Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Basketbollistja Gergana Brënzova përshkruan fitoren mbi sklerozën e shumëfishtë në një libër

БНР Новини

Ka njerëz, të cilët arrijnë të kalojnë kufijtë e caktuara nga shkenca. Atëherë për ta themi se janë “çudi mjekësore” ose “fenomen”.

Gergana Brënzova është një nga basketbollistet e mira bullgare. Ajo arriti të lërë pas shpinës një sëmundje, të cilën mjekësia e sotme e cakton si e pashërueshme. Me ndihmën e regjimit ushqimor, por më në veçanti me studimin e shkaqeve metafizike të sëmundjes, ajo përballoi sklerozën multiple, ose të shumëfishtë. Për smudjen ajo kujton:

Simptomën e parë e ndjeve më 1 janar të vitit 2013, kur u zgjova dhe ndjeva, se nuk mund të shikoj me njërën sy. Pasi bëra disa vizita te mjeku dëgjova diagnozën – sklerozë multiple. Po kjo ishte edhe diagnoza e nënës sime, kështu që e kisha të qartë këtë sëmundje. Pasi kisha mundësinë të zgjedhë të shfrytëzoj terapinë tradicionale ose të kërkojë ndonjë variant tjetër, vendosa të kërkoj rrënjët e kësaj sëmundjeje.”

Rastësisht ajo zbuloi librin “Si u mjekova nga skleroza e shumëfishtë” të specialistes An Boroh, e cila mjekon sëmundjet autoimune. Kështu vendosi të nisë për në Los Angjelis. Aty te doktoresha An Boroh filloi ndryshimi i jetës së Garganës.

СнимкаMendimet janë baza mbi të cilën duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka. Duhet të kuptojmë se çfarë provokojnë ato në jetën tonë – shpjegon basketbollistja dhe vazhdon. – Është e domosdoshme të hiqemi të gjitha suazat dhe caktimet, të cilëve deri tashti ishim rob. Është me rëndësi t’i mbetemi besnik vetes. Pikërisht këtë e bëra unë, bashkë me dietën pa gluten, bulmetra dhe sheqer."

Dy vjet më vonë skaneri tregon, se nga sëmundja nuk ka asnjë gjyrmë, ndërsa mjekët mbeten të çuditur, se si është e mundshme kjo. Mirëpo për Gergana Brënzovën nuk ka asgjë e çuditshme – ajo vetëm zbuloi mesazhet e organizmit dhe u ndryshua sipas kërkesave të tij. Për të ndarë përvojën e grumbulluar me njerëz të tjerë në nevojë Gergana Brënzova krijoi një libër, për të cilin rrëfen:

Ndërgjegjja dhe organizmi në një pandashmëri” është një këshillues për ndryshim pozitiv, në të cilin paraqes filozofinë time për jetën. Dhe ajo përqendrohet në disa gjëra të thjeshta – të dimë çfarë bëjmë, të sillemi me mirësi ndaj vetes, të buzëqeshëm, të shikojmë jetën nga lartë dhe nga këndvështrime të ndryshme, të krijojmë bukuri, të jemi të hapur ndaj së resë dhe së panjohurës. Në libër ka një program dyjavor të cilin e titullova “Të fillojmë bashkë”. Me ndihmën e detoksikimit, teknikave specifike dhe mënyrës së të e menduarit mund të nisim ndryshimin.

Снимка

Sot Gergana Brënzova zhvillon një jetë aktive. Ish basketbollistja në NBA dhe “Fenerbahçe” jeton me bashkëshortin turk dhe me tre fëmijët në Stamboll, ku ka një akademi për basketboll të fëmijëve, punon mbi projekte me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe punon në Fondacionin “Bëhu më mirë”. Ëndrra e saj është që një ditë të krijojë një akademi për fëmijë edhe në qytetin Burgas në kujtim të së atit – basketbollistit dhe trajner të madh Bojço Brënzov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD