Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimi rajonal dhe resurset njerëzore janë anët e dobëta të pushtetit

БНР Новини
Foto: dw.com/bg

Instituti i Analizave Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave paraqiti raportin e vet për gjendjen e ekonomisë bullgare 10 vjet pas aderimit të vendit me BE-në. Konkluzioni kryesor është, se vendi ka përparim në të gjitha sektorët, por në nivele të ndryshme. Sipas shkencëtarëve, politikat e Bullgarisë përsa iu përket resurseve njerëzore dhe zhvillimit regjional janë në gjendje të keqe. Politikat fiskale, bankare dhe tatimore shënojnë suksese. Mbi këtë përqendroi vëmendjen në diskutimin e tij ish ministri i financave Simеon Djankov i cili është njeri prej recensuesve të analizës. Në të njëjtën kohë ai theksoi problemin lidhur me pabarazinë rajonale tek ne:

Gjëja pozitive, të cilën autorët e raportit evidentojnë, si rezultat i aderimit në BE-në është disiplina. Mirëpo, Bullgaria edhe para kësaj respektonte këtë disiplinë në politikën fiskale dhe në të bankare. Ajo ishte rezultat i përballimit të krizave dhe aplikimit të bordit valutor. Një gjë negative është, se hyrja pak e vonuar e Bullgarisë në BE-në, u përputh me fillimin e krizës së fundit të madhe financiare. Në se nuk ekzistonte kjo krizë, atëherë do t’ia kushtohej një vëmendje më të madhe pabarazisë regjionale.

Sipas ekonomistit Simeon Djankov, përderisa në BE-në flitej për marshe të ndryshme të zhvillimit, ky proces ndodhej në Bullgari. Për shembull në Sofje zhvillimi ekonomik i arrin atij mesatar të BE-së. Nga ana tjetër, në vendin tonë janë rajonet, të cilët janë në krye të klasifikimeve për standardin më të ulët ekonomik dhe jetik. E gjithë kjo është rezultat jo aq të përmasës së mjeteve evropiane, se sa të mënyrës dhe qëllimeve për të cilat ato shfrytëzohen. Ish ministri i financave i drejtoi një këshill qeverisë, pra vitin e ardhshëm Bullgaria t’i aderohet Mekanizmit të Kursit të Këmbimit (ERM2), gjë që përbën hapin e parë drejt hyrjes në eurozonën. Mirëpo, ai shfaq skepticizëm, se kjo mund të ndodhë.

Ish zëvendës kryeministrja e kabinetit Pllamen Oresharski, docente doktoreshë Daniella Bobeva shprehu mendimin, se kriza financiare, e cila ndikoi të gjitha degat, nuk mund të shfrytëzohet si apologji për integrimin e dobët ekonomik. Ajo mendon, se paqëndrueshmëria e rritjes është rezultat i përdorimit jo të plotë të resurseve. Një ndikim ushtron edhe kriza demografike dhe mungesa e kuadrove mjaftë të kualifikuara.

Konkluzionet e raportit të Institutit të Analizave Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave tregojnë, se vendi duhet të zërë një pozitë më aktive përsa iu përket reformave evropiane dhe kombëtare, sepse kjo do të mobilizojë ekonominë dhe do të mbrojë nga rreziqet. Krahas kësaj dobitë nga anëtarësimi në BE-në janë më të mëdha dhe më të dukshme, kur vendi është ndër anëtarët aktivë të organizatës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD