Kohët e fundit në Bullgari dëgjohen deklarata kontradiktore të personave zyrtarë për ndërtimin eventual të një gardhi në kufirin tonë me Greqinë. Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se eventualisht do të ndërtohet një pajisje e tipit të lehtë “Bruno”. Që para Borisovit për një pajisje të tillë foli në Parlament edhe Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev, por ai refuzoi për të shënuar hollësi rreth gjatësisë dhe dislokimit të saj për shkaqe konfindencialiteti. Për ndërtimin eventual të gardhit në kufirin me Greqinë deklarata publike bëri edhe shefi i Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme Cvetan Cvetanov. Nga e gjithë kjo shihet qartë se çështja është duke u diskutuar seriozisht në nivele të ndryshme.
Deklaratat koincidojnë në një moment, kur Ministria e Punëve të Brendshme konstaton dy herë më pak migrantë të kapur ilegalë. Javën e kaluar ata ishin vetëm 68 veta, derisa për vitin e kaluar numri i tyre ishte 144. Ulje e numrit të të arrestuarve po vëzhgohet edhe javët e kaluara. Ndërkaq, “të larguarit me dëshirë të tyre” nga shtëpitë e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët gjatë shtatë ditëve të kaluara kanë qenë dy herë më pak. Në vetë kufirin bullgaro-grek që nga fillimi i vitit janë kapur 134 veta, kurse në fund të vitit 2015 numri i tyre ka qenë afro 480 veta.
Nga ana tjetër ndërtimi i gardhit në kufirin me Greqinë do të ishte njëfarë sprapsjeje nga pozita e deritanishme e qeverisë, se pajisje të tilla në kufijtë e brendshëm të BE-së, siç është ai me Greqinë, nuk duhet të ketë. Për këtë mendim në takimin e parë të BE-së me Turqinë këtë vit Bullgaria u distancua nga pozitat e Katërshit të Vishegradit. Ndërtimi i një pajisjeje të tillë sot do të ishte shenjë mosbesimi ndaj aftësisë, ose gatishmërisë së Greqisë për të mbrojtur kufirin e saj me Bullgarinë.
Mirëpo, sa i përket kësaj çështjeje në qeveri ka edhe një pikëpamje tjetër. Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova tha ditën e diel se në Bullgari nuk ka arsye për një masë të tillë, sepse kufiri i saj me Greqinë është kufi i brendshëm i BE-së dhe deri tani risku nga fluksi i migrantëve përmes tij është më tepër potencial, sesa real. Sipas Bëçvarovës nuk ka arsye për mosbesim ndaj Greqisë, me të cilën Bullgaria është në një kontakt të pandërprerë sa i përket valës së refugjatëve.
Për se bëhet fjalë?
Siç duket ulja e presionit të migracionit tani për tani nuk ndikon mbi shqetësimet për ridrejtimin e valës së refugjatëve nga itinerari i kaluar – i ashtuquajturi “itinerar ballkanik”, drejt Bullgarisë. Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje, ndër të tjera, se ai gjithashtu është kundër pajisjeve kufitare me Greqinë, por njerëzit “presin që kufiri të jetë i mbrojtur”. Ai bëri aluzion se ka parasysh njerëzit nga qyteza Kresna, të cilët para pak kohe protestuan kundër ndërtimit eventual në rajonin e tyre të një qendre refugjatësh. Mirëpo, të gjitha këto pretendime të njerëzve nuk u bënë shkak që para pak kohe Bullgaria të refuzojë idetë e Katërshit të Vishegradit për një kufi me Greqinë. Pse Sofja e ndryshon pozitën e saj tani dhe a është lidhur kjo me trajnimet me pjesëmarrje të xhandarmerisë dhe të ushtarakëve në rajonet kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë, me modernizimin e aeroportit “Bezmer” dhe me adaptimin e tij për dislokimin e një aviacioni strategjik të transportit. Këtë do ta mësojmë në të ardhmen e afërt.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor,..