Një prej aktiviteteve të muzikës xhaz këtë javë është takimi i disa emrave të shquar në muzikën bullgare. Këta janë pianisti Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, ku bëjnë pjesë Veselin Veselinov Eko – kontrabas dhe Dimitër Semov – bateri, bashkë me kompozitorin dhe trombonistin Georgi Kornazov. Ata kanë dy shfaqje – në Plovdiv më 15 shtator dhe në Sofje më 17 shtator në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Georgi Kornazov është një muzikant kozmopolit. Ai banon në Paris, por gjithnjë e më shpesh kthehet në Bullgari, që të interpretojë muzikë me disa prej xhazmenëve më të mëdhenj bullgarë si Antoni Donçev, Rosen Zahariev, Atanas Popov dhe Georgi Donçev, kurse tani edhe me JP3. Georgi Kornazov është trombonist me karrierë të madhe në skenën botërore, ai është lider i formacioneve të ndryshme. E krijon muzikën e tij me shumë dashuri dhe devotshmëri, kurse Parisi i hap horizontet, diçka për të cilën ëndërron çdo një krijues. Ka disa albume autori si “Fuqia” dhe “Vetëdija” 2015 etj. Ai ekzekuton muzikë me disa prej muzikantëve më të shquar bullgarë të xhazit: Millço Leviev, Antoni Donçev, Stojan Jankullov, Teodosi Spasov, Hristo Jocov. Ja se çfarë shënon për muzikantin bullgar shtypi i huaj: “Georgi Kornazov është një univers midis Bullgarisë dhe xhazit perëndimor, është një gërshetim unikal i melodive të bukura të paraqitura nga pikëpamja e kohës moderne (Yves Dorisson, CULTUREJAZZ).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me Kristian Kostov , producentin muzikor Dexter dhe Venci Venc. Sipas autorëve, “C'est La Vie” ka të..
Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi Andreev. Që nga viti 2000 ai është dirigjenti kryesor i orkestrës pranë Ansamblit Kombëtar..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e..