Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qentë dhe pronarët e tyre do të marrin pjesë në një maratonë në Parkun Jugor

БНР Новини

Si vrapohet më shpejt – me dy ose katër këmbë? Në qoftë se kjo pyetje ekzistenciale ju shqetëson, ejani në maratonën e parë për qentë dhe pronarët e tyre. Ftesa vjen nga programi për mënyrën shëndetësore të jetesës “Jeto aktivisht”, që “Nestle Bulgaria” aplikon për herën e njëmbëdhjetë me radhë.

Njerëzit dhe qentë vrapojnë njëri pranë tjetrit dhe japin kurajë njeri tjetrin. Pronarët do të çojnë kafshët e tyre të dashur. Ideja është që njeriu dhe qeni të lëvizin në sinkronë, sepse kjo është një shenjë, se kanë lidhje të fuqishme mes tyre. Itinerari i tyre do të jetë një shteg i posaçëm, në të cilin nuk ka pengesa. Dhe ky është një gjest organizatorëve me rastin e maratonës së parë.

СнимкаShpresojmë se do të vijnë mjaftë njerëz, sepse në Facebook tashmë kemi publikuar ftesë: “Maratonë për qentë dhe pronarët e tyre” – na shpjegon Elizabet Popova, e cila është menaxhere në kompani. – I presim të gjithë pjesëmarrësit më 18 qershor në orën 9.30 te hyrja qendrore e “Parkut Jugor” të kryeqytetit. Pas maratonës kemi përgatitur mësime interesante për njerëzit dhe qentë, që t’i ndihmojmë pronarët për t’i trajnuar kafshët e tyre shtëpiake dhe të zbatojnë komanda të thjeshta si “eja”, “ulu” etj. Do të tregojmë gjithashtu veprimtari të ndryshme sportive – dog frizbee, agility, si dhe demonstrime vallesh me qen. Për këtë qëllim kemi ftuar shumë trajnerë, të cilët të na ndihmojnë në këtë iniciativë. Partnerët tanë nga “Eko-ekuilibri” do të çojnë me vete dhjetë qenë të vegjël për adoptim. Kështu qe përveç lojërave dhe humorit të mirë dikush mund të niset me një kafshë të re shtëpiake. Përveç kësaj do të ketë shumë çmime për pjesëmarrësit e rinj.

Dhe që të jeni një prej tyre, mjafton të regjistroheni në Facebook. Deri tani 300 pronarë dhe akoma kaq qen kanë deklaruar qëllimin e tyre për të marrë pjesë në maratonë. Disa prej tyre madje u drejtojnë sfida rivalëve të tyre me shaka.

Për kë sfida është më e madhe në maratonën në fjalë – për kafshën, ose njeriun?

Pritjet tona janë që pronarët të jenë më pak të sfiduar, sepse njerëzit, të cilët i çojnë qentë e tyre në veprimtari të tilla, zakonisht merren me sport në kohën e tyre të lirë bashkë me kafshën – supozon Elizabet Popova. – Ka raca, që janë shumë temperamente për nga karakteri dhe në fakt ato janë më aktive nga pronarët e tyre. Mirëpo, aktiviteti ynë u është drejtuar të gjithëve – si ndaj njerëzve, që merren profesionalisht me sport bashkë me qenin e tyre, ashtu dhe ndaj adhuruesve, të cilët nuk janë kaq të përgatitur, por kanë dëshirë për të kaluar më shumë kohë me kafshën e tyre shtëpiake.”

Снимка“Jeto aktivisht” zhvillohet çdo vit dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë të mendimit se duhet të merren me sport dhe të ushqehen në mënyrë shëndetësore. Nga edicioni i parë gjatë vitit 2006 deri tani mbi 140 mijë veta kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë me yjet e mëdha të sportit bullgar.

Qëllimi ynë është që njerëzit të dalin jashtë, që të merren me sport, të dëfrehen dhe të jetojnë aktivisht – pohon Elizabet Popova. – Dhe meqenëse shëndeti është më i rëndësishëm për njeriun, ne përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit për të jetuar në mënyrë shëndetësore. Pasi jemi aktivë, ne do të jemi në formë të mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrethi, trekëndëshi dhe kryqi – sekretet e alfabetit glagolitik marrin jetë në punëtoritë për fëmijë

Në vitin 2025, Bullgaria shënon 1170 vjetorin e krijimit të alfabetit glagolitik – alfabeti i parë sllav që i parapriu alfabetit cirilik . Me këtë rast, Biblioteka Kombëtare organizon punëtori të posaçme “Unë shkruaj në alfabetin glagolitik”, në të..

botuar më 25-05-22 6.55.PD

Jarosllav Veshin - një çek shumëngjyrësh në Bullgari

Më 22 maj, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake hapet një ekspozitë e quajtur "Një çek shumëngjyrësh në Bullgari". Ekspozita i kushtohet 165-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Jarosllav Veshin - piktorit të parë kryesor në..

botuar më 25-05-22 6.10.PD

Disa institucione bullgare bëhen pjesë e një itinerari kulturor kushtuar Shenjtorëve Kirill dhe Metodij

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Shkolla e Mesme Kombëtare për Gjuhë dhe Kultura të Lashta "Konstantin-Kirill Filozofi", Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe Fondacioni Glagolitik do të pranohen sot anëtarë të plotë të..

botuar më 25-05-22 5.05.PD