Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Era e freskët e vishnjave të çelura japoneze ndihet në Sofje

БНР Новини
Foto: 138sou.com

Fillimi i pranverës është një çast i rëndësishëm për kulturën japoneze – atëherë fillon stina e çeljes së sakurës – vishnjës që është simboli i Japonisë. Kjo ngjarje u bë shkak për një festë në shkollën e 138-të të kryeqytetit, ku tashmë 5 vjet mësohet gjuha dhe kultura e lashtë e Japonisë. Nxënësit bullgarë njihen me letërsinë e Lindjes dhe dinë se çelja e sakurës festohet që nga shekulli i tetë para Krishtit. Dhe sot kjo ngjarje provokon emocione pozitive, mirëpo edhe një mallëngjim. Sepse lulet e pemës tregojnë sa kalimtare është bukuria në jetën tonë.

Në vitin 2009 në shkollën e 138-të në Sofje filloi një program për shkëmbim kulturor midis Lindjes dhe Perëndimit. Sot atje ka 1400 nxënës, të ndarë në grupe, në të cilat mësohen 7 gjuha të ndryshme. Para se të fillojnë të mësojnë më thellësisht gjuhën e popujve të huaj, më parë fëmijët njihen me kulturën dhe traditat e shtetit përkatës. Shumë prej nxënësve që mësojnë gjuhën japoneze i pëlqejnë heronjtë e filmave të vizatuara japoneze.

СнимкаNë shkollë bashkë me gjuhën japoneze fëmijët mësojnë parimet e poezisë haiku dhe të teknikës së ikebanës. Për interesin e lartë të fëmijëve për gjuhën dhe kulturën japoneze më shumë kontribuojnë mësuesit e rinj dhe të entuziazmuar. Ata janë organizatorët e festës pranverore në shkollë, ku ishte i pranishëm ambasadori i Japonisë tek ne Shiniçi Jamanaka.

Снимка
Aktualisht rreth 130 fëmijë mësojnë gjuhën japoneze në shkollën tonë – tregoi Magdalena Krësteva – drejtoresha e shkollës së 138-të “Prof. Vasill Zllatarski” në Sofje. – Gëzohem shumë se të gjithë mësuesit janë të rinj – domethënë ka njerëz të rinj, të cilët e zgjedhin këtë profesion. Ata janë ambiciozë dhe kanë një lidhje të ngushtë me fëmijët. Nxënësit dhe mësuesit organizuan një festë të mrekullueshme të kulturës japoneze. Gjithçka e lidhur me Japoninë është tërheqëse për ta. Tani nxënësit po përgatiten për një konkurs të retorikës. Në kuadrin e të njëjtit konkursi para disa vitesh një nxënëse jonë kaloi një muaj në një familje japoneze. Konkursi është i vështirë, nxënësit duhet të kenë aftësi të mira retorike dhe të mund të fitojnë vëmendjen e auditorit. Nuk është e rastit se përfaqësuesit e ambasadës japoneze, fondacione të ndryshme dhe miqtë e Japonisë shpesh vizitojnë shkollën tonë. Shpesh fëmijët tanë janë mysafirë në ambasadën japoneze. Atje ata bëhen dëshmitarë të sjelljes së japonezëve me njëri tjetrin, fitojnë besim në vetveten dhe pastaj me një entuziazëm të shtuar vazhdojnë ta studiojnë gjuhën.”

Kultura e lashtë e Lindjes ka një ndikim të fortë mbi botëkuptimin e fëmijëve dhe marrëdhëniet mes tyre në shkollën japoneze. Sipas fjalëve të drejtoreshës Magdalena Krësteva fëmijët, të cilët mësojnë japonishten janë më të përqendruar në punën e tyre dhe më të përmbajtur në marrëdhëniet me të tjerët. Ajo kujtoi se vetëm mësuesit në Japoni nuk janë detyruar të përkulen para Perandorit. Në Tokën e Lindjes së Diellit mësuesit kanë një autoritet shumë të madh.

СнимкаKa shumë gjëra, të cilat mund t’i mësojmë nga japonezët – shtoi Magdalena Krësteva. – Për mua Japonia është dashuria adoleshente. Kur isha nxënëse lexoja çdo gjë të shkruar në gjuhën japoneze që mundesha ta gjeja. Më pëlqente shumë jeta e përditshme e japonezëve, sepse është aq e ndryshme. Ata kanë një sjellje të veçantë aristokratike, të cilën nuk e zotërojnë popujt e tjerë. Përveç kësaj ata kontrollojnë krejtësisht emocionet e tyre. Arti i ikebanës tregon shpirtin e tyre që gjithmonë kërkon bukurinë. Ai është i dukshëm në traditat japoneze të organizimit të hapësirës së brendshme në shtëpitë e tyre. Vëmendja e posaçme ndaj detajit dhe ndjenja për harmoni janë të dukshme kudo. Admiroj disiplinën dhe pastërtinë e shkollave japoneze, admiroj mënyrën në të cilën ky popull kujdeset për gjërat në jetën e tij. Kjo është një pjesë e pandarë e edukimit në shkollën tonë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: 138sou.com dhe bg.emb-japan.go.jp



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD