Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjoni gurgullimën e shatërvanëve të Bullgarisë

БНР Новини
3
“Mbrëmja plotë shi” me autore Petja Radkova

Shatërvanët në çdo qytet janë një nga vendet e preferuara për pushim. Ata magjepsin secilin me ndjenje ndaj bukurisë. Vet ata me gurgullimën tregojnë histori interesante. Një arsye të flasim për ta na dha fotoekspozita “Shatërvanët në Bullgari” rregulluar nga Asociacioni Bullgar i Ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin”. Si lindi ideja për këtë foto konkurs dhe cilat ishin kriteret për pjesëmarrje, e pyetëm kryetarin e asociacionit, inxhinierin Ivan Ivanov:

Kjo është një traditë, të cilën e respektojmë që prej 5 vitesh. Në kuadrin e Javës së Ujit vendosëm, se duhet të organizojmë veprimtari të larmishme për të tërhequr vëmendjen e njerëzve kështu që edhe ata të përfshihen. Dhe njeri prej aktiviteteve është foto konkursi. Sivjet tema ishte “Shatërvanët e Bullgarisë”. Ajo provokoi një interes të madh, ndoshta për arsye, se pjesa e madhe prej tyre u rinovuan vitet e fundit. Krahas kësaj janë në qendrën e vëmendjes në çdo qytet. U paraqitën më se 300 fotografi me ngjyra. Zgjedhja e jurisë ishte shumë e vështirë, por në fund të fundit u dalluan 50 fotografi. Prej tyre u dekoruan 5. Për tri vendet e para votoi juria, për vendin e katërt votuan onlajn, dhe për vendin e pestë vendosën institucionet.

“Gjimnastja e Çapës” me autor Jordan PaçevU dallua Drejtoria e Ujërave të Rajonit Lindor të Egjeut për fotografinë e shatërvanit “Spirale” në qytetin Pllovdiv. Fotografia e Stilijana Bozhidarovës nga qyteti Dobriç “Njomësia ujore” u dallua onlajn. U dekoruan tri fotografi të tjera nga juria: “Gjimnastja e Çapës” me autor Jordan Paçev, “Mbrëmja plotë shi” me autore Petja Radkova dhe “Më kap në se ke mundësi” me autor Kostas Anastasiu.

Nuk ka të dhëna të sakta për këtë kur njerëzit ndërtuan shatërvanin e parë, por më e rëndësishmja është se kudo në botë ata ruhen dhe mirëmbahen prej mijëra vitesh. Mirëpo, tek ne shatërvanët hasen rrallë. Në kryeqytet ka një shatërvan të ruajtur prej kësaj periudhe. Ai është në lulishten “Bukata” në bulevardin “Praga”. Sipas historianëve para afro një shekulli, ky shatërvan ngrihej në Sheshin “Sllavejkov” në qendrën e kryeqytetit. Në qytetin Pllovdiv ekziston edhe një shatërvan që prej shekujsh – “Demetra”. Ai u krijua nga skulptori Arnolldo Xoki, i  cili është autor i monumentit të Mbretit Çlirimtar në Sofje. Ky shatërvan u porosit si dhuratë dasme për princin Ferdinand nga perandori austriak. Princi vendosi t’i dhuronte qytetit Pllovdiv në lidhje me Ekspozitën e Parë Bullgare, hapur aty në vitin 1892. Është interesant historiku i shatërvanit në qytetin Hisarja, sipas legjendës një bej turk pëlqeu një vashë bullgare nga qyteti dhe dha urdhër të çonin te ai. Shumë gjatë përpiqeshin që të bindin vashën të ndërronte fenë, por ajo refuzonte. Prandaj beu urdhëroi për të djegur gjallë. Goca nuk tha asgjë vetëm lotët pikonin mbi tokë. Konsiderohet se kështu u formua burimi “Momina Sëllza” ose “Loti i Vashës”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD