Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na pret skenari grek, në se nuk ndahemi me modelin e korrupsionit

Ekonomisti Kirill Petkov
Foto: capital.bg

Dhjetë vjet pas fillimit të anëtarësisë sonë në Bashkimin Evropian Bullgaria mbetet shteti më i varfër në të me të ardhura minimale prej 460 leva (235 euro). Cili është shkaku për këtë prapambetje, duke pasur parasysh se në Rumani të ardhurat minimale janë 319 euro, në Lituani – 360 euro dhe në Estoni – 470 euro? Në të kaluarën me këto shtete patëm pothuaj të njëjtin standard.

Për t’i përgjigjur kësaj pyetjeje, ekonomisti Kirill Petkov citon indeksin botëror të korrupsionit dhe përfundimi i tij është se për dhjetë vitet e fundit kjo dukuri në shtetin tonë është zgjeruar. Në se korrupsioni tek ne ishte pakësuar deri në nivelin e saj në Slloveni, njerëzit tek ne do të ishin 50% më të pasur.

Korrupsioni nuk ndikon vetëm nëpërmjet përvetësimit të mjeteve shtetërore, mirëpo edhe nëpërmjet mundësive të humbura, shpjegoi ekonomisti duke dhënë shembull me shansin e humbur të shtetit tonë të lidhur me tatimin korporativ.

Në se një njeri udhëheq një kompani evropiane, është logjike që ta vendosë atë në Bullgari  dhe të shesë dhe të eksportojë për tërë BE-në nga shteti me tatim në të ulët korporativ – tha Kirill Petkov. – Dhe në se korrupsioni nuk kishte përmasa të tilla, tek ne do të kishte një numër shumë të madh kompanive evropiane dhe ata do të paguanin tatimin e tyre këtu. Një kompani e tillë në qytetin e Plovdivit përbën një e 800-ës të të ardhurave të përgjithshme të tatimit korporativ. Kështu po të kishim vetëm 800 kompani të tilla, këto të ardhura do të dyfishoheshin dhe me to do të zgjidheshin problemet si paratë për pensionistët, paga minimale, shëndetësia, arsimi. Mirëpo për shkak të korrupsionit dhe sistemit gjyqësor, i cili nuk funksionon, investitorët e vlerësojnë rrezikun si shumë i madh dhe nuk e zgjedhin Bullgarinë. Dhe këto të ardhura kurrë nuk hyjnë në buxhetin tonë.

Skemat me përmasa gjigante si rasti me Bankën Korporative Tregtare, e cila falimentoi në vitin 2016, apo prokurimet publike të organizuara në mënyrë skandaloze janë arsyet, për të cilat investitorët janë shumë të kujdesshëm dhe preferojnë të mos marrin rreziqe.

Është e pabesueshme se si humbëm 4 mlrd leva me këtë mashtrim të stërmadh. Çfarë do të ndodhte po t’i kishim investuar ato – vazhdoi Kirill Petkov. – Pas Bankës Korporative Tregtare ka 60 borxhe dhe shumë pyetje – cilët janë ata 60 persona, pse akoma nuk ka njerëz të dënuar, pse drejtori ekzekutiv i bankës po ndodhet në Serbi dhe pse askush nuk e merr atë në pyetje. Shembujt e tjerë janë lidhur me lëndët djegëse, monopolistët, kartelet. Në vitin 2015 kompania “Lukoil” pati 5 mlrd leva shitje nëpërmjet “Neftohimi”-t dhe njëkohësisht – humbje për 122 mln leva. Se si është e mundshme që të kesh një humbje të tillë, në se të ardhurat janë aq të larta? Dhe akoma një pyetje – a zbatohen prokurimet publike në kushtet optimale?

Sipas Kirill Petkovit këtej e tutje vendimi është në duart e pushtetit ekzekutiv. Në se ai dëshiron të ndryshojë statukuon, mund të fillojë me hetimin e mashtrimeve me TVSH-në dhe me të ardhurat e fshehura. Mirëpo për këtë ka nevojë për një udhëheqës të pavarur të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, i cili do të përqendrohet mbi kompanitë e mëdha si burimi i të ardhurave më të larte buxhetore. Sipas fjalëve të ekonomistit, po të vazhdojmë rrugën e deritanishme dhe nuk punojmë për rritjen e PBB-së, nuk mund të presim asgjë të mirë.

Që nga viti 2011 deri tani kemi dyfishuar borxhin shtetëror dhe po të vazhdojmë të tërheqim kredi do të hyjmë në një spirale të kredive – është kategorik Kirill Petkov. – Për këtë arsye duhet t’u them “jo” modeleve të korrupsionit, të përqendrohemi mbi eksportin dhe të mos marrim borxhe të jashtme dhe të mos përdorim vetëm fondet evropiane si burimet e vetme financiare për ekonominë tonë. Sepse shumat e lëshuara në kuadrin e këtyre fondeve do të pakësohen pak nga pak. Secili bullgar duhet të pranojë situatën, në të cilën po ndodhemi – të kuptojë se tashmë nuk ka qëndrueshmëri – ose ndryshojmë modelin dhe ecim përpara, ose përsëritim skenarin e Greqisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD