard Loxe, i cili prej viteve projekton dhe konstrukton fabrika për përpunimin e mbeturinave në energji, komenton mundësitë për Sofjen:

“Në kohën e sotme teknologjitë janë të zhvilluara shumë. Mendoj se, njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Është pa rrezik. Mund të jap shembull me Frankfurtin. Aty ka fabrikë të tillë. Qe krijuar një koalicion midis Partisë Konservative dhe Partisë së Gjelbër. Të gjelbrit qenë absolutisht “pro” projektit. Panë pozitivet dhe e kuptuan, se është e domosdoshme, mjafton që të bëhet ashtu siç duhet.”

СнимкаPor disa kryeqytetas fare nuk janë dakord me ekspertët dhe janë të sigurt, se i pret një mjedis më i ndotur rrethues. Ata protestuan përpara hotelit dhe i dhanë një “maskë gazi të artë” zëvendës-kryetarit të bashkisë së Kryeqytetit Marija Bojaxhijska për kontribut drejt pasurimit të ajrit të Sofjes me lëndë kimike. Njerëzit mendojnë, se ekonomitë financiare vihen përpara shëndetit. Banuesit e kryeqytetit u ankuan se, bileta për të marrë pjesë në konferencë, afro 500 leva , është gjë e pamundur për ta dhe në këtë mënyrë mendimi i tyre mbetet i pa dëgjuar. Grupet civile këmbëngulin për zhvillimin e një shqyrtimi të gjerë shoqëror për drejtimin e mbeturinave në kryeqytet, sepse kjo pret të ardhmen e qytetit.

Danita Zariçinova nga organizata joqeveritare “Për Tokën”, e cila merr pjesë në protestë, komenton problemet:

“Nga aspekti ekologjik – ndotja e ajrit. Sipas raportit grimcat fine të pluhurit, dyoksidet, dhe ndotësit e tjerë do të jenë nën normat e lejueshme për një ndotje industriale në Bashkimin Evropian. Por nuk respektohet kjo, se mbi ajrin e ndotur fort nga automobilat, industria dhe djegia jetike do të vihen akoma ndotës. Gjatë këtij dimri ndotja me grimca fine pluhuri arriti 5 herë mbi normë, pa punuar instalimi. Na shqetëson po kështu dhe aspekti ekonomik – do të digjen materiale, të cilat mund të riciklohen – letër, metale, plastmasë, dhe mbeturina ushqimore, të cilat mund të përdoren për prodhimin e gazit bio. Në vend që si qytetarë të Bashkisë së Kryeqytetit të marrim të ardhura nga riciklimi dhe kompostimi, do të kemi shpenzime të shumta. Në qoftë se Termocentrali Sofja fitoi financim, ai fillimisht do të jetë nga Bashkimi Evropian, por shpenzimet operative do të jenë për llogari të taksapaguesve. Të paguajmë me shëndetin tonë është fitimi më i keq. Përveç kësaj, në asnjë vend nuk përmendet se, Sofja është në një luginë, kurse kjo është me rëndësi. Japin si shembull Vjenën ku i djegin mbeturinat në qendrën, por në Sofje – e gjithë ndotja mbetet këtu.”

Si një vendim nga bashkia “Për Tokën” propozojnë një mbledhje të ndarë të mbeturinave nga burimi, ku japin si shembull Ljubljanën, Slloveninë – kryeqytet me “Mbeturina zero”. “Mbeturina zero” është një strategji, e cila kombinon përdorimin e dytë, ndreqjen, riciklimin dhe kompostimin, me praktika industriale si eliminimin e toksinave dhe ndryshim në dizajnin e paketimeve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD