Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E vërteta për sulmin kundër Papës Gjon Pali II akoma mbetet mister

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Më 29 mars para 30 vjetësh Gjykata Penale e Romës shqiptoi vendimin shfajësues për Sergej Antonov, të akuzuar nga terroristi turk Ali Agxha për këtë se ai dhe akoma dy bullgarë të tjerë kanë qenë organizatorët e sulmit të kryer nga turku më 13 maj 1981 kundër Papës Gjon Pali II në sheshin “Shën Pjetër” në Romë. Me këtë rast për një vizitë në Sofje erdhi Giuseppe Consolo , avokati i Sergej Antonovit gjatë kohës së procesit gjyqësor. Ai u prit me nderime dhe u dekorua me titullin “Doctor honoris causa” nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Në lidhje me përvjetorin ishte prezantuar libri “Sergej Antonov – mëkatari i Romës”, i shkruar nga Atanas Kremenliev dhe Marin Petkov – zbulues bullgarë nga Sigurimi Kombëtar i asaj kohe.

Çfarë ndodhi atëherë? Pasi qëlloi me pistoletë dhe plagosi në kokë kreun e Kishës Rimokatolike, Ali Agxha u arrestua dhe u dënua me procedurë të shpejtuar. Ai pohoi se ka bërë sulmin vetë dhe me vetëdije të plot. Vendimi i gjykatës ishte burg të përjetshëm. Mirëpo një vit më vonë terroristi turk ndryshoi deponimet e tij duke thënë se sulmi ishte përgatitur nga shërbimet e fshehta bullgare dhe se ai e ka zbatuar porosinë e tyre. Hetuesi Ilario Martela u ndërmor me rastin dhe në fund të hetimit urdhëroi arrestimin e tre bullgarëve – Sergej Antonov, nëpunës në përfaqësinë e kompanisë ajrore “Ballkan” në Romë, Todor Ajvazov, arkëtar i ambasadës bullgare në Romë dhe Zhelju Vasilev – sekretar i atasheut ushtarak në ambasadë.

Më 25 nëntor 1982 në praninë e fotografëve dhe reporterëve televizivë në Romë u arrestua Sergej Antonov. Dy bullgarët e tjerë atëherë kanë qenë në Bullgari. Lajmi për “pista bulgara” (gjurmën bullgare) në sulmin kundër Papës Gjon Pali të Dytë u përhap në tërë botën shumë shpejt.

Presidenti amerikan Ronald Reagan tashmë kishte shpallur “kryqëzatë” kundër “perandorisë të së keqes” – BRSS. Shkrimtarja dhe gazetare amerikane Claire Sterling kishte shkruar librin “Koha e vrasësve”, në të cilin kishte shprehur dyshimin se Bullgaria, satelitja më besnike e BRSS-së, e kishte përgatitur komplotin kundër papës Vojtila. Ndërkohë vetë Papa polak kishte thënë se po të kishte nevojë do të dilte në barrikadat krahas Leh Valensas në luftën e tij kundër regjimit komunist.

Pas katër vjetësh të hetimit paraprak dhe pas një procesi gjyqësor që provokoi interes të stërmadh publik, më 29 mars 1986 gjyqtari Severino Santiapiki shfajësoi Sergej Antonovin për shkak të mungesës së provave, derisa atentatori Ali Agxha mbeti në burg pa ndryshim të dënimit të tij. Më 1 prill 1986 Sergej Antonov u kthye në Bullgari me diagnozë atrofi cerebrale, të shkaktuar nga medikamentet psikotrope, të cilat në burg ia kishin dhënë atij kundër vullnetit. Sergej Antoniv jetonte në vetmi deri në vitin 2007, kur vdiqi në shtëpinë e tij.

Çfarë ndodhi me Ali Agxha? Me rast të vitit të 2000-të të lindjes së Krishtit, d.m.th. në fillim të shekullit të XXI-rë, Papa Gjon Pali i Dytë ia fali Agxhas të keqen e kryer nga ai . Falja ishte një shenjë për presidentin Carlo Campi dhe ai e liroi atentatorin. Më 13 qershor 2000 Ali Agxha u ekstradua në Turqi. Kështu për italianët tashmë nuk ishte me rëndësi që të përfundojnë hetimin dhe të zbulojnë të vërtetën.

Akordi finali i “gjurmës bullgare” ishte vizita zyrtare e Papës Gjon Pali II në Bullgari gjatë majit të vitit 2002 – vizita e parë e papës në historinë tonë 14 shekullore. “Kurrë nuk kam besuar në ashtuquajturën “gjurmë bullgare”, kjo ishte një padrejtësi e madhe kundër popullit bullgar”, tha Papa gjatë takimit të tij me presidentin Georgi Përvanov. Menjëherë lindi pyetja – në se e ka ditur, pse ai e tha këtë që në vizitën e tij në Bullgari. Pse ky gënjeshtër nuk u hodh poshtë nga magjistratët italianë, të cilët bile pas kthimit të Sergej Antonovit në Bullgari rifilluan dy herë hetimin për pjesëmarrjen bullgare në këtë sulm. Kush dhe pse organizoi sulmin kundër papës, kush dhe pse e nxiti Ali Agxha që të japë provat e rreme. Ndoshta kurrë nuk do të kuptojmë të vërtetën për “sulmin e shekullit”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD

Një shoqatë e re, një shpresë e re për njerëzit e rajonit të Gollobordës

Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça.    Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..

botuar më 24-10-21 3.10.MD

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD