Sot 3 qershor 2016 është koncerti i grupit Sentimental Swingers në Sofje Life Club, në të cilin këngëtaret prezantojnë zyrtarisht videon e re për këngën “Unë nuk bëj kështu”. Muzika dhe teksti janë shkruar posaçërisht për to nga trombetari dhe kompozitori Mihaill Josifov. Interpretimi është përfshirë në albumin e tyre të parë – “Cradle of Love”. Sot vajzat festojnë gjithashtu ditëlindjen e grupit të tyre.
Fillimi i projektit është në vitin 2010. Atëherë Andronija Popova, Desisllava Andonova dhe Vera Shandell, bashkë me muzikantët e sekstetit të Mihaill Josifovit ringjallën vitet e arta të swing-ut, na kujtuan bukurinë e xhazit dhe i dhanë një jetë të re këngës së qytetit. Stili i tyre është specifik dhe nuk mund të gabohet. Ai garanton zbavitje të madhe, koncertet e Sentimentall Swingers-it janë një përzierje prej emocioneve dhe ritmeve prekëse, të përshtatshme për çdo një shije.
Videoja e këngës së Desit, Verës dhe Ronit është xhiruar nga Katerina Tamburkovska, operatori është Ivan Kunçev. Regjisorja e re e infektuar me virusin e swing-ut e krijoj spotin vetëm disa muaj pas daljes së albumit“Cradle of Love”, bashkë me Ivan Kunçev dhe kjo është puna e tyre e diplomës në Akademinë Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik.
Në video marrin pjesë gjithashtu vajzat dhe djemtë e shkollës për swing Lindy Hop Bulgaria.
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..