Investimet e huaja në Bullgari shënojnë rritje prej 22.5 për qind gjatë vitit 2015. Në saje të klimës së mirë ekonomike arritëm të tërheqim investitorë interesantë në Bullgari, deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev.
“Tani për tani Agjencia Bullgare e Investimeve është duke punuar mbi 21 projekte për certifikim me vlerë të përgjithshme mbi 244 mln euro – shtoi z. Janev. – Sipas kësaj baze ne parashikojmë hapjen e 7200 vendeve të reja të punës. Që nga fillimi i vitit 2016 deri tani janë certifikuar 4 projekte me vlerë të përgjithshme mbi 32 mln euro dhe parashikohet hapja e 700 vendeve të reja të punës. Duhet të marrim parasysh faktin se megjithë situatën e pasigurt në plan global vendi ynë mbetet një ishull i stabilitetit politik dhe ekonomik. Përveç kësaj Bullgaria ofron tatime të ulëta dhe krah të lirë pune dhe prandaj tërheqim gjithnjë e më shumë investitorë. Në të njëjtën kohë, ne u kushtojmë vëmendje atyre, të cilët tashmë janë vendosur në vend, kështu qe ata të vazhdojnë të jenë të kënaqur.”
Sipas Stamen Janevit një pjesë e madhe e kapitalit të huaj u drejtohet sektorëve të prodhimit, të cilët kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë. Para pak kohe firma Teklas, e cila prodhon detaje për koncernet më të mëdha botërore, e zgjeroi prodhimin e vet në Kërxhali. Lidhur me këtë investim akoma 6 kompani më të vogla u vendosën në Bullgari. Ndërkaq, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë mundësi të bëhen furnizues kryesore dhe nënkontraktuese të kompanive të tilla të mëdha, thotë udhëheqësi i Agjencisë Bullgare të Investimeve.
Një projekt tjetër interesant dhe perspektiv me kapital të huaj është Plani Hajts, i cili pritet të startojë gjatë muajve në vijim, pasi një investitor izraelit merr nga shteti certifikatë për projekt me prioritet. Parashikohet ndërtimi i një vendbanimi prej 3000 shtëpish jo larg kryeqytetit të Sofjes. Vlera e parashikuar e investimit është nga 500 deri në 600 mln euro. Interesantja sa i përket këtij projekti është se investitori jo vetëm u jep mundësi njerëzve për të blerë një pronësi të gatshme, por edhe të ndërtojnë një shtëpi të vet pasi blejnë tokë dhe financojnë një pjesë të infrastrukturës.
Sipas Stamen Janevit Bullgaria bëhet gjithnjë e më atraktive sa i përket degës së prodhimit të pjesëve të ndërrimit për gjigantët automobilistikë. Përveç kësaj po rriten edhe investimet në sferën e teknologjive informative dhe të telekomunikacioneve. Sektori i bioteknologjive gjithashtu krijon mundësi për tërheqjen e kapitalit të huaj.
Megjithë rritjen e forcuar të investimeve gjatë vitit të fundit kompanitë e huaja vazhdojnë të ndeshen me shumë probleme dhe sfida në vend. Sipas Stamen Janevit një pjesë e problemeve me të cilët ndeshen investitorët janë lidhur me marrjen e lejeve të ndryshme dhe të aksesit tek infrastruktura. Gjatë muajit gusht të vitit 2015 qeveria formuloi 10 tema problematike, të cilat përbëjnë pengesë para investitorëve. Grupet, të cilat punonin mbi fushat e veçanta, kanë formuluar masa të ndryshme, të cilat ta përmirësojnë krejtësisht mjedisin ekonomik, t’i shpejtojnë procedurat administrative dhe ta ulin burokracinë. Pritet që së shpejti kabineti të miratojë të ashtuquajturin action plan në fushat e ndryshme, kështu qe pas përballimit të problemeve Bullgaria të arrijë rezultatet e dëshiruara në sferën e investimeve.
“Sa i përket reformës gjyqësore përshtypjet e mia nga bisedimet e fundit me investitorët e huaj janë se procedurat e gjata lidhur me grumbullimin e huave i demotivojnë firmat e huaja – deklaroi Janev. – Deri në momentin e tanishëm një pjesë e madhe e investitorëve, me qëllim shpejtimin e procedurave, ose parandalimin e vendimeve subjektive të gjykatës marrin pjesë me përfaqësues diplomatik të shtetit të tyre në mbledhjet gjyqësore, gjë që unë në asnjë mënyrë nuk e përshëndes, sepse kjo nuk e zgjidh problemin lidhur me reformën gjyqësore. Ajo duhet të jetë në drejtim të shpejtimit të procedurave gjyqësore dhe të shmangies së qëndrimit subjektiv ndaj kompanive të huaja, që marrin pjesë në procedurat gjyqësore.”
Para pak kohe ideja për bashkimin e Agjencisë Bullgare të Investimeve dhe të Agjencisë Ekzekutive për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme u bë përsëri aktuale. Qëllimi është jo vetëm të bashkohen dy agjencitë, por edhe të kërkohet mundësi që një strukturë e tillë e re të realizojë lidhjen midis biznesit, shkencës dhe institucioneve, tha në përfundim Stamen Janev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..