Gjatë disa ditëve të afërta Bullgaria do të ekstradojë për atdheun e tyre me një fluturim deri në Kabul grupin e parë të migrantëve afganë. Bëhet fjalë për rreth 50 veta, të cilët morën pjesë në ndonjë mënyrë në trazirat në qendrën e migrantëve në Harmanli. Të gjithë ata kanë hyrë në Bullgari në mënyrë ilegale, nuk kanë status të rregulluar në territorin e vendit dhe vetë ata kanë shfaqur dëshirë të kthehen në atdhe, sepse nuk do të mund të realizojnë qëllimin e tyre – të shkojnë në Evropën e pasur Perëndimore. Ekstradimi i grupit të parë u përshpejtua pas një bisedimi midis kryeministrave të dy vendeve - Bojko Borisov dhe Abdula Abdula, që u zhvillua më 1 dhjetor. Në vend mbeten akoma rreth 5 mijë migrantë afganë. Fati i tyre do të varet në një shkallë të madhe nga marrëveshja e pritur për riatdhesim mes dy vendeve. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy kryeministrave, fillon përgatitje aktive e dokumentit nën udhëheqjen e ministrave të punëve të brendshme. Afganët janë një pjesë e konsiderueshme e të huajve që kanë hyrë në mënyrë ilegale në Bullgari, por ekstradimi i tyre nuk e lehtëson shumë problemin e migracionit. Pas marrëveshjes së migracionit midis BE-së dhe Turqisë rryma e migrantëve nga fqinji ynë jugor u pakësua konsiderueshëm, por në të njëjtën kohë u forcua presioni i migracionit nga Bullgaria drejt Evropës Perëndimore përmes shteteve fqinje ballkanike dhe kryesisht përmes Serbisë. Kështu problemi i migracionit u bë para se gjithash i brendshëm, sepse përpjekjet e autoriteteve tani janë lidhur kryesisht me ndalimin e fluksit të migrantëve dhe forcimin e kontrollit mbi lëvizjen e atyre që tashmë janë në vend dhe parandalimin e provave të tyre për të vazhduar në mënyrë ilegale në drejtim të Perëndimit. Shqetësimet e reja janë shtuar edhe nga sinjalet për rritjen e pritur edhe të numrit të migrantëve, të cilët Evropa Perëndimore ia kthen Bullgarisë. Kjo javë mbaroi me shqyrtimin e efikasitetit të pushtetit ekzekutiv mbi zgjidhjen e problemit të refugjatëve dhe me qortime se ai nënvlerëson jo vetëm presionin e migracionit në tokë, por edhe atë në det. Fillon një javë plotë pritje për riatdhesimin e afganëve. Çfarë do të ndodhë në proceset e migracionit dhe të drejtimeve ët tyre është vështirë të thuhet.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..