Gazetari, studiues dhe historian Georgi Kullov paraqiti librin e tij më të ri “Njerëzit e së vërtetës”. Në Qendrën Mediatike të Radios Kombëtare Bullgare, autori prezantoi bashkësinë e alianëve në Bullgari dhe më konkretisht në malin Rodopa. Libri vjen të na sugjerojë se dimë pak për historinë, kulturën dhe traditat e këtij etnosi.
Alianë, alevitë dhe kazëllbashë – me ato emërtime caktohet një gjë e njëjtë – bashkësi, për të cilën në vazhdim të shekujve nuk dihej pothuajse asgjë. Ajo mbeti në hijen e jetës shoqërore të vendit dhe kështu arriti të ruajë zakonet dhe traditat. Alevitët respektojnë Ali ibn Abu Talib dhe familjen e tij, i janë të afërt shijitët, ndërsa besimet e tyre dallohen rrënjësisht nga ata të sunitëve. Ata nuk frekuentojnë xhami dhe medrese, respektojnë varrezat e shenjtorëve alevitë – tjurbeta, konsiderojnë gratë të baras me burrat dhe u lejojnë atyre të përfshihen në ritet. Parimet, të cilën janë në thelbin e jetës së tyre janë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve, tolerancë ndaj të tjerëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike. Me rëndësi është edhe respekti i tyre ndaj punës. Në tubimet e tyre të quajtura maeta, bashkësia fton në trapezën e bekuar njerëz nga etnose dhe fe të ndryshme. Thjeshtësia dhe varfëria konsiderohen si përparësi, ndërsa prirja ndaj pushtetit, alkoolit, seksit nuk ekzistojnë. Barazia dhe liria janë në thelbin e besimeve të tyre. Georgi Kullov e quan alevitët “njerëz të së vërtetës”, sepse ashtu ata e caktojnë veten. Autori zbulon rrënjët e tyre historike, traditat kulturore, tregon për jetën e degës alevite të islamit në Bullgari, e cila praktikon soft islamin nga tipi ballkanik.
Më shumë hollësi për alevitët sjell vet autori Georgi Kullov:
“Problemi me etnoset në Rodopet Lindore gjithnjë është aktual, si dhe problemi për marrëdhëniet midis tyre dhe ndaj bullgarëve në tërësi. Që prej kohe më bënë përshtypje toleranca në vet bashkësinë. Interesi im u provokua nga fakti si bullgarë muhamedanë predikojnë alevizmin në islam, rrymë kjo e cila gjatë shumicës së shekujve të zhvillimit ishte kundërshtare të pushtetit perandorak osman. Prandaj vendosa të bëj studimet e mia. Në fakt më ndihmuan shumë miq. Për fat të keq njeri prej tyre u nda nga jeta. Ky është Sadulla Hajrulla, pa të cilin ky libër nuk do të ishte i mundshëm. Alevizmi është një rrymë e islamit shijit. Aktualisht kjo temë është aktuale për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, më tepër atij në Siri, ku Bashar Asad është përfaqësues i njërit prej rrymave alevite të islamit, pra ky është një alevizmi më i hershëm, se sa ai që ekziston në trojet tona. Për fat të keq ka vende të veçanta, në të cilët shfaqet një qëndrim negativ ndaj kësaj rryme dhe këtyre njerëzve. Jam i mendimit se në shoqërinë bullgare duhet t’u kushtohet një vëmendje më të madhe alianëve. Ata janë objekt i studimeve shkencore. Prandaj krijova një libër për një rreth më të gjerë lexuesish. Dëshira ime është që më shumë njerëz të zbulojnë kësaj bashkësia në Bullgari, dhe më saktë në Rodopet Lindore. Vetëm atëherë ata do të zbulojnë si ata njerëz nëpërmjet dashurisë ndaj Hyjnisë, arrijnë te dashuria ndaj njerëzve dhe të afërmve.”
Në situatën e tanishme të qëndrimit negativ ndaj islamit, për arsye të atentateve terroriste dhe fluksit të emigrantëve drejt Evropës, libri “Njerëzit e së Vërtetës” në mënyrë të argumentuar dhe objektive, identifikon dallimet, të cilët nuk lejojnë që alevitët bullgarë të vihen nën një shenje me ideologjinë radikale. Një problem tjetër interesant, që trajtohet në këtë libër ka të bëjë me faktin se dy bashkësitë fetare të sunitëve dhe të alianitëve, të cilët kanë konflikte midis njeri tjetrit në shtete të tjera, në Rodopet arrijnë të jetojnë në karmoni. Krahas kësaj libri iu përgjigjet pyetjeve pse të krishterë dhe myslimanë festojnë së bashku, çfarë është soft islami nga tipi ballkanik e të tjerë.
Georgi Kullov pranon, se realizimi i librit nuk do të ishte i mundshëm pa kontributin aktiv të plakut të ndjerë Sadulla Hajrulla – baba, të cilin autori e quan “Njeriu i patundshëm i së Vërtetës” dhe të cilit i kushton studimet e tij. Ndryshe nga studimet e tjera të alianëve në Bullgari, libri është për një auditor më të gjerë. Ai nuk është i specializuar.
Në prezantimin e librit asistuan ambasadorë të disa shteteve, përfaqësues të bashkësisë së alevitëve në Bullgari dhe të vendeve të tjera ballkanike, përfaqësues popullorë, studiues, akademikë, aktivistë shoqëror, gazetarë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë..