Me mrekullinë arkitekturore Pallati i Kulturës në qytetin Pernik është një nga simbolet e këtij vendbanimi. Tashmë 60 vite me radhë për banorët e qytetit kjo është një vatër e kulturës, një vend, në të cilin komunikojnë me vlerat kulturore kombëtare dhe botërore, njihen me tradita të ndryshme. Shumë njerëz kaluan pragun e tij që të hyjnë në botën e muzikës, valleve, krijimtarisë artistike, artit të pikturimit. Të provokuar nga mundësia të zhvillojnë talentin e vet, njerëzit përfshihen në forma të ndryshme të mësimit profesional ose të amatorëve. Që këtu nis rruga profesionale e krijuesve bullgarë të cilët brenda viteve u njohën botërisht. Pallati është një skenë për muzikantë, poetë, shkrimtarë, piktorë, intelektualë.
“Pallati i Kulturës u inaugurua më 10 shkurt të vitit 1957. Godina është unike, por me origjinalitet më të madh dallohen grupet. Orkestra e Veglave Frymore u formua në vitin 1902 dhe është prestigjioze për institucionin tonë. Ajo përfshihet në të gjitha veprimtaritë që organizohen në qytet. Krahas kësaj ka dhënë koncerte në shumë vende evropiane. Vite me radhë dirigjent i saj ishte Hristo Tonev. Tani me orkestrën punon Trifon Trifonovi.
Krenohemi edhe me Orkestrën e Dhomës “Orfej”, e cila pasuron jetën muzikore të qytetit. Ky grup u formua në vitin 1971 nga Rajço Hristovi. Orkestra ka dhënë koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe në Gjermani, Holandë, Norvegji, Greqi...
Orkestra e Muzikës Popullore përbëhet nga muzikantë profesional. Ajo u formua para 60 vitesh. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Graovska Mlladost” është mbajtës i shumë çmimeve: Diploma e Artë nga Portugalia, fleta të nderit nga festivale të ndryshme në Evropë. Krahas kësaj ai ka bërë turne në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Grupet Folklorike të Pallatit shpesh japin koncerte para bullgarëve të cilët mbetën jashtë kufijve të Bullgarisë si rezultat i rindarjes së hartës politike të botës. Para afro një muaji dhamë një koncert para bashkatdhetarëve tanë në fshatin Zvonci, një vendbanim populluar me bullgarë, i cili mbeti jashtë kufijve të shtetit pas arritjes së Traktatit të Njojit nga viti 1920. Shpesh japim koncerte edhe në Republikën e Maqedonisë.
Në grupet e Pallatin hyn edhe Kori i Dhomës “Ivan Topallov”. Ai u krijua në vitin 1987 dhe mban emrin e dirigjentit të tij të parë. Vjet ai realizoi një turne të suksesshme në Itali. Krahas kësaj kemi edhe një shkollë të arteve. Më se 100 fëmijë frekuentojnë shkollat muzikore të pianos, kitarës, violinës etj. Interesi është i madh, sepse Pallati organizon konkurs për ekzekutues të veglave klasike muzikore. Sivjet ai do të mbahet më 28, 29 dhe 30 prill. Çdo vit në të prezantohen ekzekutues të rinj nga mbarë vendi. Krahas kësaj vijnë miq edhe nga Maqedonia dhe Serbia fqinje. Vjet në të morën pjesë përfaqësues të Republikave Baltike.
Është një traditë të organizojmë “Ditë Muzikore të Nëntorit”. Vjet veprimtaria u hap me një koncert të pianistes së njohur Iva Vëglenova. Ajo jeton në Paris, por mësimet e para të muzikës i mori në Pallatin tonë të Kulturës. Për përvjetorin e 60-të nga Londra mbërriti edhe këngëtarja xhaz Marinella Pashova, e cila gjithashtu është e lidhur me Pallatin. Këtu punonte këngëtarja e njohur popullore Guna Ivanova dhe njeri prej fizarmonicistëve më të mirë bullgar – Ivan Ivanov. Më 21 prill një koncert do të ketë Orkestra Frymore me këngëtaren operistike Elena Mehanxhijska.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e..
Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në..