Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për djathin bullgar të dhisë dhe për shijen autentike

БНР Новини

Familja Mutafçievi bëjnë që nga viti 2009 një djathë dhie autentik bullgar, jo crottin de chevre ose pikantina korsikane, por djathë të bardhë të shëllirës. Dhe jo se nuk mundin, sepse për një teknologe si zonja Mutavçieva sekrete nuk ka. Ideja është që çdo gjë të jetë maksimalisht e afërt me shijen bullgare, për shkak të së cilës janë anëtarë të lëvizjes botërore Slow Food. Vizita e themeluesit të tij Karllo Petrini në Sofje dhe një sërë pjesëmarrjesh të tjera të tyre në Slow Food ekspozitat evropiane (e fundit qe AFD Gast në Vjenë) forcuan interesin tonë për takim me ta.

Снимка
Familja prej viteve rrit racën e dhisë malore qimegjatë. Nga qumështi i saj i pastër ata prodhojnë djathin unikal të shëllirës. Përse e preferojnë këtë racë mësojmë nga pronari i tyre zoti Mutavçiev:“Dallimi është se dhia është me një rezistencë më të madhe – tek ne kushtet dimërore janë të vështira dhe ajo është mësuar. Kjo është një racë e vjetër, e cila nuk jep një sasi të madhe prej qumështi, por në ndryshim nga kjo – qumështi është me një cilësi të madhe.”

Снимка
Në këtë rast bëhet fjalë për diçka të jashtëzakonshme si shije. Shkalla e staxhionimit të djathit përcakton konsistencën e fortë dhe sasinë e kripës. A është kjo çështja e traditave familjare ose e dijeve të fituara teorike? “Si i vogël më qe shumë interesante gjyshi të më marrë me vete në mal – tregon z. Mutavçiev. – Atëherë e bënin djathin në disa vaska të posaçme prej druri. Ai nuk qe i staxhionuar, por për llogari të kësaj – shumë i shijshëm. Akoma që atëherë ëndërroja të bëj diçka më të madhe, e cila të mund të arrije deri tek më shumë njerëz.”

Снимка
Kur thuhet djathë dhie, në vetëdijen tonë dalin marka të njohura djathi nëpër botë, por ato nuk janë qëllim për familjen Mutavçievi. Nga njëra anë klima bullgare e bën prodhimin më të vështirë kurse nga ana tjetër, nuk duan të ndërhyjnë në një treg me tradita të vendosura dhe një konkurrencë të fortë. Dhe me qenë se çdo gjë është çështje shije, për familjen Mutavçievi është e rëndësishme, akoma si të vegjël fëmijët të mësohen drejt vlerësimit të dallimeve midis produkteve, me të cilat ushqehen:

“Mund dhe duhet të mësohen. Më në veçanti na gëzojnë fëmijët e vegjël, të cilët nganjëherë i befasojnë nënat e veta – gjoja fëmija nuk ha djathë, kurse ky djathë dhie i pëlqen shumë.”

Jo vetëm vogëlushët e detyrojnë familjen Mutavçievi të shikojnë në mënyrë optimiste pas përvojës së vet 3 vjeçare me një fermë të vogël. Sipas tyre gjithnjë e më shumë bullgarë dinë se si duhet të jetë shija e vërtetë e ushqimit të tyre. Një meritë jo të vogël ka dhe lëvizja Slow Food, ku ndajnë ide të përafërta me bashkëmendimtarë të tjerë në të gjithë Evropën. Chi va piano, va sano e va lontano-pohon një fjalë e urtë italiane, e marrë në armatim nga kolegët të cilët dinë të shijojnë ushqimin e vërtetë. Kurse për prioritetet shëndetësore të qumështit të dhisë përpara qumështeve të tjera është e mjaftueshme të përmendim përvetësimin e tij shumë më të shpejt nga organizmi njerëzor. “Prandaj thonë se, qumështi më i afërt me qumështin e nënës është qumështi i dhisë” – thotë në përfundim zoti Mutavçiev, kurse ne vetëm na vjen keq se teknologjitë digjitale dhe printerët 3D nuk na lejojnë tua ofrojmë, që të mund ta ktheni në meze pranë ndonjë produkt tjetër të fermentuar bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Vlladisllav Hristov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD
Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD