Në Sofje, në një nga galeritë e kryeqytetit u hap ekspozita e tre artistëve bashkëkohorë – Ivo Bistriçki, Aleksandër Vëllçev dhe Sllav Nedev. Ata mbliden për të treguar disa nga veprat e veta të fundit. Kjo është arsyeja për takimin e koleges sonë Sibilla Lilova me një nga ata – Sllav Nedev, i cili tregoi më shumë hollësi për takimin e tyre dhe për pikëpamjen e tyre të përbashkët për art.
„Gjatë janarit hapëm ekspozitën “Bistriçki, Vëllçev, Nedev”. E zgjodhëm këtë titull, sepse nuk kemi ndonjë temë apo koncept konkret për të. Bashkëveprimi ynë në këtë ekspozitë është në nivelin e plastikës. Besoj se edhe në nivelin e shpirtit lidhja midis nesh dhe midis veprave tona ekziston, pavarësisht se ato janë shumë të ndryshme. Kur njeriu punon me njerëz të tjerë komunikimi i mirë është me rëndësi të madhe, ai duhet të shpjegojë lirisht idetë e veta kreative. Me Aleksndër dhe Ivo kemi pasur edhe më parë projekte të përbashkëta. Mund të them se kemi krijuar një traditë. Na pëlqen puna e përbashkët kemi ide të mira dhe do të vazhdojmë të punojmë kështu. Në fund të marsit gjithashtu do të bëjmë diçka së bashku, këtë herë në qytetin Pleven (Bullgari Veriore). Atje me ne do të prezantohet skulptori Simeon Simeonov. Dëshirojmë që njerëzit, të cilët pëlqejnë artin e ri dhe inovativ, të bëhen më shumë, sepse besojmë se kultura vizuale dhe arti figurativ mund të pasurojnë jetën e njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësi. Publiku po e pranon shumë mirë ekspozitën dhe për ne kjo është me rëndësi”.
Ata të tre duan të eksperimentojnë, të studiojnë, të kërkojnë, të provokuar nga bota bashkëkohore dhe nga njeriu i saj. Dhe kjo është hallka lidhëse midis tyre. Në piktura shikuesi mund të vërë re një prerje të veçantë të formës, mbi të vilën ata punojnë. Pa marrë parasysh a pikturojnë ndonjë objekt, peizazh urban apo trup, ata e shpalosin atë, e gërmojnë, e vizatojnë, dhe e plotësojnë. E përdorin atë si shabllon apo tekst, si sfond apo anatomi, ndryshojnë pikëpamjen, provokojnë tension dhe interes. Ja se çfarë mendojnë autorët për veprat e tyre:
Aleksandër Vëllçev: “Zbuloj bukurinë në gjërat e thjeshta, në gjërat, të cilat të tjerët i shpërfillin. Kombinoj, rendit apo shpik. Krijoj kompozime abstrakte, në të cilat materiali fillestar ka humbur caktimin e vet origjinal dhe ka marrë një funksion të ri estetik.”
Ivo Bistriçki: “Metafizika e trupit” – organe të vogla me funksion të paqartë, elemente dhe mekanizma lidhëse, zemra të mëdha. Fjalë, tekste, shenja pikësimi, pjesë lajmesh, linja dhe gjysmërrethe. Kujtime, nostalgji, vrima të zeza, çaste lumturie dhe pak dashuri.”
Sllav Nedev: “Seria “Vizione post-urbane” e lë pas vetes kohën e shoqërisë së sotme urbane dhe prezanton një realitet, në të cilin për ndonjë arsye njerëzit janë zhdukur dhe vetëm janë të pranishëm mbeturinat e veprimtarisë së tyre (kryesisht arkitektura). Siluete si hije kujtojnë për jetën e qytetit. Natyra pak nga pak mposht hapësirën, që më parë ka qenë përvetësuar nga ajo. Jeta i kundërvihet betontës dhe qelqit dhe fillon përsëri.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: stubelgallery.com
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..