Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Dobroviç pikturon tablo romantike dhe lufton në repartet e Garibaldit

БНР Новини
“Vajzë në kostum grek” dhe “Kërcimtare italiane”

Përderisa populli jetonte të vuajtur nën sundimin turk, një bashkështetas zbuloi lirinë dhe arriti lartësi të pamenduara deri atëherë për asnjë bullgar. Dekadat e fundit të pushtimit osman Dimitër Dobroviç mori arsim akademik, shijoi luftërat nacional bashkuese dhe u radhit ndër piktorët romantikë evropianë. Dhe megjithëqë pothuajse tërë jeta e tij krijuese kaloi në Romë, në moshë të thyer ai u kthye në mëmëdheun e porsaçliruar.

Fati nuk ishte aq i mbarë ndaj piktorit të lindur në vitin 1816 në qytetin Sliven. Kur ishte 11-vjeçar ai mbeti jetim dhe rrethanat e detyruan të shkojë në Stamboll. Mirëpo, që këtu filloi vrulli i tij jetik dhe krijues, i cili do të çonte në kryeqytete të tjera dhe do të takonte me mjeshtër të përsosur të pikturimit. Pikërisht ata jo vetëm që zbuluan talentin e tij të papërsëritshëm, por edhe u bënë frymëzuesit e tij në artin e madh.

Autoportret“Dimitër Dobroviç është një personalitet i jashtëzakonshëm i cili qëndron në fillimin e artit mondan bullgar – pavarësisht se vetëm nja dhjetë vitet e fundit, kur u kthye në atdhe, ai u bë pjesë e jetës krijuese aty – tregon kritikja e artit figurativ, docentja Ruzha Marinska. – Ai e braktisi Bullgarinë, që në rini, mbaroi arsimin në Athinë dhe vazhdoi në Romë, ku kaloi pjesa më e madhe e jetës së tij – përafërsisht 45 vjet. Kështu që të shpjegojmë kush është Dimitër Dobroviç, duhet të shqyrtojmë figurën e tij në këtë sfond mbarë evropian. Atëherë, bëhet e qartë, se ai kishte një qëndrim ndaj romantizmit të vonshëm dhe ndoshta është piktori i vetëm, i cili i përshtatet kësaj rryme të artit evropian. Mund të zbulohet romantizmi në fshataret e tij të mrekullueshme nga periferitë e Romes, si dhe në figurat melankolike dhe sentimentale të grave.”

Mirëpo, kudo që të ishte, piktori nuk harronte fatin e mjerë të bashkatdhetarëve dhe të atdheut. Ndoshta për këtë arsye hyri në repartet e revolucionarit dhe luftëtarit për liri Xhuzepe Garibaldi.

“Kur gjatë nëntorit të vitit 1848 mbërriti në Romë, Dimitër Dobroviç hyri në hovin e përgatitjes së luftës për pavarësinë e Italisë – vazhdon tregimin Ruzha Marinska. – Dhe pasi ishte një piktor i ri, tashmë i regjistruar në Akademinë e Arteve Figurative “Shën Lluka” në Romë, ai u tërhoq nga ky hov. Mirëpo. Siç vet ai pranoi para profesorit Ivan Shishmanov – një intelektual dhe politik i njohur bullgar, ai për një kohë tepër të shkurtër, ndoshta jo më shumë se sa një muaji, ishte në batalionin studentor. Bëhet fjalë për muajit maj dhe qershor të vitit 1849, kur ishte në barrikadat, për të mbrojturRomën. Siç vet ai tregon më vonë, ai shikoi Garibaldin te kisha “Shën Xhovani”.

Portreti i vashësVite më vonë Dimitër Dobroviç do të kthehej në mëmëdheun e çliruar – të entuziazmuar edhe nga pritja e përzemërt të delegacionit bullgar në Romë, delegacion ky i cili kishte për qëllim të zbulojë trashëgimtar të fronit të braktisur nga princi Aleksandër Batenberg. “Plaku i piktorëve bullgarë”, siç do ta quante krijuesin pak më vonë profesori Ivan Shishmanov, u mirëprit në atdhe.

Mirëpo, çfarë arriti te ne nga krijimtaria e tij e shpërndarë në Greqi, Itali dhe Bullgari?

“Ai punonte, ishte lart i vlerësuar, ishte i dekoruar dhe vepra të tij ka në koleksione greke. Për fat të keq ato nuk janë të studiuara, sepse nuk kemi mundësi për qasje me shumicën prej tyre – përgjigjet zonja Ruzha Marinska. – Situata në Romë është po e njëjta. Prandaj mund të komentojmë ato vepra, të cilat kanë mbetur në atelienë e tij në Romë dhe të cilët ai mbajti në Bullgari duke u kthyer në vitin 1893. Atëherë ai paraqiti nja 100 tablo në Kuvendin Popullor – vepra origjinale dhe kopja të mjeshtërve italianë nga Rilindja. Sot ato ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Ka një koleksion të pasur edhe në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin e tij të lindjes Sliven. Ka tablo edhe në koleksione private. Përsa i përket Romës, megjithë përpjekjet e mëdha të zbulojmë disa prej tyre, hasëm rezultate të turpshme – doli, që vepra të tij ofrohen në ankande nën emra të huaja, jo me emrin e tij Dimitër Dobroviç. Kështu që mezi tani duhet të bëjmë përpjekje në këtë drejtime.”

Viti 2016 u shpall vit i piktorit Dimitër Dobroviç. Përvjetori i 200-të i lindjes së tij do të shënohet me konferenca shkencore, biseda, ekspozita, të cilët do të na prezantojnë fatin jo të zakonshëm të një bullgari kozmopolit, sipas standardeve të sotme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD