Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Unë e zgjoj Bullgarinë” – ndryshimi fillon nga ne

БНР Новини

Pothuaj 1 miliard leva siguroi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vitin 2014 për sigurimin e vendeve të reja pune dhe për punësim më të lartë dhe më cilësor për njerëzit në moshë deri më 29 vjeç. Pritjet ishin se për 6 vjet mjetet e siguruara në kuadrin e Programit “Zhvillimi i resurseve njerëzore” do të ndihmojnë procesin e punësimit të 17 mijë bullgarëve, duke siguruar punën e pare të tyre. Ideja e programit ishte që të jepet mundësi për trajnim dhe rikualifikim të të papunëve të rinj. Për punëdhënësit, të cilët punësojnë të rinj shteti mbulon shpenzimet për shpërblimin e punës së tyre për gjashtë muaj, njerëzit që marrin pjesë në të nuk paguajnë për transportin nga dhe deri në vendin e punës për muajin e pare të trajnimit. Pavarësisht nga regjimi i lehtësuar për kandidim dhe përparësitë e shumta të programit, statistika tregon se rreth 500 mijë të rinj në shtet as punojnë, as studiojnë. Ekspertët mendojnë se ka nevojë për masa të reja dhe më fleksibile për inkurajimin e këtyre njerëzve, kështu që pas humbjes së punës apo pas daljes nga shkolla, ata të mos humbin motivacion dhe sa më shpejtë të gjejnë punë të re.

Një pjesë e ekipit të iniciativës „Unë e zgjoj Bullgarinë”

Specialistët këshillojnë për përpunimin e dosjeve personale për secilin njeri të papunë me përshkrim të aftësive konkrete – çfarë është arsimi i tij dhe çfarë dëshiron të bëjë. Një ide jo standarde për një mënyrë të lehtë, të shpejtë e bile zbavitëse për takimin e të papunëve të rinj me menaxherë nga biznesi ofron iniciativa qytetare „Unë e zgjoj Bullgarinë”. Bëhet fjalë për një nismë të njerëzve të rinj, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë moshatarët e tyre në rrugën e ndryshimit. Rruga e ndryshimit sipas tyre kalon përmes stimulimit të arsimit joformal dhe sipërmarrësisë sociale. Të gjitha takimet, seminaret dhe trajnimet janë për njerëz në moshë deri më 30 vjeç dhe në to ofrohen instrumente dhe informacion për këtë se si me investime të vogla mund të rritet cilësia dhe standardi i jetës.


Jaser Markos është themeluesi i iniciativës “Unë e zgjoj Bullgarinë”. Shpjegon se prindërit e tij janë nga Palestina, mirëpo tërë jeta e tij ka kaluar në shtetin tonë dhe për ketë arsye dëshiron të bëjë diçka të mirë për të ardhmen e Bullgarisë. Sipas fjalëve të tij fakti se është mbartës i një kulture të ndryshme e bën atë më tolerant dhe më të hapur ndaj të gjithëve. Kupton problemet dhe përpiqet të mos kritikojë. Gjithmonë mendon për këtë se si mund të përmirësohet jeta e njerëzve në një komunitet.

СнимкаNë marketing dhe mediat përdoren shumë fjalë dhe kjo është kryesisht në aspekt negativ – njerëzit shqetësohen të përdorin fjalë pozitive. Unë besoj se po të dëshirosh të kesh sukses duhet të drejtosh mesazhe pozitive. Vë re se gjithnjë e më shumë njerëz kuptojnë sa i rëndësishëm mund të jetë roli personal. Në Bullgari ka përparim, pavarësisht se shpesh nuk e kuptojmë. Është normale që të ketë suksese dhe pastaj prapambetje të vogla, mirëpo tendenca është pozitive dhe bullgari gjithnjë e më shpesh përdor forcat e veta për zgjidhjen e problemeve. Kjo është qëllimi i nismës – ta kapim këtë entuziazëm të natyrshëm dhe ta përshpejtojmë procesin e ndryshimit. Bashkë me Pllamen Popovin punojmë kryesisht në vendbanime të vogla dhe deri tani jemi takuar me më se 1000 njerëz në Bullgari. Përveç në fushën e zhvillimit personal ne organizojnë trajnime të lidhura me përdorimin e platformave të bazuara në internet dhe mediave sociale. Ofrojmë informacion në sferën e marketingut dhe tregtinë elektronike. Këto janë përparësitë e rrjetit global, me të cilin punojmë, pavarësisht në cilën pikë të botës ndodhemi.

Nisma “Unë e zgjoj Bullgarinë” zhvillohet nën patronazhin e doktores Sulltanka Petrova – zëvendës ministrja e punës dhe politikës sociale:

Gjëja që dëshirojnë ta bëjnë këta njerëz të rinj meriton një përkrahje të fortë nga ana jonë, sepse Bullgaria ka nevojë pikërisht për njerëz të tillë – të rinj dhe aktivë, të cilët janë gati të ofrojnë përvojën e tyre në favor të të tjerëve. Fushata të tilla të të rinjve sjellin më shumë dobi sesa aktivitetet e organizuara nga administrata shtetërore – janë fjalët e saj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: sabudi.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD