Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i parë i ciklit “Maria Prinz me yjet e skenave ndërkombëtare dhe me solistët e Filarmonisë së Sofjes”

Përfundoi një nga ngjarjet më interesante në kalendarin muzikor para Krishtlindjeve të Filarmonisë së Sofjes – “Maria Prinz dhe Andrew Marriner”. Koncerti u zhvillua më 29 nëntor në sallën për muzikë dhome të kompleksit “Bullgaria”. Për publikun e zgjedhur pianistja Maria Prinz, e cila jeton dhe krijon në Vjenë, kishte përgatitur një program tepër atraktiv bashkë me një nga yjet e Orkestrës Simfonike të Londrës – solo klarinetisti Andrew Marriner dhe bashkë me violonçelisten Kristiana Alipieva.

Maria Prinz ka lindur në familjen e dirigjentit dhe kompozitorit të madh bullgar Konstantin Iliev. Që nga viti 1987 është pedagoge në Universitetin për Muzikë dhe Arte Skenike në Vjenë. Ka klasa mjeshtërore në Salzburg, Japoni, SHBA dhe tek ne. Organizon koncerte dhe festivale në Salzburg, në Saporo të Japonisë (Pacific Music Festival) dhe në Ruse të Bullgarisë (Ditët muzikore e marsit në Ruse). Ajo punon me dirigjentë të shquar në sallat më prestigjioze në botë.

Andrew Marriner është solo klarinetist në London Symphony Orchestra. Është biri i dirigjentit me famë botërore Sir Neville Marriner dhe vitet e rinisë së tij janë lidhur me orkestrën për muzikë dhome të babait të tij – Saint Martin in the Field. Është pjesë e ansamblit për muzikë dhome të Orkestrës Simfonike të Londrës dhe gjithashtu punon me muzikantë dhe dirigjentë të mëdhenj.

Koncerti i dytë me Filarmoninë e Sofjes i është kushtuar Sir Neville Marriner-it, i cili ndërroi jetën para pak kohe. Ai duhej të dirigjonte personalisht koncertin. Ja se çfarë tregoi Maria Prinz:

Dy koncertet janë me një rëndësi të madhe për mua. Koncerti që u zhvillua më 29 nëntor ishte i pari prej ciklit për muzikë dhome. Në kuadrin e këtij cikli parashikoj akoma 3 koncerte të tjera. Ideja është që kolegët dhe miqtë e mi të shquar nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët punojnë në orkestra prijëse si Filarmonia e Vjenës, Orkestra Simfonike e Londrës e të tjerë, të vijnë në Sofje me programe interesante të muzikës së dhomës. Publiku do të takohet me mjeshtër të kësaj muzike dhe me kolegët – solistë nga Filarmonia e Sofjes. Veprat janë shumë të ndryshme – i kemi zgjedhur kështu që të jenë mjaft interesante dhe tërheqëse për një publik të gjerë.

Për koncertin e dytë Maria Prinz tregoi me pak trishtim:

Ngjarja e dytë është koncerti në kujtim të Sir Neville Marriner më 1 dhjetor bashkë me Filarmoninë e Sofjes. Dirigjent do të jetë Stephen Barlow. Ky koncert duhej të dirigjohej nga vetë Sir Marrineri, mirëpo fati vendosi diçka tjetër. Ai vdiq rastësisht më 2 nëntor. Koncerti do të jetë me të njëjtin program, mirëpo me dirigjent Stephen Barlow – dirigjent britanik, mik shumë i afërt i Sir Marrinerit. Ideja ime është që t’i bëjmë këto koncerte një formë të komunikimit intim me publikun dhe di se si të bëjmë kështu që ai të ndihet afër nesh, si pjesë e këtij projekti.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

"Atdheu ynë i dashur"

Në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, Bullgaria këndonte tre këngë që vazhdojnë të jenë shumë të dashura edhe në ditët e sotme. Në vitin 1970, “Një trëndafil bullgar” nga kompozitori Dimitër Vëllçev, në interpretimin e papërsëritshëm të Pasha..

botuar më 25-06-06 6.30.PD

“Ostava” me një “Kujtim” melankolik

"Kujtimi" është titulli i këngës më të fundit të Grupit “Ostava”, e cila na çon te albumi i ardhshëm i grupit. Përderisa kënga e tyre e mëparshme "Fajtori" ishte e mbushur me emocione të thella dhe probleme të përjetshme, "Kujtimi" kombinon një..

botuar më 25-06-05 2.40.MD

Grupi Vokal "Radiodeca" nis pushimet verore me një koncert

Këngëtarët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare - Grupi Vokal "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - mirëpresin verën dhe pushimet me një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare më 5 qershor. Në koncertin e titulluar..

botuar më 25-06-04 6.55.PD