Vitet studentore gjithnjë i kujtojmë me shumë emocione. Përderisa mësojmë për provimet, nxitojmë për leksionet dhe çuditemi se në ç’rrugë të nisim, nuk kuptojmë se ato janë disa nga vitet më të mira të jetës. E zbulojmë këtë më vonë, ndërsa shqetësimet na duken pothuajse qesharake. Disa nga momentet më të paharrueshme nga jeta studentore lidhen me 8 dhjetorin festën studentore. Çdo brez ka preferencat e tij ku të kalojnë dhe të argëtohen. Studentët e sotëm preferojnë pushimoret si Bansko, Pamporovo, Velingrad.
Çfarë është situata në një nga pushimoret më të mëdha dimërore tek ne Bansko shpjegon Malin Bistrin:
“Në Bansko vijnë studentë nga mbarë vendi, por kemi mysafirë studentë nga vendet e tjera të Ballkan. Përveç në hotelet dhe në shtëpitë për miq, studentët vendosen edhe në shtëpitë malore, që ndodhen në mal në afërsi të qytetit. Zakonisht studentët kërkojnë argëtime, të cilët t’i përgjigjen karakterit të tyre rinor. U uroj studentëve një festë të paharrueshme plotë argëtime dhe përjetime interesante, të cilët do të mbajnë mend tërë jetën.”
Zllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Hoteleve dhe të Restoranteve në qytetin Velingrad, komenton:
“Jemi gati për 8 dhjetorin, megjithëqë sivjet data përputhet me ditët e pushimit, kur qyteti është plotë turistë. Prandaj sivjet nuk ishim në gjendje t’u ofrojmë studentëve oferta të leverdishme. U uroj studentëve një festë të paharrueshme plotë gëzime.”
Sivjet argëtime ofron edhe pushimorja Pamporovo. Parashikohet një festim në të hapur për disa mijë veta. Krahas kësaj pushimorja ofron edhe vende më të qeta për kalimin e festës. Georgi Pamporov, kryetar i Asociacionit Rajonal Turistik “Rodopi” shpjegon:
“Përafërsisht 80 për qind prej vendeve janë të zëna. Krijuam një çadër të madhe në qendrën e pushimores prej 2 mijë metrash katror. Aty mund të festojnë përafërsisht 3 mijë veta. Për ta do të këndojnë yje bullgare të estradës. Ata që preferojnë qetësinë zgjodhën shtëpitë për miq në qytetet Çepellare dhe Devin dhe në fshatrat piktoreske të Rodopeve. U uroj të rinjve argëtime të shumta, por të shfaqin arsye për të mos kaluar kufirin e komunikimit të zakonshëm.”
Sipas traditës më 8 dhjetor studentët festojnë sipas preferencave të tyre. Mirëpo, pse pikërisht 8 dhjetori është festa studentore? Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1903. Pas vitit 1944, me ardhjen e komunistëve në pushtet, kjo datë u zëvendësua me 17 nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Studentor. Në vitin 1962 festimi u rivendos më 8 dhjetor. Edhe më sot kjo datë festohet nga mijëra të rinj tek ne.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...