Qeveria e re bullgare vuri në dukje se do të rritë pensionet minimale, pagën minimale dhe pagat e mësuesve. Disa shpenzime të tjera, ndër të cilat janë edhe ato për mbrojtjen, së shpejti do të rriten. Dallimi i madh mes shpenzimeve të ndryshme është me sa ato janë planifikuar apo jo dhe nëse janë parashikuar në buxhetin për këtë vit, deklaroi për Radio Bullgarinë ekonomistja nga Instituti për Ekonominë e Tregut Desisllava Nikollova:
“Shpenzimet për mbrojtjen dhe blerjen e teknikës mbrojtëse për shembull janë parashikuar në buxhet. Këto janë shpenzime afatgjata dhe atje nuk ka befasime dhe rreziqe për buxhetin. Problemi është me shpenzimet, të cilat nuk janë parashikuar në ligjin për buxhetin shtetëror. Atje janë harxhimet serioze lidhur me pagën minimale dhe pagat e mësuesve. Çështja është se si pikërisht do të financohen këto shpenzime suplementare. Aktualisht gëzojmë një mjedis të mirë ekonomik, i cili e përkrah buxhetin. Pas një periudhe të gjatë deflacioni, Bullgaria përsëri kthehet në rrugën e inflacionit, gjë që është një lajm i mirë për buxhetin, sepse inflacioni përkrah të ardhurat tatimore. Kjo gjendje deri diku i pakëson rreziqet e rritjes së shpenzimeve, por çështja është se çfarë do të jenë efektet afatgjata të këtyre vendimeve, sepse këtu flasim jo për shpenzime të njëhershme, por për një angazhim, i cili do të jetë valid edhe pas fundit të këtij viti.”
Sipas Desillava Nikollovës rreziku i madh para buxhetit është se kur pikërisht do të kthehet cikli ekonomik, sepse një ulje ekonomike do të thotë një ulje e rreptë e të ardhurave tatimore. Ndërkaq, nuk do të ekzistojë aspak mundësi për ndryshim të vendimit për rritjen e pensioneve dhe pagave, sepse kjo do të thonte vetëvrasje politike për partinë, e cila do të merrte një vendim të tillë.
“Rreziqet para buxhetit nuk janë të drejtpërdrejta, por janë aktuale në plan afatgjatë, akoma më tepër se ka të ngjarë që rritja e premtuar e pensionit minimal të ndikojë edhe mbi aktualizimin e pensioneve të tjera, që të ketë njëfarë drejtësie në këtë sistem. Mungesa e rritjes paralele edhe të pensioneve të tjera do të ishte një gozhdë në arkivolin e sistemit të pensionimit, sepse kjo do të thotë se pavarësisht se sa gjatë ndokush i ka paguar sigurimet e veta, pensionet në fund të fundit do të jenë përafërsisht të njëjta. Kjo nuk i stimulon njerëzit për të paguar sigurime pensioni sipas të ardhurave të tyre reale.”
Sipas Desisllava Nikollovës herët ose vonë do të ketë presion mbi qeveri për rritjen paralele të pensioneve, gjë që supozon shpenzime suplementare.
“Ne humbën një mundësi të shkëlqyeshme, si rrjedhim i gjendjes së mirë ekonomike në Evropë, për ta rregulluar oborrin tonë të financave publike dhe më në fund t‘u vëmë fund deficiteve, sepse vitin e kaluar e përfunduam me tepricë të arkës, por sivjet përsëri është planifikuar deficit. Tani situata është e mirë dhe kemi një buxhet të balancuar dhe tepricë buxhetore. Kjo duhet përdorur si bufer në kohën, kur ekonomia do të fillojë të ecë poshtë, gjë që është e pashmangshme. Pasi kjo ndodh ka mundësi reale që buxheti i vendit të gjendet në krizë. Atëherë do të ecim drejt niveleve serioze të deficitit.”
Sipas Nikollovës politika e caktimit të pagës minimale në vend duhet ndryshuar krejtësisht. Paga nuk duhet të rritet në mënyrë administrative. “Paga e punonjësve nuk rritet me shkop magjik. Ajo rritet me më shumë prodhueshmëri dhe me investime. Në qoftë se qeveria kërkon ta ndihmojë rritjen e pagimit, atëherë ajo duhet të punojë për një mjedis më të mirë biznesi dhe të shpresojë se investitorët cilësorë do të preferojnë të bëjnë biznes në Bullgari në plan afatgjatë”, thotë në përfundim Desisllava Nikollova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..