Që nga data 27 gusht ujë natyral i gëzuar rrjedh nga një çezmë në fshatin Mihallkovo, në rajonin e qytetit Devin. Drejtori i kompanisë së mbushjes së ujit mineral në shishe Dimitër Dëllgaçev sjell më shumë hollësi për këtë nismë:
“Më 27 gusht u plotësuan 60 vjet që nga mbushja e shishes së parë me ujë natyral të gazuar në Bullgari. Çezma u krijua pikërisht për shënimin e këtij vjetori. Ideja jonë ishte, që pranë fabrikës së mbushjes së shisheve me ujë mineral të ndërtojmë edhe një çezmë për njerëzit. Është një traditë e vjetër bullgare, që për hair dhe mirësi të ndërtohen çezma. Kjo konsiderohet një dhuratë për njerëzit, një bamirësi për ta. Çezma është element i mënyrës së jetesës dhe folklorit të bullgarëve, simbol i jetës, ndërsa uji mishëron pastërtinë dhe larjen e mëkateve. Kjo çezmë do të shuajë etjen me ujë të ftohtë, të shijshëm dhe të gazuar jo vetëm banorët e fshatit Mihallkovo, por edhe miqtë e tij. Mendoj, se ajo do të jetë një atraksion dhe një qendër tërheqëse për shumë turistë, të cilët janë të magjepsur nga peizazhet e bukura të malit Rodopa.”
Vetëm uji i tre burimeve minerale në botë i afron shijes dhe cilësisë së ujit në Mihallkovo. Ato janë Vishi në Francë, Borzhomi në Gjeorgji dhe Fahingen në Gjermani. Uji buron nga një thellësi nga 70 metra dhe është me temperaturë 24 gradë Celsius. Burimi u zbulua në vitin 1936, ndërsa gjatë vitit 1939 banorët e fshatit vendosën, që të kthejnë ujin mineral në mënyrën kryesore për nxjerrjen e bukës së gojës. Gjatë vitit 1956 vet ata mbushin shishet e para me ujë mineral nga Mihallkovo dhe e prezantuan në Panairin Ndërkombëtar në qytetin Pllovdiv.
Uji mineral natyral i gazuar në Mihallkovo ka shumë veti kuruese. Ai ndihmon për rivendosjen e bilancit të kripërave në organizmin njerëzor te ata që merren aktivisht me sport. Ai ndikon pozitivisht mjekimin e shumë sëmundjeve të traktit tretës si gastrite, kolite, ulcerë; të metabolizmit të çrregullt i cili provokon shëndoshjen, diabetin; të sëmundjeve të veshkave dhe urologjike, sidomos te gurë fosfate; të sëmundjeve të zemrës, të sistemit skeletor dhe muskulor, sidomos osteoporoza; inflamacionit të mishit të dhëmbëve; karieseve te fëmijët dhe të moshuarit; intoksikimeve kronike me metale të rënda e kështu me radhë...
Për planet e lidhura me tregtimin dhe shitjen e këtij uji natyral të gazuar zoti Dëllgaçev shpjegon:
“Afro 4 për qind prej shisheve të mbushura me ujin e Mihallkovos eksportohen jashtë shtetit. Sivjet planifikojmë të lëshojmë një vijë të re për mbushjen e shisheve me ujë. Kjo do të shtojë prodhimtarinë me afro 40 për qind. Kështu do të ulim sasinë e lëndëve të shfrytëzuara dhe do të kufizojmë mbeturinat e procesit prodhues. Kemi në plan të zgjerojmë rrjetin e shitjes në Bullgarinë Veriperëndimore dhe në rajone të tjera, ku mezi tani kërkojmë tregje. Krahas kësaj planifikojmë edhe zgjerimin e eksportit të prodhimit tonë. Kompania jonë prezantohet me produkte në pavijonin bullgar në zonën e lirë në Sanhaj të Kinës, i cili u hap më 25 gusht. Zonat e lira janë një iniciativë e qeverisë kineze dhe përbëjnë një model të suksesshëm për tregti dhe për daljen e kompanive të huaja në tregjet e këtij vendi. Edhe vjet u prezantuam me ujin tonë në pavijonin e parë në Hanxhou. Shpresojmë, se pjesëmarrja jonë në ato veprimtari do të provokojë interes ndaj prodhimit tonë dhe do të arrijmë kontrata tregtare me firma të tregut të madh aziatik.”
Duke dalë nga gjinjtë e tokës uji mineral Mihallkovo kalon përmes shkëmbinjve të ndryshëm dhe pasurohet me minerale dhe dyoksid të karbonit në mënyrë të natyrshme. Kombinimi i mineraleve dhe mikroelementeve të dobishme për shëndetin e kthejnë në një pije jo vetëm freskuese, por edhe tonike.
Vallë, a mund të jetë uji natyral i gazuar Mihallkovo i rrezikshëm? Sipas drejtorit Dimitër Dëllgaçev nuk mund të thuhet me siguri, se në sasi të mëdha uji natyral i gazuar mineral është i rrezikshëm, por është mirë, që ai të radhitet me ujin mineral Mihallkovo, i cili është me mineralizim të ulët dhe është i përshtatshëm për konsumim të përditshëm nga mbarë familja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..