Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë duhet të jetë Evropa sipas të rinjve bullgarë?

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani zhvilloi një debat me nxënës dhe studentë në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Takimi ishte pjesë e vizitës së punës të Konferencës së Presidentëve të Parlamentit Evropian në kryeqytet me rastin e presidencës së ardhshme bullgare të Këshillit Evropian të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Debatet prekën tema shumë të rëndësishme për njerëzit e rinj, si arsimi, jeta kulturore, qëndrimi ndaj njerëzve me çrregullime, kërkimi dhe gjetja e profesionit të dëshiruar. Antonio Tajani i përshëndeti të rinjtë me fjalët sa vijon:

Antonio Tajani       Fotografi: BGNES

Të gjithë në Parlamentin Evropian punojmë për njerëzit. Aktualisht gjëja më e rëndësishme për ne është shkurtimi i distancës mes institucioneve evropiane dhe njerëzve. Që të ndodhë kjo më lehtë duhet ta ndryshojmë mënyrën e komunikimit njëri me tjetrin. Të rinjtë nuk interesohen për komunikimin tonë, sepse aktualisht ai është shumë burokratik. Mesazhet duhet të jenë të qarta dhe të përfshijnë edhe mediat sociale. Zëri i të rinjve është shumë i rëndësishëm. Ne jemi këtu, që të realizojmë një kontakt direkt me ju.

Të rinjtë bullgarë shfaqën një interes shumë të madh për takimin, i cili ishte me temë: “Zëri i të rinjve: Çfarë duhet të jetë Evropa?” Të gjithë ishin aktivë, ishin në dijeni të veprimtarisë së Parlamentit Evropian dhe të gatshëm për të bërë pyetje të rëndësishme për zhvillimin e tyre të tanishëm dhe të ardhshëm si shtetas evropianë. Çfarë duhet të jetë Evropa sipas të rinjve, çfarë do të ndryshonit ata në atdheun e tyre, cilat janë gëzimet dhe shqetësimet e tyre?

Do të shtroja në rendin e ditës të Parlamentit çështje kryesore politike, të cilat janë lidhur me sigurinë dhe migracionin. Sipas meje këto janë problemet kryesore tani në Evropë” – thotë Petër.

Gjëja e parë që do të bëja për Bullgarinë dhe arsimin bullgar është që ta lartësojë në nivelin evropian” – është kategorike Zhana.

Do ta heq iluzionin se gjithçka është në rregull në shtete dhe se ka punë. Ky është një ballon artificial, prapa të cilit fshihen pushtetarët, që të mund të ekzistojë Bashkimi Evropian” – thotë Ivan.

Ja akoma mendime:

Duhet të punohet më seriozisht mbi zhvillimin regjional.

Në qoftë se isha President i Parlamentit Evropian do ta ndihmoja Bullgarinë për të hyrë në Shengen."

Do të inicioja përhapjen e vlerave evropiane ndër qytetarët."

Do të punoja për një pushtet më të madh të Parlamentit Evropian. Desha që Evropa të bëhet diçka si “Shtetet Evropiane”.

Desha që të rinjtë të marrin më shumë mundësi për punë dhe pensionet e njerëzve të plakur të jenë më të larta.”

Si një problem i madh për Bullgarinë ishte shënuar papunësia e lartë ndër të rinjtë dhe mungesa e motivacionit. Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani komentoi:

Që të pakësohet papunësia ndër të rinjtë ka nevojë për forcimin e industrisë. Duhet t’i jepet mundësi për zhvillim biznesit të vogël dhe atij të mesëm. Sektori i turizmit është shumë tërheqës dhe i rëndësishëm për të rinjtë, prandaj duhet të forcojmë punën tonë në këtë fushë. Programet si “Erazëm +” gjithashtu janë të dobishme dhe duhet të zgjerohen.

Ja se çfarë thanë për këtë temë edhe të rinjtë:

Problemi nuk është vetëm se nuk bëhen përpjekje, por se të rinjtë kanë pritje jorealiste për atë që do t’u ofrohet, pasi gjenden në tregun e punës” – është i mendimit Kallojan.

Sipas Minës “nuk ka lidhje të fuqishme të vendosur mes biznesit dhe universiteteve”.

Ka qytete shumë të vogla, për shembull qyteti im i lindjes Vraca, ku nuk ka shumë mundësi për të rinjtë. Në këto regjione është vështirë të vendosësh me se të merresh dhe si të gjesh punë” – thotë Stefan.

Ja akoma mendime të studentëve bullgarë:

Në Sofje ka shumë vende pune. Çështja është të jesh këmbëngulës, të kërkosh dhe të punosh.

Mendoj se po bëhen përpjekje për pakësimin e papunësisë në BE, por pa dyshim lë për të dëshiruar."

Mendoj se do të gjej punë medoemos, sepse në Sofje ka punë të mjaftueshme. Çështja është se shansi që ajo t’i përgjigjet specialitetit tim është minimal.

Shumica e të rinjve janë të mendimit se aktualisht terrorizmi është problemi më serioz në Evropë dhe menjëherë pas tij radhitet migracioni i refugjatëve drejt shteteve evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD