Bullgaria shënoi solemnisht përvjetorin e 170-të të lindjes së Hristo Botevit (06 janar 1848) – poet gjenial dhe një prej heronjve më të dashur kombëtar.
Ai vdiq në vitin 1876 në Kryengritjen e Prillit kundër robërisë osmane. Në kulmin e kryengritjes poeti organizoi një çetë prej 200 vetash, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun bullgar të lumit Danub, që t’i përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, kurse Hristo Botev u vra afër majës Okollçica në malin stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, ku lindi një valë e madhe solidariteti me popullin bullgar, i cili luftonte për lirinë e vet. Vdekja heroike e përjetësoi jetën e shkurtër të Botevit, kushtuar shpirtit bullgar dhe kauzës kombëtare.
Festimet me rastin e përvjetorit të 170-të të lindjes së Botevit filluan në qytetin e tij të lindjes – Kallofer, me një sërë aktivitetesh, ndër të cilat janë një miting-përulje në kompleksin e memorialit “Hristo Botev” dhe ulje e “Kurorës së Famës” para monumentit të heroit tonë kombëtar. Përvjetori i poetit- revolucionar u shënua solemnisht në tërë vendin. Muzeu Historik Regjional, Bashkia e Kryeqytetit dhe shoqata “Vepra e Popullit” në Sofje nderuan kujtimin e poetit në godinën-muze. Atje u validua një pullë postare kushtuar bullgarit të madh. Formimi i pullës postare është vepër e piktorit Stojan Deçev në bazë të pikturës së njohur të Aleksandër Poplillovit.
“Levski është toka e Bullgarisë, kurse Botevi është qielli i saj”, tha Stojan Deçev, duke cituar një prej gjenive të artit dhe fjalimit artistik – Ilia Beshkov.
U paraqit gjithashtu një kryevepër e artit që nga mesi i shekullit XX – monumenti i Botevit të madh, vepër e skulptorit të njohur bullgar Jordan Krëçmarov. U hap një ekspozitë unikale nga koleksioni i inxhinierit Georgi Mëndev , kushtuar jetës dhe veprimtarisë së poetit.
Me këtë rast Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova tha:
“I jam mirënjohëse Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informative dhe Komunikacioneve, si dhe Postave Bullgare dhe Shoqatës “Vepra Popullore” për pjesëmarrjen e tyre në iniciativat tona kushtuar këtij aktiviteti të rëndësishëm. I përshëndes organizatorët, sepse ne jemi të detyruar ta ruajmë kujtimin e Botevit dhe trashëgiminë e tij. E quajmë Botevin poet gjenial dhe revolucionar të madh. Veprat e tij pasqyrojnë jetën dhe luftën e tij për lirinë e Bullgarisë. Kjo është zgjedhja e njeriut me shpirt të lirë, i cili shkroi: “E vërteta është e shenjtë, liria është e dashur”. Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë, një prej heronjve tanë kombëtarë, para të cilëve përulemi edhe sot e kësaj dite.”
Me rastin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Ministri i Transportit, Teknologjive Informative dhe Komunikacioneve Ivajllo Moskovski shënoi: “Shumë bullgarë të denjë e kanë vendin e vet jo vetëm në historinë dhe në shoqërinë tonë. Duhet të dihet se ka një sërë personalitetesh në Bullgari, të quajtur nga historia heronj kombëtarë, të cilët kanë kontribuuar për lirinë dhe idealet jo vetëm të vendit tonë, por të tërë Evropës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Autori: arkiv dhe sofiahistorymuseum.bg
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..