Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si në kinema

Zdravko Grigorov dhe Angell Haxhijski
Foto: arkiv personal

Zdravko Grigorovi mbaroi specialitetin “Dije kinematografike” në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave. Sot merret me kinema dhe në kohën e lirë udhëton. Para 9 vitesh bashkë me shokun e tij Angell Haxhijski krijuan Shoqatën “Pozor”. Që atëherë misioni i tyre është t’i prezantojnë publikut bullgar filma alternativë. Kështu lindën festivalet “Agimi Verior” në të cilin prezantohet kinemaja e Skandinavisë dhe Pribaltikës, “Sofia Biting Docs” me filma të seleksionuar dokumentarë dhe “Sofia MENAR” me filma nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore. Nga sivjet do të prezantohen edhe filma nga Azia Qendrore. Një veprimtari shoqëruese është kinemaja për udhëtarë, për arsye, se publikut i pëlqejnë ata filma. Për këtë arsye në programin e Festivalit “Sofia MENAR” u përfshi edhe tema “Karvani saraj”. Në të spektatorët do të shikojnë gara me riksha në Indi dhe veturat e markës “Trabant” në ekspeditë nga Australia deri te Bankoku. Më 13 janar e shënuam Ditën e Kinemasë Bullgare, e cila gjatë viteve të fundit u zgjua nga letargjia. Lidhur me këtë Zdravko Grigorovi thekson:


Është mirë, se xhirohen filma bullgarë. Ky është një plus i madh, sepse tashmë në fushën e kinematografisë punohet. Para pak kohe kjo nuk ishte ashtu. Shumë prej bashkë studentëve të mi nuk gjetën vend ku të realizohen. Për shembull mbarova specialitetin “Dije kinematografike” por nuk e kam shkruar asnjë kritikë dhe mund të them se nuk merrem me kritikë kinematografike. Pasi aq shumë filma morën dekorata ndërkombëtare, mund të them, se kinematografia bullgare zhvillohet ashendentë.


E kemi të qartë, sa kritik është publiku bullgar. Prandaj Zdravko Grigorovi na shpjegon se si zgjidhen filmat për programet e ndryshme:

Në fillim, kur hartuam programet e festivaleve tona bënim gabime. Gjysma e titujve të cilët i pëlqeheshim, doli se provokojnë interesin e një rrethi të kufizuar spektatorësh. Kështu filluam të heqim nga programi filma të tillë. Doemos ata prapë janë të pranishëm në program, por numri i tyre është i kufizuar. Tani përfshijmë filma interesantë për një rreth më të gjerë spektatorësh.


Vallë, a është një punë e vështirë, që këtu në Bullgari një njeri të merret me kinema?

Për ne është e vështirë, sepse nuk kemi përkrahje financiare nga shteti. Mirëpo, në fakt ky është vendimi ynë, sepse jemi të lirë të zgjedhim çfarë të prezantojmë. Kjo mban në vet veten një rrezik të madh, sepse një festival mund t’i pëlqehet publikut, ndërsa tjetër – jo. Mirëpo, është shumë mirë, kur një festival ka publikun e vet të përhershëm, i cili e pëlqen dhe e kërkon atë që prezantohet. Në këtë mënyrë festivalet vet mbahen.”

Zdravko Grigorovi dhe Angell Haxhijski bashkëpunojnë me të gjitha kinematë dhe qendrat kulturore në Sofje. Ata kërkojnë mënyra interesante të prezantojnë filma të ndryshëm në mënyrë origjinale. Sivjet parashikojnë shfaqja e filmave mbi tema të ndryshme në baret e kryeqytetit.

Vet Zdravko Grigorovi është i bindur, se “është i paharrueshëm përjetimi për të parë një film në ekran të madh, se sa në kompjuterin në shtëpi”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

130 filma të animuar nga 100 vende do të konkurrojnë për çmimin “Kukeri i Artë”

Festivali i 16-të Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Kukeri i Artë" do të mbahet në Sofje nga 7 deri më 11 maj, njoftuan organizatorët. Dhjetë çmime do të ndahen në dhjetë kategori të ndryshme. Po mbahet edhe një konkurs kombëtar për filmin më të mirë..

botuar më 25-05-07 5.05.PD
Deisis (Lutje), 1557, Manastiri Baçkovski

Një botim i ri prezanton thesare nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare në Sofje

Libri "Ikona nga Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë Kishtare" - një vepër madhështore me mbi 500 faqe, me më shumë se 700 fotografi të botuara dhe artikuj shkencorë shoqërues, u prezantua zyrtarisht kohët e fundit. Edicioni unik..

botuar më 25-05-05 6.55.PD
Polja Stançeva

Polja Stançeva zbulon historinë e emigrantëve bullgarë në Argjentinë me një film

Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të Amerikës së Jugut dhe fijet me të cilat ata janë të lidhur me rrënjët e tyre etnike mijëra kilometra..

botuar më 25-05-02 7.05.PD