Në Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë (më 22 shtator) pyetëm bullgarët a ndihen të pavarur. Në secilin kuptim të kësaj fjale. Cilat janë sfidat e shoqërisë bashkëkohore, politikës, kulturës dhe prej çfarë në të vërtetë jemi të varur në shekullin e XXI-rë?
Vlladimit Trifonov është 43 vjeçar dhe është nga Sofja. Ja se çfarë komentoi ai: “Për fat të keq në shekullin e XXI-rë bullgari është shumë i varur – nga puna, nga të ardhurat, nga prona e patundshme (në se nuk është siguruar nga prindërit) dhe nga shumë gjëra të tjera. Për të gjetur punë të përshtatshme dhe të paguar mirë duhet të kesh miq. Po të mos kesh miq bëhet shumë e vështirë. E tillë është situata në Bullgari. Këtu akoma kapitalizmi nuk është social. Më të pavarur mund të bëhemi vetëm duke u arsimuar dhe duke u kualifikuar dhe me siguri duke pasur fat –të gjejmë punën e përshtatshme në përputhje me specialitetin, në të cilin kemi studiuar.”
24-vjeçari Todor Belenski nga Sofja gjithashtu tha çfarë mendon: “Bullgari është relativisht i pavarur. Kuptohet se jemi të pavarur sepse nuk jemi skllevër. Në të njëjtën kohë varemi nga shumë gjëra – financa, lidhje me persona në poste të larta etj. Mënyra ime e mendimit është e tillë se nuk ndihem i varur. Liria është një gjendje shpirtërore që mund të arrihet. Duhet të jemi më pozitivë, të duam atdheun, të jemi më të fortë shpirtërisht. Duhet të vlerësojmë gjërat, të cilat i kemi dhe të mos jemi aq të pangopur.”
Nëpunësi i një zyre punësimi VlladimirDimitrov është nga qyteti Sliven (Bullgari Lindore), mirëpo tashmë shumë vjet jeton në Sofje. Ja se çfarë mendon ai: “Nuk mendoj se bullgari i shekullit të XXI-rë është i pavarur. E kundërta. Me kalimin e kohës bëhemi gjithnjë e më të varur dhe të mbyllur brenda vetveten. Varemi nga mendimi i huaj. Akoma nuk jemi mjaft të lirë për të vendosur fatin tonë. Jo sepse diçka jashtë nesh na imponon këtë, mirëpo sepse nuk jemi mësuar me ndjenjën e lirisë – të zgjedhim vetë, të marrim përsipër përgjegjësinë për zgjedhjen tonë. Mendoj se populli bullgar nuk di se si të marrë përgjegjësinë për vendimet e tij. Arritja e pavarësisë është një proces, nuk është një akt i njëhershëm. Njerëzit duhet të kuptojnë se jeta e tyre është mjaftë e vlefshme dhe për këtë arsye duhet të kujdesen për të, jo ta lërë atë në duart e dikujt tjetër e pastaj të kërkojnë fajin për mungesën e suksesit jashtë vetes.”
Aleksandër Ivanov nga qyteti Varna gjithashtu është optimist: “Jemi të pavarur nga pikëpamja e kësaj se mund të zgjedhim vendin ku dëshirojmë të jetojmë dhe të zhvillohemi. Nga ana tjetër varemi nga politika shtetërore. Ka pluse, ka edhe minuse. E keqja aktualisht në Bullgari është se nuk përqendrohemi mbi gjërat me rëndësi të madhe si për shembull sistemi arsimor, sistemi i shëndetësisë, investimi në të rinjtë bullgarë. Këtu të rinjtë ndihen të kufizuar dhe dëshirojnë të realizohen jashtë shtetit. Kështu nuk mund të përparojmë. Pavarësia sipas meje do të thotë të mund të sigurosh për veten dhe për familjen tuaj një standard normal të jetesës, të kesh vend dhe liri për një jetë të zakonshme.”
Takova Tanja Simeonovën në sheshin Sllavejkov të kryeqytetit. Ja se çfarë më tha ajo: “Varemi nga shumë gjëra – nga puna, nga rrethanat, nga gjithçka. Jo vetëm të rriturit. Fëmijët për shembull varen nga teknologjitë e larta.”
Jordan Markov ka ditëlindje pikërisht në festën kombëtare – 22 shtator. Për të festa është dyfishuar. Mirëpo a ndihet i pavarur? “Në shekullin e XXI-rë nuk jemi të pavarur fare. Nuk kemi vullnet të pavarur. Na kontrollojnë mediat, propaganda. Ne jemi marionetë, unë ndihem i varur ekonomikisht.”
Duket se një pjesë e madhe e bullgarëve nuk ndihen të lirë. Gjëja pozitive është se pothuaj të gjithët kuptojnë se kjo varet nga ta, kanë dëshira dhe ide se si mund të ndryshohet kjo gjë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Lluiza Llazarova dhe arkiv personal
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...