Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“U nis Enjo me karrocë për barna”

Këngë popullore me rastin e Ditës së Enjos

БНР Новини

Sipas gojëdhënave popullore, prejardhja e barnave kuruese lidhet më tepër me luftimin e përjetshëm midis së mirës dhe së keqes, midis Zotit dhe Shejtanit. Legjenda tregon, se kur Zoti e bëri njeriun prej balte e lëri nën rrezet e diellit për të tharë dhe u shtri për të pushuar. Pasi ishte tepër i lodhur e zuri gjymi. Erdhi Dreqi dhe shpoi shumë herë me gisht krijesën hyjnore. Për të korrigjuar dëmet, Zoti mblodhi barna dhe vuri prej tyre në çdo vrimë. Pas kësaj i bekoi barnat kështu që ato të shndërrohen në bimë mjekuese. Vetëm një vrimë mbeti pa barna dhe prej saj filluan të hyjnë sëmundjet dhe t’u dëmtojnë njerëzve.

Populli beson se forca kuruese e barnave është më e madhe më 24 qershor, kur bie Dita e Enjos. Atëherë është festa e Shën Ivanit Barnabledhësi, quajtur edhe Ivani i Verës, Mesi i Verës. Po këtë datë Kisha Ortodokse Bullgare kremton lindjen e Shën Joan Pagazorit. Edhe më sot ekziston traditë, që Ditën e Enjos barnat të mblidhen herët në mëngjes, që para agimit të diellit, atëherë kur nis të zbardhë drita. Ky rit në të kaluarën shoqërohej me këngë speciale.

Subjekti në to më shpesh është Enjo ose Janjo, i cili nis me një “karrocë për barna”. Në këngën interpretuar nga Grupi Folklorik i Grave nga fshati Goljamo Krushare, rajoni i qytetit Jamboll, përveç barna kuruese, Enjo kërkon edhe lulen me emrin bullgarisht enjovçe ose galiveri. Kjo është një lule pyjore me, kurora e së cilës përbëhet nga shumë petla të verdha.

Nata, e cila e gdhin Ditën e Enjos, qielli hapet, yjet zbresin në tokë dhe i bëjnë magji barnat dhe lulet, duke u dhënë atyre forcë mjekuese. Sipas një besimi tjetër, toka hapet dhe shpirtrat  e demonëve të cilat ruajnë pasuritë e fshehura, dalin përjashta. Kjo natë është shumë e përshtatshme për magji dhe yshtje. Atë e dinin edhe vashat, të cilët ëndërrojnë të fitojnë zemrën e të dashurit. Ashtu si goca, për të cilën këndojnë Donka Paneva dhe Mitka Petkova nga fshati Mallomir, rajoni i qytetit Jamboll.

Meloditë e këngëve rituale shpesh janë të përngjashme dhe tingëllimi i tyre është në një diapazon të vogël të toneve. Kjo vjen të vërtetojë prejardhjen e tyre të lashtë. Përmbajtja e tyre është kryesisht orientuar te vajzat dhe nuset, pronarët e shtëpive, të cilat vashat i rrethojnë ditën festive.

Deri në fillim të shekullit XX ekzistonte edhe riti Enjova Bulja ose Janovo Bule në përkthim Nusja e Enjos. Zakoni mban emrin e krijesës mitike, e cila është personazhi kryesor në zakonet e vashave. Për Nusen e Enjos zgjidhet ndonjë vashë, e cila lindi e fundit në familjen me prindër të gjallë dhe të parë kurorëzuar. Petkat e Nuses së Enjos kopjojnë veshjet dhe stolitë dasmore, vello të bardhë ose të kuqe. Përderisa veshin vajzën, të gjithë kujdesen, që ajo të mos ecën në tokë, sepse kjo pranohet si një shenje e keqe. Kjo kërkesë respektohet deri në përfundimin e ritit. Prandaj të gjithë renditen të mbajnë vashën e zgjedhur nuse mbi supet ose të ulur mbi prehrin.Kështu vashat rrethojnë tërë fshatin dhe fushën për të garantuar pjellorinë dhe martesë fatmirë.

Të gjitha vashat kthehen në shtëpinë ku mbrëmjen para festës është vendosur një enë me ujë të heshtur. Në të vashat lënë tufa me lule. Riti përfundon me parashikime paramartesore. Nusja e Enjos nxjerr tufat nga ena ndërsa gjatë kësaj kohe vashat interpretojnë këngë të ndryshme të ritit për barinj, zanatçinj, mësues, tregtarë e kështu me radhë. Kështu paracaktojnë çfarë do të punojë dhëndri i ardhshëm.

Ditën e Enjos përfundon rruga e Diellit nga dimri te vera. Vjen koha, që ai të nisë rrugën e prapme – nga vera te dimri. Para kësaj ai lahet në lumenjtë dhe liqenet dhe ulet për të pushuar, prandaj uji Ditën e Enjos ka një fuqi magjike. Është një traditë që atë ditë shumë njerëz të lahen në lumenj dhe liqene, të rrokullisin nëpër lëndinat me vesë, të mbledhin barna dhe pas kësaj të thajnë për të ruajtur për mjekim gjatë tërë vitit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD