Transporti dhe trafiku urban janë dy gjërat të cilat i hasim çdo ditë. I zhytur në mendimet, shpesh nuk shikojmë njerëzit përreth dhe situatat, në të cilat bëhemi dëshmitarë pa dashje. Në se do të dëgjojmë historitë të cilat tregohen pikërisht aty mund të mësojmë diçka të re, ose të shkruajmë ndonjë tregim. Me ekspozitën e vet të debutimit “Për tramvajet ka këngë dhe poema” fotografi Hristo Rahnev dëshiron të na tregojë pikërisht atë, të cilën nuk e vëmë re në përditshmen e tensionuar.
“Mesazhi ka të bëjë me rrugët e njerëzve, njerëz këto të cilët edhe nuk e shikojmë. Sipas meje ka shumë momente interesante, të cilët nuk i vëmë re. Dhe unë bëj provë që t’u rikthej atyre formën dhe rëndësinë. Duhet të shikojmë veten anash – çfarë bëjmë, ku dhe pse udhëtojmë, për çfarë mendojmë.”
Në këngët dhe vjershat, stacionet, bulevardet, sheshet, mjetet transportuese janë simbol i pritjes së përjetshme të më së mirës, të dashurisë, të shpresës.
“Trolejbusi gjithnjë është një sfond dhe sikur mbetet i padukshëm. Sipas meje në trolejbus mund të shikojmë sytë e njerëzve. Në ta mund të zbulojmë dashuri, dhembje. Mund të përpiqmi të zbulojmë çfarë mendon pikërisht ky njeri. E gjithë kjo më intereson dhe u përpoqa, që të provokoj interesin e të tjerëve”, shpjegon fotografi Hristo Rahnev.
Ekspozita përbën kuadro të shumta të veçanta, të cilat janë të ngjitura ashtu që të formojnë një trolejbus të pafundmë.
Sipas autorit, atë që nuk e vëmë re, atë që ndodh përreth por nuk i kushtojmë vëmendje ka shpjegimin e vet. Në shkallë të madhe kjo i detyrohet kohës, në të cilën jetojmë. Dhe sikur shenja e vetme e mospajtimit me realitetin, në të cilin jetojmë mbeten vetëm grafitet mbi muret e godinave dhe protestat e njerëzve, të cilat pushteti shpejt e shpejt e shuan duke premtuar se do të plotësojë kërkesat.
Megjithëqë i ati i tij është dramaturgu dhe gazetar i njohur Elin Rahnev, Hristo Rahnev nuk nisi rrugën e tij. Ai mbaroi Gjimnazin Kombëtar Profesional të Poligrafisë dhe Fotografisë. E pranoj këtë si një gjë normale, sepse të dy ata me të atin janë të preokupuar nga gjëra të ndryshme dhe secili ka jetën dhe rrugën e vet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..