Një mbishkrim anonim në Monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje “100 vjet okupacion nazist” shkaktoi befasisht tensionin e radhës mes Moskës dhe Sofjes. Një akt vandal i dënuar nga vetë Bullgaria u bë shkas për deklaratën politike të Zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, sipas së cilës gjatë Luftës së Dytë Botërore pikërisht përparimi i Ushtrisë Sovjetike e ka parandaluar asgjësimin e hebrenjve bullgarë. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë u dënua përdhosja e monumentit si shenjë antisemitizmi, por u shënua shprehimisht: “Në momentin kur qytetarët bullgarë ishin në binarët e hekurt para trenave, të cilët udhëtonin për në kampet e vdekjes, kur përfaqësuesit e elitës politike, ekonomike dhe intelektuale të Bullgarisë i shkruanin letrat e protestës në mbrojtje të hebrenjve bullgarë, kurse hierarkët e lartë të Kishës Ortodokse Bullgare u bashkuan me hebrenjtë bullgarë para deportimit të tyre, duke deklaruar se ata do të dërgohen në kampet e vdekjes vetëm po të dërgohen edhe përfaqësuesit e Kishës Bullgare, Ushtria Sovjetike ishte mijëra kilometra larg kufijve të Bullgarisë.”
Presidenti Rumen Radev vuri në dukje se teza e zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme se hebrenjtë bullgarë janë shpëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në saje të Ushtrisë së Kuqe është “mosnjohje e madhe e historisë ose provë për provokim”. Organizata e Hebrenjve në Bullgari “Shalom” u solidarizua me reaksionet e Sofjes, por jo me deklaratë të posaçme lidhur me këtë rast. Ajo rikujtoi qëndrimin e vet që nga viti 2011, kur shënoi shprehimisht se shpëtimi i hebrenjve bullgarë është rezultat i veprimeve të pjesës dërmuese të popullit bullgar, të Kishës Ortodokse Bullgare dhe të Bashkësisë Antifashiste Bullgare. Ambasada e Moskës në Sofje njohu “kontributin e madh heroik të popullit bullgar, përfshi këtu atë të përfaqësuesve të inteligjencës dhe të Kishës Ortodokse Bullgare në luftimin e nazizmit dhe më konkretisht për shpëtimin e hebrenjve nga kampet e vdekjes", përfshi këtu dhe hebrenjve, që kanë banuar në vend, por shprehu shqetësimin e vet se “autoritetet bullgare deri tani nuk i kanë ndërmarrë masat e domosdoshme për moslejimin e talljeve me kujtimin e çliruesve të Bullgarisë dhe të Evropës nga fashizmi”. Pas reaksioneve politike erdhën deklaratat e historianëve të të dyja vendeve.
Debate me kronologji të ngjashme vëzhgonim edhe gjatë tensioneve të sivjetshme më 24 maj, Dita e Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav, kur në një takim me homologun e vet maqedonas George Ivanov në Moskë Presidenti rus Vlladimir Putin tha se shkrimi sllav është transferuar në Rusi nga trojet maqedonase. Atëherë MPJ-ja e Bullgarisë rikujtoi se krijimi i alfabetit cirilik është bërë me vullnetin dhe me pjesëmarrjen e shtetit bullgar, kurse vetë Patriku rus Kirill ka deklaruar se shkrimi në Rusi është transferuar nga bullgarët. Presidenti Radev gjithashtu u solidarizua me pozitën e MPJ-së. Atëherë, si dhe tani, historianët i benën deklaratat e tyre lidhur me tensionet politike pas politikanëve. Kjo anomali na bën për të bërë pyetjen: Kush ka nevojë për këto situata konflikti? Ndërkaq, mungesa e përgjigjes na jep shkas për mendime dhe trajtime më të ndryshme.
Tensionet politike mes Moskës dhe Sofjes, të lidhura me përhapjen e shkrimit sllav dhe shpëtimin e hebrenjve bullgarë, ndodhën në kuadrin e gjashtë muajve. Në qoftë se e gjithë kjo është lidhur me ndonjë kronologji, atëherë duhet të presim tensione politike për shkak të ngjarjeve historike dhe gjatë muajit mars të vitit tjetër. Presidenti Radev i ka dërguar Presidentit Putin ftesë për ta vizituar Bullgarinë gjatë kësaj periudhe lidhur me shënimin e përvjetorit të 140-të të çlirimit të vendit tonë. Disa vëzhgues që tani i bëjnë pyetje vetes a do ta vizitojë në të vërtetë Bullgarinë Vlladimir Putin gjatë marsit të vitit tjetër? Që të mos ketë spekulime, përgjigja e kësaj pyetjeje duhet të vijë nga radhët e politikanëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..