Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lule në mesnatë të piktores Lidija Kireva

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Pikturimi është një magji. Kur bie në të, harron për kohën dhe realitetin”, thotë piktorja Lidija Kireva, e njohur akoma me mënyrën e vet jo tradicionale të pikturimit me gishta. Lidija jeton në fshatin e rrethit të Plovdivit Callapica dhe zakonisht pikturon gjatë natës. Ditët e saj janë të përmbushura me kujdese për fëmijët dhe me punë, e cila i siguron bukën e gojës. Pikturat janë pjesa romantike nga jeta dhe përmes tyre shpëton nga ditët e zakonshme dhe ritmin e përshpejtuar të së përditshmes. “Mund të pikturoj gjatë gjithë natës derisa të lind dielli, pa ndier sesi ka kaluar koha. Kjo është një magji, dhe kur zhytem në të, çdo gjë tjetër humbet formë dhe rëndësi” – thotë piktorja diletante.

Dëshira për pikturim lindi akoma në fëmijëri, por në bazë të rekomandimit të prindërve të vet refuzon të mësojë në një shkollë të specializuar. Vite të tëra ka mbetur larg nga arti, por ka ardhur momenti kur natyra e saj krijuese ka mbizotëruar mbi jetën e zakonshme të një gruaje në familje. Atëherë Lidija e le mënjanë gjumin dhe fillon të pikturojë shikimet e saj me ngjyra.

Снимка“Prej shumë kohe kisha blerë bojëra temper, të cilat prisnin të vijë momenti që të përdoren. Kjo nuk rastisi 3-4 vjet. Përpara pak më shumë se një viti e ndjeva se, pikturat duhet të dalin nga vetëdija ime dhe të hidhen mbi stofin e bardhë. Atëherë fillova të pikturojë mbi karton duke e vendosur bojën me gishtat e duarve. Furçat për të pikturuar fare nuk më tërheqin. Çdo gjë më qe e re dhe e panjohur. U interesova nëse dhe piktorë të tjerë përdorin një teknikë të ngjashme të pikturimit. U lidha me Stefka Ballxhievën, e cila është një nga piktoret e para tek ne, e cila ka hequr dorë nga furça për të pikturuar. U njoha dhe me nxënësit e saj. Një prej tyre është Mirella Asanova, e cila më ndihmojë në provat e para të pikturojë. Shumë nga teknikat i pata zbuluar vet dhe tanimë pata pikturuar piktura të shumta, e drejtuar nga ndjenja time për të bukurën. Pikturoja vazhdimisht, çdo natë, pasi që të gjithë në shtëpi tanimë kishin fjetur.”

СнимкаPër një periudhë të shkurtër kohe Lidija Kireva fitoi vëmendjen e publikut. Piktura të saj janë të blera prej vlerësuesve në Angli, Gjermani. Pikturat jo tradicionale rrallë bien në galeritë artistike, por prandaj kanë shumë adhurues përmes sajtit në internet.

Снимка“Pikturat pëlqehen. Ato sikur japin energji. Unë vet filloj të pikturojë pa i vënë vetes qëllim dhe pa ndonjë mendim paraprak. I vendos bojërat, pas kësaj vendos se që ku të filloj dhe si të vazhdoj me pikturimin. Menjëherë pasi të vendos se që ku të filloj, piktura pas kësaj vet më del përpara syve. Kurdo që të ulem të pikturoj nuk kam nevojë prej një përgatitje paraprake, çdo gjë bëhet me lehtësi dhe si një lojë fëmijësh. Më shpesh pikturoj lule, të ndryshme për nga forma, por gjithmonë me shumë ngjyra dhe gjendje shpirtërore. E dua shumë natyrën ajo është kudo përreth. Pikturat me lule të cilat i kam pikturuar, sikurse pasqyrojnë botën time të brendshme, ato flasin në emër tim. Dua që pikturat e mia t’u sjellin njerëzve gëzim, ngrohtësi dhe kënaqësi. Shpresoj se përmes tyre t’u transmetoj spektatorëve mesazhin se, si njerëz ne kemi një nevojë të madhe nga mirësia e të tjerëve. Ajo është forca e cila na përmbush me një energji pozitive dhe na jep optimizëm dhe besim. Suksesi im është për këtë se kur njeriu kërkon diçka, gjithmonë mund të gjejë mënyrë që të mund ta arrijë. Është me një rëndësi të madhe që të jesh këmbëngulës në këtë që bën dhe të mos humbas besim në vetvete. Pasi ngrihem dhe shikoj krijimin e përfunduar, nuk mund të përshkruaj me fjalë kënaqësinë nga rezultati përfundimtar. Pikturimi është çudia më e madhe, e cila ka rastisur në jetën time. I jam shumë mirënjohëse familjes sime sepse më përkrah, i pëlqen gjërat të cilat i bëj dhe më stimulon të vazhdoj përpara me pikturimin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD