Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Netët e korrikut me „A to JazZ“

БНР Новини
Foto: Arkiv

Festivali ndërkombëtar „A to JazZ“ për vitin e gjashtë me radhë e bën Sofjen një nga kryeqytetet botërore të xhazit. Ai zhvillohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe është pjesë e kalendarit të ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Është themeluar në vitin 2011 dhe tashmë është ndër forumet më të mëdha të xhazit në shtet. Në skenën e tij kanë interpretuar muzikantë si Roy Hargrove, Kenny Garrett, Michel Camilo, Jose James, kështu edhe emrat më të dalluar të muzikës xhaz bullgare.

Sivjet datat janë 1, 2 dhe 3 korrik – tri mbrëmje në ambient të hapur në Parkun Jugor të Sofjes me më të mirën nga skena botërore. Në program janë përfshirë Dianne Reeves– një nga xhaz këngëtaret më të njohura, saksofonisti  Branford Marsalis dhe kuarteti i tij, me pjesëmarrjen e posaçme të Kurt Elling.




Më 1 korrik festivali do të hapet me një pjesëmarrje bullgare shumë të fortë – The Smugglers Collective Swing DJ Set. Pas tyre janë IMAGINE, THE GOLDEN PROJECT, formacioni fancez dhe polak Avenue. Në orën 21 do të interpretojë Nik West – baskitaristja  virtuoze të muzikës funck, e cila është mbajtëse e 4 çmimeve “Grami”, adhurues i së cilës është Prince. Ajo ka punuar me artistë si  Dave Stewart nga Eurithmics dhe John Mayer.




Dita e dytë e festivalit do të jetë plotë me muzikën e saksofonistit Derek Brown - BEATBox SaX, muzikantët bullgarë nga CLASSIC IN THE JAZZ dhe FUNKALLERO. Mund të dëgjojmë edhe mbajtësja e shumë çmimeve Grami Dianne Reeves, e cila do të prezantojë albumin e saj më të ri“Beautifulllife”. Me këtë album në vitin 2015 ajo fitoi çmimin  e saj të radhës “Grami”.

Në mbrëmjen e së dielës do të tingëllojnë interpretimet e artistëve Petja Dankova Live Band, AKAGA, Jazztory: The Music of Thad Jones & Mel Lewis dhe Branford Marsalis Kuartet.




Është parashikuar gjithashtu një program të përpunuar posaçërisht për edicionin e sivjetshëm të festivalit „A to JazZ KIDS“, Ai është për adhuruesit më të vogël të muzikës. Gjatë ditëve festive në park pranë skenës së festivalit fëmijët do të mund të dëgjojnë, të luajnë lojëra muzikore, të prekin veglat muzikore dhe bile të interpretojnë xhaz bashkë me muzikantët profesionistë, të cilët do të prezantojnë muzikën në një mënyrë zbavitëse dhe interesante. Programi festiv parashikon gjithashtu një “jam session” në Stuio 5 në pallatin Kombëtar të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD