Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hap stinën e re muzikore

Programi përfshin krijime të Dobrinka Tabakovës, Sergjej Rahmaninovit dhe Igor Stravinskit

БНР Новини
Foto: Orkestra Simfonike

Më 14 tetor me një premierë botërore të poemës simfonike “Trakia” të kompozitores bullgare Dobrinka Tabakova, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjent maestro Rosen Gergov, hap stinën e vet të re në sallën “Bullgaria”. Do të interpretohen dhe dy nga krijimet më të qarta të disa nga kompozitorëve më të rëndësishëm rusë.

Maestroja Rosen Gergov është laureat i Konkursit të parë ndërkombëtar për dirigjent në emër të Evgjenij Svetllanov gjatë vitit 2007. Incizimi i tij i krijimeve nga Dejvid Çeski me Symphony Orchestra of the Norrlandsoperan i përcaktuar për dekoratat Grammy gjatë vitit 2008. Gergov ka incizime për BBC, Radion e Bavaris dhe ORF Austria. Që nga fillimi i këtij viti është dirigjent i përgjithshëm i radio-simfonikëve. Për programin e koncerteve si dhe për disa nga ngjarjet e ardhshme muzikore dhe dirigjentin ambicioz të grupit, maestro Gergov thotë:

Mendova sesi ta bëj programin për hapjen, sepse çdo një fillim është shumë i rëndësishëm dhe tregon politikën programuese të orkestrës sonë. Ai përfshin krijime të shumta të kompozitorëve bullgarë, si dhe dy premiera vendase dhe dy botërore. Për mua qe me rëndësi të prezantojmë më shumë muzikë bullgare përpara publikut dhe krijime, të cilat nuk janë ekzekutuar dhe nuk janë të njohura. Prandaj e zgjodha posaçërisht Dobrinka Tabakovën, me të cilën do të hapim koncertin. U ndala tek ajo, sepse ajo është një bullgare e re dhe e talentuar, e cila bën një karrierë të madhe nëpër botë dhe është një kompozitore e së ardhmes. Muzika e saj është shumë interesante dhe meriton të prezantohet. Kemi dhe një solist të shkëlqyer nga Austria – Julian Hedenborg. E zgjodha atë, me qenë se ai përfaqëson gjeneratën e muzikantëve të rinj dhe akoma të pa frenuar, të cilët kanë një joshje dhe energji të madhe. Ai mund ta ndez publikun. E gjithë qenia e tij është frymëzuese. Ai do të ekzekutojë në koncertin e dytë për piano të Rahmaninovit. Dhe për final, zgjodha “Petrushka” nga Stravinski. Ky është një krijim shumë virtuoz për orkestrën. Është një sfidë të ekzekutohet, pavarësisht se nga çfarë klase është orkestra. Gjithmonë është e vështirë. Ky nuk është krijim, i cili është interpretuar shumë shpesh në Bullgari. Më shumë ekzekutohet “Zogu i zjarrtë” dhe “Sekreti pranveror” dhe prandaj zgjodha “Petrushkën”. Programi është shumë interesant për publikun dhe do të bëhet një koncert i mirë.


Kompozitorja e re dhe e talentuar bullgare Dobrinka Tabakova ka lindur në qytetin e Plovdivit, por jeton dhe krijon në Londër. Fillon të kompozojë që në një moshë fare të re. Albumi me muzikë i Tabakovës, “Rrugët e telave” është përcaktuar gjatë vitit 2014 në dy kategori të dekoratave të 56 “Grami” në Los Anxhelos, përfshi dhe në këtë për një album më të mirë klasik. Dhe sivjet ajo qe e përcaktuar për dekoratën “Grami” dhe e zgjedhur për shkrimin e Kantatës, me të cilën bashkatdhetarët e Uiljam Shekspirit shënuan jubileun e 400 nga vdekja e tij. Premiera botërore e krijimit, e titulluar nga autorja “Shekspiri i pavdekshëm” qe gjatë muajit prill të vitit 2016 në koncertin festiv në katedralen “Shën e Treshja” në Stratford-on-Ejvën, ku është varrosur Shekspiri. Kantata do të prezantohet shumë shpejt dhe në Sofje. Për gëzimin dhe nderin të hapet stina e re e Orkestrës Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me premierë të një krijimi të saj, thotë krijuesja e poemës simfonike “Trakia”– Dobrinka Tabakova.

Kompozitorja Dobrinka Tabakova tregon për punën e saj me Orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare:

Që prej dhjetë vjetëve punoj me këtë orkestër. Është një privilegji i madh dhe një nder për mua, se stinën e re muzikore Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do ta hapë me një vepër nga të miat. Për herë të parë punojmë me dirigjentin Rosen Gergov. Mendoj, se është me rëndësi, që kompozitorët të bëjnë përpjekje që, veprat e tyre të arrijnë deri tek dëgjuesit. Për këtë, është e domosdoshme t’i ftojmë ata në botën tonë. Më e vlefshmja është që muzika të jetë e gjallë dhe, ne, kompozitorët e gjallë ta prezantojmë. Vetëm kështu kjo kulturë do të mbijetojë. Poema mban titullin “Trakia”. Kjo është vepra ime e parë simfonike. E kompozova që kur isha studente dhe tani e adaptova për këtë premierë në Sofje. Vepra u frymëzua nga natyra e Trakisë dhe nga kontrastet e mëdha midis luginave dhe maleve. Në të ka edhe një farë nostalgjie.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD