Udhëheqje autoritare, shpërblim i ulët, çrregullime në organizimin e punës – këto janë vetëm pjesë e problemeve për të cilat ankohen shumë njerëz në Bullgari. Çështjet më të ngutshme shtrohen në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësin e sindikatave. Fjala e liderëve të sindikatave gëzon autoritet dhe besim në shoqëri. Dialogu i tyre me punëdhënësit dhe qeverinë zakonisht është i tensionuar dhe drejton vëmendjen tek çështjet kryesore të cilat preokupojnë njerëzit punëtorë në vend.
Sipas liderëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari suksesi vjen, kur arrijnë t’i bindin qeveritarët në nevojën e ndryshimeve ligjore në Kodin e Punës dhe në bazën ekzistuese normative. Zakonisht hapin e parë e bën shteti, kur vendos a do të jetë në gjendje vetë të zgjidhë ndonjë çështje ose do të ngarkojë me të partnerët socialë – sindikatat dhe punëdhënësit. Konfederata e Sindikatave, duke iu referuar të dhënave të statistikës, para pak kohe përgjithësoi problemet më të ngutshme në vend. Ato në shkallë më të madhe prekin shtetin, i cili është punëdhënësi i rreth 500 mijë njerëzve në moshë të aftë për punë me arsim të lartë. Por të ardhurat e tyre mezi tejkalojnë pagën minimale të punës në vend. Më të prekurit janë sektorët si kulturë, arsim dhe sfera shpirtërore, ku paga mesatare mujore është rreth 250-300 euro.
“Barra më e madhe do të bjerë mbi buxhetin, sepse prej tij duhet të gjenden parat për shpërblimin e denjë të këtyre njerëzve” – thotë Pllamen Dimitrov, Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Ai tha, se Konfederata e vë në fokus mbrojtjen sociale të njerëzve të rinj dhe të arsimuar në Bullgari.
“90% prej vendeve të reja të punës që do të hapen në tregun e punë gjatë 2018, do të jenë për njerëz me arsim të lartë. Kur je me arsim, duhet të të paguajnë në mënyrë adekuate, ky është shkaku që ne të propozojmë pagë minimale të punës për njerëzit me arsim të lartë në Bullgari, pagë e cila të jetë e ndryshme nga ajo për njerëzit me arsim më të ulët. Tani kemi si detyrë të adresojmë masat konkrete. Ne përpiqemi të gjejmë formulën si të mbajmë njerëzit e rinj dhe të arsimuar në Bullgari dhe t’i stimulojmë të punojnë këtu. Tani Konfederata jonë është gati të diskutojë çështjen për nivelet më të lartë të pagës për njerëzit me arsim të lartë të cilët punojnë sipas specialitetit të tyre. Njeriu i ri duhet të dijë, se kur diplomohet dhe fillon punë, nuk do të marrë nën 350 euro. Dhe se do të ketë stimuj për të vazhduar arsimin, për të rritur kualifikimin dhe përkatësisht për të dyfishuar të ardhurat e veta. Menjëherë u dëgjuan reagime ndaj propozimit tonë nga disa rrethe të biznesit. Atyre unë do t’u përgjigjem me të dhënat e statistikës, të cilët tregojnë, se 95% prej njerëzve me arsim të lartë sigurohen mbi rrogë më të lartë se 350 euro. Ne këmbëngulim për masa të adresuara ndaj të rinjve, të cilët shumë shpejtë do të dalin në tregun e punës.”
Në drejtim të punësimit nuk mund të kthehemi në nivelet para krizës dhe 300 mijë vende të punës mbeten të parivendosura – thotë Pllamen Dimitrov. Sipas fjalëve të tij, aktualisht kemi nevojë urgjente për investime në sektorë, të cilët mund të ofrojnë përparësi teknologjike dhe të garantojnë siguri dhe parashikueshmëri në punën dhe në të ardhurat e njerëzve.
“Instrumenti kryesor për investimet janë paratë evropiane në të gjitha përpjesëtimet dhe politikat e tyre, të cilat duhet të tërheqin investitorët privatë. Aktualisht situata në BE imponon një bisedë të tillë, prandaj qeveria dhe kryeministri duhet të zënë një pozitë më këmbëngulëse dhe të qartë në lidhje me këtë, se Bullgaria dhe rajoni më i varfër i BE, nevojiten për masa të synuara. Për një dialog të ri janë gati dhe pjesë prej shteteve anëtare të vjetra. Këto bisedime do të jenë në kontekstin e vështirësive që përjeton BE në fitimin e besimit të qytetarëve të tij, kjo është çështje kyçe për të ardhmen e përbashkët evropiane.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..