Jetojmë në një kohë, në të cilën, pa rëndësi të arsimit, gjinisë, racës kurse nganjëherë dhe të moshës, ne mund të arrijmë çdo gjë. Kushti i vetëm është t’u kthejmë shpinë mashtrimeve të deridjeshme, si dhe paragjykimeve, frikësimeve dhe sikleteve. Mbi këtë parim dhe njerëzit nga Shoqata “Mundësi pa kufi” i nënshtrojnë idetë e veta dhe punën e vet në përkrahje të njerëzve të rinj, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë.
Këta janë nxënës dhe të rinj deri në moshën 29 vjeçe, të cilët do të duhet të gjejnë vendin e vet në jetë. Për çdo një njeri të ri është e rëndësishme të dijë se ndaj kujt duhet të drejtohet, që të mund të marrë një informatë të vërtetë dhe korrekte ose thjesht të bisedojë mbi temë, e cila e emocionon në këtë moment. Për këtë qëllim shoqata mirëmban një sajt në internet dhe organizon takime të drejtpërdrejta me të rinjtë, duke i provokuar të përfshihen në temat, të cilat i prekin drejtpërsëdrejti.
Ja sesi tingëllon një nga ftesat për takim-diskutim: “Sigurisht që çdo ditë të bëjnë përshtypje gjëra, të cilat nuk janë OK – në shkollë, në lagje, në autobus, në lokal, në rrugë, të cilëve iu duhet shumë pak, që t’u “ndrisë”, të ndryshohen drejt më së mirës ose t’i detyrojnë njerëzit të buzëqeshin. Dhe sigurisht që ti ke ide dhe vendime, por të cilat qëndrojnë vetëm në kokën tënde? E, erdhi koha t’i nxjerrim në sipërfaqe dhe jo vetëm! Hajde me ne për arsimim për një sipërmarrësi rinie!”
Kjo si edhe mësime të tjera të ngjashme janë një pjesë nga veprimtaritë, të financuara nga Programi kombëtar për rininë në përkrahje të arsimit profesional dhe realizimit. Veprimtaritë shpërndahen midis 36 qendrave konsullore dhe informative të Rinisë, të cilat gjenden në qytetet e mëdha në Bullgari. Shërbimet popullarizojnë mundësitë për arsim, udhëtim, programe vullnetare, stazh dhe punë në vend dhe jashtë shtetit. Përmes tyre të rinjtë mund të kuptojnë po kështu se si të përgatisin dokumente për anëtarësim për punë ose si të mund të zgjedhin një degë të përshtatshme në universitet. Shumë të kërkuara janë shërbimet e psikologëve, të cilët bashkëpunojnë me shoqatën. Ja se çfarë tregon akoma Maria Allkallaj, organizatore e iniciativave ndaj shoqatës “Mundësi pa kufi”:
“Një pjesë nga kolegët nga organizatat “Mundësi pa kufi” dhe “Bashkë” punojmë dhe mbi temën për tolerancën. Gjuha e mërzitjes është shumë aktive në internet hapësirën, për shkak të mundësisë së njerëzve të thonë çdo gjë, të cilën sy më sy nuk mund ta thonë. Të rinjtë janë shumë aktiv në kërkimin e shërbimeve onlajn, për shembull shkrimi me psikologë. Disa prej tyre lidhen vetëm, që të mund të flasin për këtë e cila i shqetëson në momentin e caktuar. Sa u përket shërbimeve të tjera, nuk jam e bindur se e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Informacioni i madh në internet vetëm i turbullon më tepër në zgjedhjen e profesionit. Shumë nga fëmijët nuk kanë një përfytyrim të vërtetë për këtë se çfarë duhet, që të mund të punosh diçka. Shpesh përfytyrimet e tyre dallohen me realitetin. Mundohemi të organizojmë për ta përveç konsultimeve dhe takime me njerëz, të cilët kanë suksese në profesionin e vet. Një prej tyre qe menaxher në një firmë të madhe softuerike, me diplomë të gjeologut. Ai është shembull, për këtë sesi një arsim dhe profesion krejtësisht të ndryshëm mund dhe të mos të hyjnë në konflikt gjatë realizimit të punës.”
Nga shoqata “Mundësi pa kufi” këshillojnë asnjëherë të mos të ndërpritet fija e mësimit dhe e zhvillimit personal. “Mësimi prej kohe nuk bëhet vetëm me libër në dorë, por përmes veprimit, përjetimit të përbashkët, përvojës praktike – thotë Maria Allkallaj. – Ne kemi zgjedhur të mbetemi nga ana e ndritur dhe do të bëj një paralel me sagën “Luftërat midis yjeve” – ne jemi nga xhedajet dhe besojmë tek e mira. Mundohemi përmes arsimit dhe konsultimeve në qendrat informative të tregojmë se, gjërat e mira rastisin dhe kjo bile dhe me një dëshirë minimale dhe interes, të treguar nga të rinjtë në vendin tonë. Është mirë se dhe tek ne fillojnë të zhvillohen programe me pjesëmarrjen e vullnetarëve. Ideja është që ana vullnetare të jetë instrument për fitimin e një përvoje praktike, përmes punës në një mjedis real.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e..