Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punishtja “Luaj dhe di” gjatë periudhës së pushimeve

БНР Новини
Foto: Bozhidar Janev

Me çfarë të plotësojmë kohën e lirë të vogëlushëve gjatë pushimeve verore? Кjo çështje emocionon shumë prindër, të cilët nuk kanë mundësi financiare të dërgojnë fëmijët e vet në shkolla verore dhe kopshte të përshtatshme. Studentë nga Universiteti i Ri Bullgar e gjejnë përgjigjen dhe propozojnë ide interesante për të plotësuar dhe angazhuar ditët e lira verore. Ata merren falas me dëfrimin dhe arsimimin e nxënësve gjatë periudhës së pushimeve. Punishtet të cilat i përgatisin zhvillohen në bibliotekën e universitetit. Kurse lëndët janë shumë dëfryese dhe plot me detyra zbavitëse.

Vogëlushët do të mund përmes përdorimit të aplikacioneve interaktive për celularet dhe tabletat, të krijojnë një aplikacion të vet personal, në qoftë se regjistrohen në “AD në duart e mia”. Gjatë kohës së “Leximit veror të Roalld Dall” do të mësojnë shumë më tepër për autorin e dashur të të mëdhenjve dhe të vegjëlve dhe do të mësojnë më shumë për historitë dhe heronjtë e çuditshëm. Në ngjashmëri me lëndën “Dituri natyrore” në punishten “Miqtë e natyrës” fëmijët do të mësojnë jo vetëm gjëra kureshtare për natyrën, por dhe sesi të kujdesen për të. Do të kuptojnë se cili është roli i njeriut në ruajtjen e saj dhe rëndësinë e mbledhjes së ndarë të mbeturinave.

Për këtë se çfarë është të përgatisësh një punishte të tillë dhe a është gjë e lehtë të qëndrosh përpara vështrimit kureshtar të fëmijëve, tregon Mihaella Kovaçeva, studente në degën e gjuhës angleze në Universitetin e Ri Bullgar.

“Qëllimi im bazë është të jap mësim në gjuhën angleze. Punishtja në fjalë, të cilën po e krijojmë aktualisht, më ndihmon që të mund të jem më e lirë përpara fëmijëve dhe të flas përpara tyre. Personalisht për mua kjo është një gjë shumë e dobishme. Në fillim kisha shumë frikë, se ata nuk do të më dëgjojnë dhe se ajo që u tregojmë nuk është interesante për ta dhe nuk do t’i tërheq. Pavarësisht nga kjo mundëm t’i provokojmë të mendojnë dhe të na dëgjojnë. Ideja e punishtes sonë është të krijohet një përrallë për 5 minuta. U drejtojmë pyetje fëmijëve sa u përket heronjve të tyre. Në këtë mënyrë, bashkë me përgjigjet e tyre, ne i krijojmë përrallat. Në këtë mënyrë ne zhvillojmë tek ta një mënyrë më të gjerë e të drejtë për komunikim dhe krijimin e pamjeve të reja për gjërat të cilat akoma nuk i kanë përjetuar. Ideja është që t’i detyrojmë të mendojnë.”

Stefani dhe Mihaella gjatë punës me fëmijëtMë shumë për interesin e fëmijëve drejt projektit, na tregon Stefani Alldimirova, e cila bashkë me Mihaellën, drejton punishten “Një përrallë për pesë minuta”. Po kështu si ajo, ajo mëson në Universitetin e Ri Bullgar. Ajo është studente në kursin e dytë dhe studion mjeshtëri aktori.

“Bashkë me Mihaellën qemë në stazh në bibliotekë. Gjatë semestrit të dytë kishim mundësi që ta bëjmë punishten me të cilën të marrim pjesë. Vetë projekti është në bazë të idesë së bibliotekës në universitet. Gjatë kohës së pushimeve të nxënësve këtu organizohen punishte të tilla, ku fëmijët të merren me diçka. Vetë biblioteka u jep mundësi, por në të njëjtën kohë lëndët e veçanta janë tërheqëse dhe origjinale. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë hyrë në universitet dhe prandaj për ta është shumë interesante të vijnë dhe ta shikojnë.”

Në fund të ditës që të gjithë ikin të buzëqeshur dhe shumë të lumtur. Secili duke mësuar diçka të re për botën, me dëshirën që të kthehet përsëri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD