Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë vjen pas kulmit ekonomik gjatë këtij viti?

БНР Новини
Foto: arkiv

Ekonomia bullgare gjatë vitit që po shkon u prezantua si një kampione e vërtetë – më se 3 për qind rritja e produktit të brendshëm bruto, vendi i dytë në BE-në sipas këtij treguesi, në arkën shtetërore u derdhën një miliard euro më shumë, se sa gjatë vitit të mëparshëm, si rezultat i së cilës Ministria e Financave regjistroi tepricë buxhetore, numri i turistëve të huaj arriti 10 milion dhe pothuajse dy herë tejkaloi popullsinë e vendit. Dhe një sërë faktesh të tjera pozitive, ndër të cilët një vëmendje më të madhe meriton rritja e ndjeshme e rrogave të evropianëve më të varfër dhe më keq të paguar, për më tepër se në kryeqytet ato pothuajse iu barazuan niveleve të mesme evropiane. E gjithë kjo flet për një shëndet të mirë ekonomik dhe për këtë, se edhe bullgarët e zakonshëm i ndjenë në xhepat efektet pozitive të rritjes.

Gjëja tjetër e rëndësishme, e cila duhet të theksohet është, se rritja ekonomike u shënua në sfondin e një situate të qëndrueshme politike dhe sociale, deri para pak kohe. Deri në nëntor qeveria e dytë e partisë GERB dhe parterët e saj, shpesh herë të paparashikueshëm të koalicionit, qeverisën qetë dhe pa tension të madh. Edhe kriza me refugjatët u evitua dhe u parandalua, kështu që Bullgaria doli që shtrihet pikërisht aty ku është vendi i saj në hartën e Evropës – në periferinë e fluksit të madh të migrantëve dhe anas qëllimeve kryesore të terroristëve.

Mirëpo, mirësia e madhe nuk është një gjë që sjell të mirën, thonë bullgarët e moshuar dhe të urtë duke gjykuar nga përvoja e vet jetike dhe nga faktet historike. Dhe ky proverb ndoshta do të jetë i saktë edhe për ekonominë bullgare gjatë vitit 2017. Kjo për arsye se nuk ka as ekonomistë, as financierë, as analistë, edhe vet Ministria e Financave, të cilët të mos parashikojnë vitin e ardhshëm një vonesë të rritjes ekonomike deri në ritme të matura. Megjithëkëtë asgjë dramatike nuk pret bullgarët dhe Bullgarinë. Produkti i brendshëm bruto do të vazhdojë të rritet, thesari shtetëror do të mbushet me para për shpenzime publike, pritet të sigurohen edhe subvencionimet evropiane t’i lëshuara vendit për periudhën e re pesëvjeçare programore, të ardhurat do të vazhdojnë të rriten. Që nga 1 janari ky proces fillon me rritjen e rrogës së garantuar minimale të punës me 9 për qind.

E gjithë kjo mund të jetë kërcënuar nga zhvillime të papritura ndërkombëtare në Evropën e paqetë, në Lindjen e Mesme, në Afrikën Veriore, zhvillime këto të cilat mund të ngatërrojnë llogaritë e biznesmenëve dhe pushtetarëve bullgarë. Mirëpo, kërcënimi më i madh vjen nga brenda. Ky është destbilizimi politik, që filloi në nëntor dhe do të zgjatet të paktën deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë pranverës së vitit 2017. Tronditje politike, pasiguri dhe paqartësi në vazhdim të gjashtë muajve mund të destabilizojnë edhe ekonominë më të qëndrueshme dhe në prosperitet.

Lavdi Zotit, zhvillimet e ardhshme politike megjithë edhe të pakëndshme, nuk janë të jashtëzakonshme dhe të pazakonshme në kushtet e demokracisë. Për më tepër se ekonomia bullgare tashmë grumbulloi mjaftë përvojë në aplikimin e masave për kufizimin e ndikimit negativ të tronditjeve dhe ndryshimeve politike. Përveç kësaj tashmë ajo është mjaftë e fortë dhe disponon rezervat dhe buferët e domosdoshëm, që të vetëmbrohet. Prapëseprapë ajo ka problemet e veta të shumta, ndër të cilat në radhë të parë është kriza gjithnjë më e ashpër dhe e thellë e tregut të punës, në të cilin mungesa e personelit të kualifikuar bëhet dramatike dhe kërcënuese për çdo firmë, pavarësisht nga sektori në të cilin operon. Dhe ky është një problem i cili nuk mund të zgjidhet me shkopin magjik ose me ligj. Janë të domosdoshme kohë, përpjekje, masa afatgjata. Kjo do të thotë, se gjendja me krahun e punës nuk do të përmirësohet edhe gjatë vitit 2017, çfarëdolloj masash të ndërmerren. Dhe kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha para ekonomisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD