Në Ditën e humorit dhe shakasë – 1 prill, ju takojmë me kolegët e redaksisë “Humor dhe satirë” pranë Radios Kombëtare Bullgare – Vesell Cankov, Ljubomir Metodiev dhe Dimitër Bezhanski. Redaksia është ndër më të vjetrat në programin “Hristo Botev” dhe në Radion Kombëtare. Mendohet, se ka lindur nga një transmetimi satirik në redaksinë e dikurshme për fshatin bullgar – “Milladin dhe Kostadin”, që gëzonte popullaritet të madh në vitet 60 të shekullit të kaluar. Pas ngjarjeve në Çeki në vitin 1968 ajo ishte shpërberë dhe të gjithë redaktorët ishin pushtuar nga puna. Mes tyre ishin satirikët e njohur si Marko Stojçev dhe Konstantin Kostov, poeti Nikolaj Conev. Në vitin 1969 u krijua një redaksi e re, në të kanë bashkëpunuar dhe mjeshtër legjendarë të fjalës si Valeri Petrov, Radoj Ralin, aktorë të talentuar bullgarë të brezave të ndryshëm.
A kanë pasur humoristët në kohë më të re probleme me pushtetin?
“Në redaksi jam nga vitit 1991, në atë vit tashmë nuk kishte probleme me pushtetin – tregon Vesell Cankov. – Me gjithë atë e vërteta është se si – për gazetën humoristike “Stërshell”, ashtu edhe për redaksinë “Humor, satirë dhe zbavitje”, sot “Humor dhe satirë” kishte një farë rregulla – mund të kritikohej deri në zëvendës-ministër, më lartë në hierarki – jo. Edhe temat ishin përcaktuar – p.sh. për mungesën e shportave për të korrat, për shitësit e dyqaneve që i mashtrojnë blerësit me peshoren etj. Ndërsa për të gjitha të tjerat përdorej gjuha e Ezopit, gjuha alegorike, e cila nga ana e saj i stimulonte njerëzit të krijojnë humor më artistik, vepra më cilësore të artit. Ndërsa sot mund të flitet dhe të shkruhet për gjithçka.”
“Do të citojë një humorist të madh rus dhe sovjetik – Zhvaneckij, i cili thotë: “Sot vështirë shkruhet humor, para vitesh, kur shkruaja, se ne jemi vendi i domateve që gjithmonë janë të gjelbra, të gjithë qeshnin. Sot konstatime të tilla ka në faqen e parë të të gjitha gazetave. Si ta bësh sot humor?
“Jam në redaksi nga 1 prilli i vitit 1990 dhe deri më sot vetëm një herë kam pasur probleme, në qoftë mund të thuhet kështu. Për njërin prej teatrove të kryeqytetit kishim organizuar një spektakël bamirës në ndihmë të deputeteve “ të varfër” bullgarë. E kishim bërë gati disa çaste para transmetimit na mori në telefon drejtori i atëhershëm i radios Ivan Obretenov. Ai tha, “di se keni bërë spektaklin, por mos e transmetoni tani, sepse aktualisht në parlament po miratojnë buxhetin.”
Humoristët e kanë ruajtur transmetimin. Një ditë lindën mosmarrëveshje si të gjenden 10 milionë leva për financimin e Agjencisë Telegrafike, propozimi ishte që të merren nga 5 milionë nga Radioja dhe 5 milionë nga Televizioni. Ditën tjetër Ivan Obretenovi u ka urdhëruar humoristëve me telefon që spektakli të transmetohet menjëherë në radio.
Cilat janë drejtimet e humorit të sotëm?
Sipas Vesell Cankovit, drejtimet e redaksisë “Humor dhe satirë” janë të ndryshme nga ato që shohin më kanalet televizive. “Ne synojmë të ruajmë, deri sa është e mundur, vlerat artistike, të ruajmë humorin dhe larminë e gjinive të tij dhe të mos lejojmë banalitet dhe budallaqe.“Ne redaksi ne kemi turp, jemi disi idealistë dhe kjo nuk është e keqe” – thotë Dimitër. “Përpiqemi të prekim temat për virtytet dhe veset njerëzore” – shtoi Ljubomiri. Për të tre autorët me rëndësi është qe të kërkohet ana artistike e humorit, ta gëzojnë auditorin me vepra cilësore dhe të goditura.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..