Me rastin e 75-përvjetorit të lindjes së prof. Petja Asenova Katedra e Ballkanistikës e Universitetit të Sofjes organizoi prezantimin e librit “Gjuhësia ballkanike sot”. Botimi është një shenje respekti ndaj arritjeve të saj shkencore e pedagogjike dhe përmban artikuj të homologëve dhe ish studentëve të saj. Libri pasqyron tendencat bashkëkohore në gjuhësinë ballkanike – fusha në të cilën prof. Asenova është novatore. Në vitin 1994 ajo themeloi specialitetin “Ballkanistikë” në Fakultetin e Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Pikërisht në këtë degë të re për herë të parë studiohen gjuhët, letërsitë, kulturat, historia e popujve të Ballkanit. Për suksesin e specialitetit të ri flet edhe fakti se edhe universitetet e tjera prijëse të Bullgarisë gjithashtu themeluan dega për studimin e Ballkanistikës.
Profesorja dhe doktore e shkencave filologjike Asenova ka edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në shkencën linguistike me mbi 160 publikime të cilat janë jo vetëm në sferën e gjuhësisë ballkanike, por edhe në lëmin e gjuhësisë së përgjithshme, gjuhësisë krahasuese, etnolinguistikës, onomastikës e etimologjisë, sociolinguistikës.
Homologët e prof. Asenova e përcaktojnë librin e saj për gjuhësinë ballkanike si “epoka e tretë dhe më e rëndësishme e zhvillimit të kësaj disipline”. Më shumë për meritat e saj mësojmë nga Prof. dr. Shaban Sinani nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë:
Shumë nga emrat e sotëm të gjuhësisë ballkanike janë ish studentë dhe aspirantë të saj. Njëri prej tyre është Prof. dr. Dhimitri Bello nga Universiteti i Tiranës
Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Prof. dr. Ali Jashari e përcaktoi kontributin e prof. Asenova për mësimin e shqipes në Bullgari:
Fotografi: Maria Peeva
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..