Këngëtarja ka një popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Rruga e saj krijuese nis nga familja, shkolla, skenat e vatrave të kulturës, festat fshatare, që të arrijë sallat botërore si soliste e Ansamblit Folklorik “Filip Kutev”. Kështu pas vitit 1985 ajo përfitoi nga mundësia të zbulojë specifikën e këngëve të krahinave të tjera folklorike. Shpesh është pjesë e formacioneve të ndryshme të dhomës, njëra prej të cilave është “Veçernica”. Mirëpo, incizimet e saj janë kryesisht të këngëve të krahinës së lindjes. Ëndrra e saj është të zbulojë dhe të incizojë këngët e gjyshes Spasija, e cila i gëzon popullaritetit jo vetëm në fshatin Divotino. Sorina Bogomillova interpreton këngë të përpunuara nga Kosta Kolevi, Rosen Genkovi, Bojan Nankovi, Hristofor Radanovi. Ajo është e prirë të pranojë provat e muzikantëve të modernizojnë traditat folklorike, mjafton që kjo të bëhet me profesionalizëm. Ajo ka interpretime të përbashkëta me këngëtarë pop, të cilët kërkuan efektin e artit të këndimit të krahinës folklorike Graovo.
Sivjet Sorina Bogomillova shënon jubileun 50 vjeçar. Për këngën popullore rrëfen:
“Për mua kënga popullore është gjithçka pas familjes. Kënga popullore është jeta ime. Interpretoj vetëm këngë autentike. Dashurinë ndaj folklorit e trashëgova nga prindërit. Im at ishte muzikant, xhaxhallarët i kam valltarë dhe koreografë. Kështu që nga mosha 6 vjeçare vallëzoj dhe këndoj. Këndova në korin shkollor, pas kësaj, deri në klasën e 7-të, i bija trumbetës në orkestrën shkollore. Si këngëtare më zbuloi mësuesja e muzikës – zonja Bllagoeva. Ajo më prezantoi në Shtëpinë e Minatorëve në qytetin Pernik. Aty dirigjent ishte Bojan Nankov, i cili punonte me bashkëshorten e tij – këngëtaren e njohur Radka Aleksova. Prej saj dhe prej këngëtares Pavlina Gorçeva e mësova këndimin tipik të krahinës Graovo. Bojan Nakovi më ndihmonte për vokalet. Pas kësaj këngëtarja popullore Guna Ivanova më këshilloi për Ansamblin “Filip Kutev”. Dëshiroj t’u falënderoj dirigjentëve, me të cilët kamë punuar – Marija Leshkova, Stefan Dragostinov, Georgi Genov. Ata më kanë besuar të interpretoj solo këngët më të njohura si “U shtri Tudora”, Më thuaj Angjo”, “Hajde, dielli po agon”. Këndoj solo edhe në këngën e fundit të Georgi Genovit – “Meto gënjen”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..