Ndaj dramave në sektorin e shëndetësisë, energjetikës, arsimit dhe në akoma shumë sektorë të tjerë tani u shtuan dhe skandale të papara, të cilat lëkundin me një forcë 6-7 në bazë të Rihterit të gjitha elementet mbajtëse të sistemit kombëtar të transportit. Si transporti automobilistik, ashtu edhe ai ajror dhe hekurudhor, si edhe transporti urban i qytetit janë të tronditur prej skandaleve të papara të korrupsionit si dhe skandale financiare. Thjesht të çuditet njeriu sesi i durojnë akoma nervat ministrit të transportit Ivajllo Moskovski dhe kryeministrit Bojko Borisov.
Në fakt çdo gjë nisi që nga viti i kaluar, por stuhia filloi të paraqitet në horizont akoma gjatë muajve të parë të vitit 2016. Pa asnjëfarë sqarimesh të veçanta dhe argumente, të cilat t’i bindin shoferët, çmimet e vinjetave për lëvizje nëpër rrjetin rrugor kombëtar dhe bashkiak ishin ngritur me 48% dhe ajo vjetore arriti pothuajse vlerën e një pensioni social ose afro 50 euro. Kurse rrjeti rrugor afro 20 000 kilometrash në vend është në një gjendje të mjerë, ku në shumë vende bile është e pamundur të kalohet pa rrezik për jetën ose për veturën. Pavarësisht nga shtimi prej pothuajse 50%, bile sikur dhe një përmirësim edhe më të vogël të premtuar nga autoritetet gjatë këtij viti nuk ka. Atëherë përse e ngritën kaq shumë çmimin, pyesin shoferët e revoltuar të cilët nuk kuptojnë. Jo pak prej tyre preferuan të mos të blejnë vinjeta dhe të ngasin makinën kështu derisa t’i kap policia rrugore. Shoqëria e cila është bërë shumë e ndjeshme ndaj respektimit të rregullave për lëvizjen dhe luftën nëpër rrugët ishte e tronditur prej zbulimit sesi në fakt administrata shtetërore e transportit i ka mbyllur sytë kundrejt pagimit përkatës përpara provimeve të marra në mënyrë të padrejtë për patentën e shoferit. Me këtë oreks dhe ryshfetmarrje nëpër rrugë në fakt lëshohen vrasës potencial, u zemëruan shumë organizata joqeveritare dhe qytetarë. Autoritetet filluan gjoja një kontroll në detaje të mbi 200 protokolleve nga provimet për libreza patente me qëllim të saktësojnë se cilat janë të falsifikuara dhe cilat jo dhe përkatësisht të marrin certifikatat e patentave të dhëna në mënyrë të paligjshme. Deri ku dhe çfarë rezultatesh ka arritur kontrolli, nuk dihet, por policia po vazhdon pothuajse çdo ditë të kapë gjatë kontrollimeve shoferë pa leje, të cilët shkelin rregullat, të cilat akoma nuk i kanë mësuar.
Diçka e ngjashme doli në dukje dhe me aviacionin civil. Doli se, disa kompani private të avionëve dhe pilotë (bile të avionëve qeveritar) nuk kanë pasur kualifikimin e domosdoshëm dhe dokumente, të cilat ta dëshmojnë. Dhe jo vetëm kaq, por dhe vet këta inspektorë nga administrata shtetërore, të cilët është dashur të kontrollojnë dokumentet e kompanive dhe pilotët, po kështu nuk u janë përgjigjur kërkesave formale ligjore për kompetencë dhe kualifikim. Shpejt e shpejt e shkarkuan nga puna dhe shefin e kësaj administrate ajrore.
E njëjta gjë ngjan dhe me zëvendës kryetarin e bashkisë të qytetit të Sofjes mbi transportin dhe shef të transportit të qytetit pasi qenë të akuzuar në televizion në korrupsion, kurse përpara kësaj shkaktuan zemëratën e madhe të qytetit më të madh në Bullgari, në të cilin jeton 1/3 nga popullsia e vendit, me vendimin tronditës për shtimin me 60% të çmimit të biletës për të gjitha llojet e transportit qytetar. Deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi skandaloz mbetet 1 muaj dhe shumica shpresojnë se, kjo do të rishikohet. Në këtë u përfshi dhe deputetja nga partia drejtuese, e cila doli se po kështu është e përzier familjarisht në marrëveshjen e korrupsionit.
Akoma më të forta bëhen shpresat për revizion në sfondin e praktikës së pasur në këtë drejtim dhe kjo në një nivel më të lartë. Transportuesit ndërkombëtarë bullgarë të cilët pasuan humbje të mëdha nga bllokimi dymujor dimëror i kufirit nga fermerët protestues grekë vendosën t’ua kthejnë “grekëve të pafytyrë” duke e bllokuar kufirin për festat e ardhshme të Pashkës dhe të ndalojnë në këtë mënyrë fluksin e turistëve bullgarë dhe grekë në të dyja anët. Kjo e tmerroi biznesin turistik dhe nën presionin e tij personalisht kryeministri Bojko Borsov i bindi transportuesit të mos e mbyllin kufirin në periudhën e festave, kur priten qindra mijë turistë. Mbetën transporti me autobusë, të frikësuar nga aplikimi i ardhshëm i TOLL-sistemit, të cilin ata e konsiderojnë se do të jetë vdekjeprurës nga pikëpamja e çmimeve dhe të shpenzimeve. Me një procesion prej mbi 100 autobusëve nëpër bulevardet qendrore të Sofjes ata protestuan dhe dhanë të kuptohet se ky është vetëm fillimi, në qoftë se nuk merren masa.
Ndaj të gjitha fatkeqësive të transportit bullgar duhet të shtohet dhe kriza permanente në hekurudha. Ajo u bë kaq triviale, saqë tanimë asnjë nuk u kushton më vëmendje njoftimeve pothuajse të përditshme në mediat për ndonjë lokomotivë diku të ndezur ose të dalë nga shinat. Shyqyr që gjatë çdo një incidenti nuk ka dhe përherë viktima njerëzore.
I gjithë ky rrëmujë, në të cilin u përfshi i gjithë sektori bullgar i transportit është një ilustrim të gjërave dhe problemeve të shumta. Një prej tyre bën një përshtypje të veçantë – duket, se nuk ka asnjë sektor publik në vendin ku korrupsioni të mos të mbretërojë. Përpjesëtimet e kësaj dukurie kriminale duket se e frikësuan edhe shefin e partisë drejtuese GERB dhe kryeministër të vendit Bojko Borisov, i cili vetëm përpara disa ditëve në konferencën e fundit kombëtare të formacionit të vet politik, kërcënoi në mënyrë vendimtare çdo një anëtar partie me dënime dhe masa drastike në rast të korrupsionit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..