Edicioni i nëntë i Festivalit folklorik për fëmijë “Orfeu këndon me detin” tërhoqi bullgarë të rinj e të talentuar nga 37 vendbanime të shtetit. Atje ata treguan talentin e tyre duke interpretuar muzikë popullore dhe duke kërcyer. Sipas traditës përparësi kishin solistët dhe ansamblet nga vendbanimet më të vogla.
Bashkorganizatorët e festivalit “Orfeu këndon me detin” janë shkollat muzikore për arte folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të tyre janë motiv për shumë nxënës të vazhdojnë të studiojnë atje.
Festivali nuk ka karakter konkurrimi. Ideja është që para fillimit të vitit shkollor fëmijët të argëtohen, të dëfrehen dhe të takojnë moshatarë të tjerë me interesat e tyre. Ja se çfarë tha drejtoresha artistike e festivalit “Orfeu këndon me detin” Iliana Najdenova:
“Për herë të nëntë të radhës në shtator këngët dhe muzika e Orfeut u bashkuan me zhurmën e detit në Qendrën e të Rinjve “Helios” në qytetin Primorsko. Për herë të nëntë ky vend i mrekullueshëm u bë mikpritës i fëmijëve të talentuar dhe udhëheqësve të tyre. Tërë sezoni para kësaj ishte shumë i mirë. Në gusht u zhvillua Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Trëndafili bullgar”. Për herë të parë u zhvillua dhe festivali për muzikë pop dhe rock .Shpresoj se edicioni i ardhshëm i dhjetë do të vazhdojë më shumë dhe do të mbledhë më shumë pjesëmarrës.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..