Të mëdhenj e të vegjël, me ngjyra të shumta dhe kostume pak të vjetërsuar, ata shikojnë me sy të përmbushur me shkëndija. Në Shtëpinë e Kukullave, ku banuesit gjallërohen kur bie errësira, ju mund të shikoni klounët – fëmijët e buzëqeshur të Ralica Filipovës, e cila me shumë pasion koleksionon kukulla me fytyra të pikturuara. Por nuk duhet të vonoheni, me qenë se ekspozita “Buzëqeshja e klounit” e hapur në Ditën e Cirkut, do të vazhdojë vetëm deri më 28 prill.
Si fëmijë ajo jeton fare afër cirkut dhe është e tërhequr nga bota, në të cilën e pamundura bëhet çudi, kurse ngjyrat spikasin dhe janë në një kontrast të madh me atmosferën e atëhershme. Por më tepër e mahnit klouni. Sot ajo mendon se ka ndier në mënyrë intuitive atë të cilën e pasqyron ai – mjeshtërinë të mund të drejtohesh pas çdo një vështirësie, të presësh me buzëqeshje kthesat e fatit dhe të gjesh forca të vazhdosh përpara. Ashtu siç bën klouni.
“Edhe kur është i rrëzuar në podiumin e jetës – thotë Ralica Filipova – ai mbase është i trishtuar dhe vetëm, sepse nuk e kuptojnë – si mundet të buzëqesh, kur e kanë dëbuar, kur i kanë vënë shkelmin nga mbrapa, kur e kanë dëshpëruar? Me të vërtetë atëherë ai është vetëm, por nga brenda, në thellësi është i qeshur. Kukullat e mia po kështu gjithmonë janë të qeshura – me përjashtim të dy drejtorëve. Unë prandaj dhe e bëra ekspozitën, sepse buzëqeshim gjithnjë e më pak. Kurse buzëqeshja transmetohet nga njeriu në njeri dhe në qoftë se mund t’i infektoj njerëzit me buzëqeshje, ata po kështu do ta transmetojnë dhe dita e nesërme do të jetë më e gëzuar.”
Klounin e parë e takon në Pragë – ai e tërheq me ngjyrat e veta të theksuara dhe me fytyrën e qeshur. Tanimë çerek shekulli e ndjek nga një shtëpi në tjetrën dhe nuk bëhet xheloz nga kompania e cila shtohet vazhdimisht. Në fakt pasioni koleksionues i Ralica Filipovës ndizet përpara katër vjetëve, kur bashkëshorti i saj – operatori televiziv Oleg Ivanov, i dhuron një kloun me hundë blu. Që atëherë tërheqja është e përbashkët. Disa klounë e presin në ndonjë valixhe të vjetërsuar, kurse të tjerë i gjen me një nuhatje të pagabuar nga grumbulli i lojërave. Kurse të tretë lusin thjesht t’i adaptojë.
“Secili vjen me historinë e vet – tregon Ralica Filipova. – Për shembull një nga më të fundit – me ngjyrat jeshile dhe bojëportokalli, ai është shumë i vjetër. Një ditë, kjo qe përpara rreth një muaji, qesh pak pa humor. Dhe hyj në dhomën time në “Redaksinë e Fëmijëve” të Televizionit Kombëtar Bullgar, kurse ai është i ulur në një karrige me një këmbë të grisur. E patën vënë përball byrosë sime! Nuk mund t’u përshkruaj se çfarë gëzimi qe – thjesht dita u transformua. Menjëherë e shpura tek miqtë e mi mjeshtër të kukullave nga atelieja e Akademisë Kombëtare për Art Teatral dhe Filmor. Ai kishte nevojë prej një restaurimi mjaft të madh. Dhe ja ku është këtu.”
Kukulla me një këmbë jeshile dhe një bojë portokalli dhe këpucë pak të zgjatura përpara shikon nga lartë – me qenë se është një kloun i cili varet. Ai është i kthyer me shpinë, pa dashur të dijë për vizituesit. Ai i dashuruari buzëqesh me të madhe sepse i do njerëzit, jetën dhe çdo gjë tjetër. Më tekanjoz del një zotni me pantallona blu, me një kollare të kuqe dhe kasketë vija-vija – ai tundet në një shkallë në formë spirale, vërtitet andej nga do dhe i është shumë vështirë të qëndroi i qetë. Përpara tij në një nga shkallët janë të vënë dirigjentët –me fytyra serioze dhe flokë të shkarravitur. Ndërkohë bebet flenë qetë në një valixhe.
Çfarëdo që të bëjë, jeta e Ralica Filipovës vërtitet gjithmonë rreth fëmijëve – ajo është autore e përrallave, pijesave, transmetimeve në radio dhe në televizion dhe... 210 klounë. Në transmetimin “Milion e dy buzëqeshje” në Televizionin Kombëtar Bullgar mendon të ashtuquajturën gjimnastikë të klounëve dhe i vjen keq se Stivën King ka frikësuar jo një dhe dy vogëlush me klounin e trilluar To. Por, pikërisht klouni është ai i cili shkon tek fëmijët e sëmurë. Të jesh kloun është një prirje, mënyrë e të menduarit, thotë akoma Ralica Filipova dhe jep si shembull Kokon – aktorin Nikollaj Nikollaev. Prej disa vjetëve ai shëron përmes terapisë së haresë fëmijët e vegjël në spitalin “Pirogov” dhe kohët e fundit i përlot të moshuarit me historitë ne librin e tij të fundit “Unë klouni”. Por, do të zhvillohet pjesa më e mjerë – Kokoja së shpejti do të ndahet me fëmijët e sëmurë për shkak të fjalëve pa shpirt si “marrëveshje”, “përfundues” e të tjera.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..