FinTech është një industri, që përbëhet prej kompanish, të cilat përdorin teknologji të reja dhe inovacione dhe i aplikojnë në tregun financiar. Këto kompani financiare përpiqen ta përmirësojnë përdorimin e shërbimeve financiare të ndërmarrjeve kryesore.
Në saje të FinTech, klientët mund të përdorin shërbime bankare online, të realizojnë pagime nëpërmjet celularëve të tyre, të kontrollojnë sigurimet e tyre, të marrin navigacione dhe këshilla në administrimin e llogarive të tyre bankare, të marrin hua, të investojnë etj. Konsumatorët mund të bëjnë tregti nëpërmjet Bitkojn, një sistem pagimi, i bazuar te P2P. Ai funksionon me bitkojn, që quhet valutë virtuale.
Në një takim biznesi në Sofje u shqyrtua përparimi i FinTech kompanive, qëllimet e tyre të reja dhe tendencat kryesore në sektor. Ivajllo Ivanov, drejtor i kompanisë “iuvo” komentoi:
“Vitet e afërta do të jenë shumë interesante për këtë biznes. Po shohim se ka kompani, të cilat merren me investime, kompani, të cilat merren me pagime elektronike, së shpejti presim edhe të tilla për sigurimet. Të gjitha degët e FinTech industrisë, të cilat i shohim në Evropë, gradualisht fillojnë të zhvillohen edhe në Bullgari, që është shumë mirë. Në vendin tonë ka resurs serioz sa u përket kuadrove IT. Kemi gjithashtu njohuri të mira në financa. Kështu qe nuk ka shkaqe, që të mbetemi prapa. Është fakt se gjithçka ndodhet në internet.”
A ka klientë, të cilët kanë vështirësi me përdorimin e teknologjive të reja në sferën financiare?
“Sigurisht. Gjithmonë ka, pasi ka shërbime të reja – pohoi Ivanov. – Jemi duke punuar mbi sigurimin e informacionit, kështu qe njerëzit të mësohen t’i përdorin shërbimet tona të reja. Organizohen seminare, xhirohen video. Gjithmonë kemi gatishmëri t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve ndaj nesh. Qëllimi i të gjitha kompanive është një – deshëm t’u shpjegojmë njerëzve se çfarë është FinTech dhe t’i bindim se sa e dobishme mund të jetë për ta kjo industri. Ajo është vazhdim dhe një evolucion i natyrshëm i shërbimeve financiare, të cilat ata i kanë përdorur deri tani.”
Martin Bogdanov – drejtor ekzekutiv i kompanisë “Paysera” – Bullgaria komentoi: “Bullgaria nuk mund t’i injorojë tendencat evropiane dhe ato botërore. FinTech industria po përhapet edhe te ne. Ajo u ofron klientëve të saj një cilësi më të lartë të shërbimeve.”
Ekspertët e sektorit janë të mendimit gjithashtu se FinTech industria në Bullgari zhvillohet me tempe të shpejta dhe nuk mbetet prapa nga tendencat evropiane, FinTech i ndihmon konsumatorët për t’i përdorur shërbimet financiare më shpejt, më lehtë dhe efektive online.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shërbimet bankare në vendin tonë janë ndër më të arritshmet në BE, sipas një analize të Shoqatës së Bankave në Bullgari. Sipas saj, bankat në vendin tonë ofrojnë normat më të ulëta të interesit në Evropë për kreditë e dhëna rishtazi për familjet për..
Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Shërbimet bankare në vendin tonë janë ndër më të arritshmet në BE, sipas një analize të Shoqatës së Bankave në Bullgari. Sipas saj, bankat në vendin..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që..
Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i..