Kur në fillim të gushtit kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë Bojko Borisov dhe Zoran Zaev e nënshkruan Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve, disa vëzhgues komentuan se tani vetëm mbetet që ai të realizohet. Mbledhja e djeshme e përbashkët e dy qeverive në Strumica tregoi se rezervat kanë qenë të paarsyeshme. U nënshkruan dy marrëveshje të reja mes qeverive, kurse vetë Traktati i Fqinjësisë së Mirë ende nuk është ratifikuar. Pritet që kjo të ndodhë në fund të vitit. Zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe avancojnë pritjet dhe tregojnë vendosmërinë e madhe që ato të normalizohen krejtësisht sa më shpejt. Drejtimet tashmë janë përvijuar – këto janë projektet infrastrukturore, energjetika, investimet, turizmi, reagimi i përbashkët dhe ndihma e ndërsjellë në raste krizash. Një muaj para fillimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së disa ekspertë maqedonas do ta vizitojnë Bullgarinë gjatë muajit dhjetor, që të njihen me përvojën e vendit tonë në absorbimin e mjeteve evropiane.
Zhvillimet e mira në marrëdhëniet politike siç duket ndikuan mirë edhe mbi lidhjet mes dy kishave. Në Strumica Kryeministri Borisov deklaroi se megjithëse nuk përzihen në veprat e kishës, politikanët do të jenë të lumtur në qoftë se dy kishat bashkëpunojnë në dobi të mirëqenies së dy popujve. Ndërkaq, në Sofje Presidenti Rumen Radev dhe Patriku bullgar Neofit konstatuan se shteti dhe Kisha Ortodokse Bullgare janë unikë në dëshirën e tyre për thellimin e marrëdhënieve me Maqedoninë. Patriku siguroi se Sinodi i Shenjtë do të kërkojë rrugë për zhvillimin e favorshëm të dëshirës së Kishës Ortodokse Maqedonase që të rimëkëmbet uniteti euharistik i Kishës Ortodokse Bullgare “me Peshkopatën e rimëkëmbur të Ohrit”. Ka të ngjarë që ky proces të shqyrtohet nga Sinodi i Shenjtë në Sofje që të hënën tjetër. Si Sinodi do të marrë vendimin, është vështirë të thuhet, sepse nga pikëpamja historike çështja është e diskutueshme dhe shumë delikate dhe nuk mund të ketë vendime të njëanshme, madje të dyanshme. Mirëpo, gatishmëria e klerit bullgar për zgjidhjen e favorshme të propozimit maqedonas flet të paktën për mirëdashjen bullgare.
Zhvillimet e favorshme në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, të cilat deri para pak kohe ishin problematike, ndodhen në vigjilje të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së dhe koincidojnë me një fazë të re në dialogun për zgjidhjen e kundërshtimeve rreth emrit të Maqedonisë. Në këtë kuptim këto zhvillime kanë jo vetëm kuptim të dyanshëm, por edhe efekte mbi perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..
Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..