Nga Mis Velingrad deri te akademia më e njohura sportive në botë dhe praktika me atletët më të mirë, me financierë të suksesshëm, me ushtarakë – kjo shkurtimisht është kartëvizita e bullgares Borjana Razsollkova.
Mezi 16-vjeçare ajo u bë Mis Velingrad, por shumë shpejtë zbuloi, se kjo nuk është bota e saj. Prandaj u orientua te një profesion, i cili kishte perspektivë në botën e ndryshueshme drejt demokracisë. Për këtë zgjedhje vet ajo shpjegon:
“Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar psikologjia kishte një popullaritet, si në universitet, ashtu edhe si profesion. E preferova në vend të drejtësisë, sepse desha të zbuloj botën e brendshme të njeriut.”
Pasi u diplomua specializoi psikologji sportive në qytetin Pllovdiv. Pas kësaj filloi punë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit. U nisi për në Dubajin me bashkëshortin Desisllav Kollev, i cili u ftua trajner i ekipit kombëtar të atletikës së lehtë. Deri në vitin 2012 Borjana Razsollkova punonte në një kompani sportive, gjë pas së cilës nisi punë në Aspire Academy.
“Është e domosdoshme që trajnerët të punojnë me psikologë sportivë, sepse dobia e bashkëpunimit të tyre është e dukshme – rrëfen për punën në akademi Borjana Razsollkova. – Kjo për shkak se psikologët punojnë jo vetëm me trajnerët, por edhe me sportistët. Për fat të keq ka shumë shembuj se si sportistë të talentuar për probleme me trajnerët heqin dorë nga karriera e suksesshme. Kështu që synimi i psikologëve është që të ndihmojnë për vendosjen e lidhjes më të mirë midis sportistit dhe trajnerit. Doemos vëmendja më e madhe përqendrohet mbi sportistin, i cili duhet të bëhet i disiplinuar dhe pas kësaj me ndihmën e specialistit të zhvillojë përqendrimin, qëndrueshmërinë, cilësi fizike krahas atyre psikologjike. Kjo për shkak se ato virtyte ecën krahë për krahë.”
Në sajë të punës në Aspire Academi, ku qëndroi deri në vitin 2014, Borjana Razsollkova kishte fatin të njihet me yje të tilla të mëdha sportive si ish futbollisti Raull Gonzales dhe tenisti Rafaell Nadall. Sot bullgarja vazhdon të jetojë në Dubaj, ku jep mësime të disiplinës më të re të quajtur brejn trejning (brain training). Qëllimi është të trajnohet truri, ashtu siç trajnohet trupi.
“Fillova të interesohem për brejn trejning pasi u largova nga akademia në Katar – tregon Borjana Razsollkova. – Trajnimi i trurit, siç trajnimi fizik u ndihmon jo vetëm sportistëve. Ai shfrytëzohet në shumë sfera të tjera. Për shembull më kërkojnë ushtarakët, kompani financiare, pra organizata ku nëpunësit duhet të shfaqin një përqendrim më të madh dhe ku puna shoqërohet me një tension dhe stres. Kjo disiplinë e re ndihmon që një sërë virtytesh të zhvillohen në nivel më të lartë, si për shembull përqendrimi, mendimi, intelekti, reagimet. Studimet tregojnë, se të gjitha ato janë në varësi jo vetëm të premisave individuale, por janë çështja e trajnimit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..