Në parashikimin e tij pranveror për zhvillimin ekonomik të Bullgarisë gjatë vitit 2016 Komisioni Evropian përcakton një rritje të ekonomisë bullgare deri në 2 për qind. Mirëpo, kjo është tepër e pamjaftueshme për një vend si Bullgaria e cila synon të arrijë nivelin mesatar të BE-së, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Bojan Durankev dhe shtoi:
“Sipas teorisë klasike ekonomike, e cila është në fuqi edhe më sot, një rritje caktohet si e dobët kur është nga 1 deri në 3 për qind. Kur dinamika lëvizet nga 3 deri në 6 për qind shtimi është i mesëm, ndërsa kur është mbi 6 për qind konsiderohet për të lartë. Kështu që sipas definicionit Bullgaria hyn në grupin e vendeve me rritje të dobët ekonomike. Krahas kësaj, me rritjen nga 2 për qind për Bullgarinë dhe me 3.1 për qind mesatarisht për botë, vendi ynë radhitet ndër shtetet me rritje të pamjaftueshme ekonomike edhe në përmasë botërore. Me këtë rritje ekonomike dhe me këtë produkt të brendshëm bruto, vendi ynë që prej kohe doli nga grupi A i vendeve të zhvilluara ekonomike dhe tani po afron fundin e grupit B. Duke marrë parasysh që niveli mesatar i produktit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë në Bullgari është larg nivelit mesatar të produktit të brendshëm bruto në BE-në, Bullgaria duhet të ketë një rritje nga 6 – 7 për qind për vit, që të arrijë nivelin mesatar të zhvillimit të vendeve evropiane.”
Sipas profesorit Durankev, shumë shtete anëtare të BE-së zhvillohen me ritme më të shpejta se sa Bullgaria. Gjatë vitit 2015 Irlanda shënoi një rritje nga 4.9 për qind, Rumania fqinje – nga 4.2 për qind, Malta – më se 4 për qind. Polonia, Suedia, Lituania dhe Letonia evidentojnë një rritje i përafërt Bullgarisë – afro 3 për qind. Edhe në Spanjë e cila është në krizë rritja është 2.6 për qind. Vetëm Greqia ka rritje negative nga 0.3 për qind, thekson profesori Bojan Durankev dhe saktëson:
“Mirëpo, për nga produkti i brendshëm bruto Greqia radhitet para Bullgarisë. Një rritje ekonomike nga 2 për qind për Bullgarinë do të thotë një anemi dhe shumë rreziqe në të ardhmen. Jam i mendimit se Brukseli nëpërmjet Planit Junker nuk është në gjendje t’u sigurojë avancim anëtarëve më të varfër siç Bullgaria.”
Profesori Durankev mendon se padrejtësia në vend është e dukshme, sepse kuota e Bullgarisë për BE-në paguhet nga tatimet e të gjitha shtetasve, ndërsa pas kësaj rryma e kapitaleve evropiane i drejtohet vetëm 0.5 deri në 1 për qind të popullsisë.
“Pabarazia në Bullgari do të rritet dhe rreziqet në të ardhmen do të shtohen si rezultat i kësaj dinamike. Krahas Planit Junker BE-ja duhet të miratojë një plan suplementar për zhvillim të përshpejtuar të të gjitha vendeve anëtare me rritje ekonomike nën 1/3 të rritjes mesatare të BE-së. Bullgaria duhet të ndryshojë modelin e shitjes së pronës shtetërore. Shteti duhet të nisë një rrugë krejt të ndryshme të zhvillimit ekonomik, duke iu mbështetur investimeve në bazën e vet. Gjatë 20 viteve të fundit shteti iu shpresonte më tepër investimeve të huaja”, thekson ekonomisti.
Sipas profesorit Durankev investime të drejtpërdrejta në Bullgari mund të sigurohen me heqjen e tatimit të sheshtë dhe me krijimin e kushteve të tilla, që çdo njeri të disponojë një shumë, edhe të vogël, për investim. Krahas kësaj familjet të cilat janë me të ardhura nën 250 euro për anëtarë të çlirohen nga tatime. Në të njëjtën kohë mund të rriten tatimet mbi luksin, trashëgiminë, rentën. Një mundësi të tretë për rritje është tatimi i diferencuar jo vetëm të personave fizike, por edhe të kompanive. Krahas kësaj BE-ja duhet të vendosë rrogë të përbashkët minimale të punës dhe të ardhura të përbashkëta minimale bazë të cilët të garantojnë kënaqjen e nevojave kryesore të popullsisë, është i bindur profesori.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..