Para kohe hyrën në fuqi ndryshimet e fundit në Ligjin për Lëvizjen Rrugore, të cilat përmbajnë ndëshkime të papara dhe paprecedente, gjoba dhe sanksione të tjera kundër shoferëve të rrezikshëm. Pjesa dërmuese dhe më e mirë e shoqërisë i mirëpriti, edhe kërkoi një rreptësi më të madhe dhe tolerancë zero për të çmendurit prapa timonit, të cilët janë në thelbin e të ashtuquajturës “luftë nëpër rrugët” e vendit. Shkaqet për “nxjerrjen e shpatës” nga ana e policisë rrugore janë shumë, por një drejtues televiziv shumë saktë dhe shkurtimisht i caktoi si “mungesë e sanksioneve kërcënuese dhe mungesë e kontrollit për respektimin e ligjit”.
Ka shumë fakte, të cilat tregojnë, se nëpër rrugët bullgare, të cilat nuk iu përgjigjen kërkesave evropiane për udhëtim të sigurt dhe të qetë, në të vërtetë zhvillohet një luftë me afro 1 mijë viktima për vit dhe dhjetëra të plagosur dhe të gjymtuar përgjithmonë. Me shumë kushtëzime në Bullgari autostradat iu përgjigjen përfytyrimeve evropiane të artereve të ngjashme rrugore. Të ashtuquajturat autostrada kryesore, domethënë me rëndësi kombëtare, janë në nivelin e rrugëve të ngjashme në Evropë nga vitet 70-të të shekullit të kaluar. Rrjeti sekondar rrugor midis vendbanimeve të vogla vitet e fundit më tepër i ngjan trasesë së garës së motoçiklizmit se sa impiante për lëvizjen normale të mjeteve transportuese – vrima të mëdha në asfalt, pjesa të mbuluara me rrëshqitje të dheut, meremetime pa cilës. Dhe kudo, në çdo kohë, çdo stinë shoferë agresivë dhe arrogantë të cilët nuk respektojnë rregullat për lëvizjen rrugore.
Bullgaria është një nga tri vendet me rrugët më të rrezikshme dhe me më shumë viktima në Evropë. Problemi nuk është vetëm ekonomik, politik ose ndërtues, ky është një problem kombëtar, edhe ndërkombëtar, sepse në ato rrugë lëvizjen qindra mijë automobila të huaja të ngarkimit dhe të udhëtarëve.
Në ato kushte me më shumë rëndësi bëhet kontrolli mbi lëvizjen automobilistike. Ndryshimet e reja në Ligjin për Lëvizjen Rrugore nuk mund të ndreqin magjistralet dhe autostradat, por janë në gjendje që të vështirësojnë jetën e çdo shoferi të rrezikshëm. Në qoftë se do të respektohen! Është një sekret publik, se 60 për qind nga gjobat e imponuara nga policët rrugorë nuk paguhen dhe asnjeri nuk kërkon as paratë, as përgjegjësi nga fajtorët. Tani po hyn në fuqi një nga masat më radikale, përveçse gjobat në të holla rriten pothuajse dyfishtë dhe bëhen të pashlyeshme për shumicën e bullgarëve të cilët janë pa para. Si sistemet elektronike të Policisë Rrugore, ashtu edhe të Agjencisë së të Ardhurve do të kontrollojnë automatikisht paguhen apo jo gjobat. Sanksionet arrijnë shuma astronomike dhe nuk është e mundshme që të mos detyrojnë edhe shoferët më të çmendur të mendojnë për këtë. Tani do të hiqen edhe targat e regjistrimit të fajtorëve dhe kështu ata nuk do të jenë në gjendje të ngasin veturat.
Vallë, a do të aplikohet kjo masë ekstreme e parashikuar në ligj nga policët rrugorë, akoma nuk dihet. Mirëpo, ajo mezi është shkopi magjik, i cili do të sjellë qetësi në rrugët e Bullgarisë. Është fakt se kjo masë është më kërcënuese, pa përmendur hyrjen në burg, gjë që është pothuajse e pamundshme për aksidentet rrugore. Është edhe më radikale. Tani për tani premisat për sukses të kësaj mase të rreptë janë të mira, sepse shoqëria e mirëpret, ndoshta do të ndihmojë edhe për aplikimin e saj. Luftës në rrugët bullgare duhet t’i jepet fund madje të jetë e domosdoshme që policia të “nxjerrë shpatën” kundër shoferëve të rrezikshëm. Le të shpresojmë, se kjo masë do të japë rezultatet e duhura dhe të pritura!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..