Elita e Evropës së qytetëruar mbërriti në Sofje më 11 janar për hapjen zyrtare të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. A mund të jenë politikanët bullgarë në nivelin e domosdoshëm të protokollit, sipas të cilëve shpeshherë këto rregulla të etiketës janë thjeshtë një kortezi?
“Etiketa është mënyra e zhvillimit të politikës – është e bindur Maria Kasimova–Moase, specialiste e etiketës dhe protokollit. – Një prej gabimeve më të mëdha të politikanëve bullgarë është se ata nuk përpiqen të kuptojnë se sa e rëndësishme është gjuha e etiketës, e cila i ka rregullat e veta të sakta. Ajo e ndihmon komunikimin dhe krijon kushte të mira për mirëkuptimin mes politikanëve, afaristëve, ose thjeshtë mes personave të veçantë.”
“Ka tendencë të lehtësimit të komunikimit në politikë” – thotë ekspertja. Delikatesa dhe sjellja e mirë janë diçka shumë e rëndësishme në bisedimet politike. – “Mund të kesh pozita të forta politike, por njëkohësisht me këtë duhet t’i deklarosh këto pozita kështu qe të mos e prekin, por vetëm ta ripohojnë rëndësinë dhe peshën tënde", thotë Maria Kasimova dhe shton se në etiketën evropiane çdo një gjest dhe veprim e kanë rëndësinë e vet.
Politikanët bullgarë bëjnë përpjekje të mëdha, që të jenë në nivelin e kolegëve të tyre nga shtetet me tradita në etiketën dhe protokollin politik. Mirëpo, specialistja e etiketës vështirësohet për të numëruar më shumë se dhjetë politikanë, të cilët e zotërojnë etiketën dhe përmend vetëm emra të së kaluarës – Rosen Plevneliev, Kristalina Georgieva, Miglena Kuneva. Në këtë kuptim gjatë Presidencës Bullgare do të ketë ndeshje të qytetërimeve dhe shumë gabime, vuri në dukje Kasimova.
“Tashmë pamë disa gabime në komunikimin e Presidencës sonë Evropiane me njerëzit, të cilët do të na vizitojnë – komentoi Maria Kisimova. – Në fakt ne krijuam një imazh të vendit tonë, i cili nuk është modern dhe interesant. Prandaj shpresoj se gjatë disa muajve në vijim ai do të ndryshojë, sepse këtu banojnë njerëz të mençur dhe inteligjentë, të cilët udhëtojnë në botë, dhe kanë vizion për zhvillimin e botës. Ne kemi këngëtarë operistikë, mjekë, artisë, piktorë – njerëz te ne dhe jashtë, të cilët mund të na prezantojnë para botës. Unë nuk mund të kuptoj se pse ata nuk janë të pranishëm në paraqitjen bashkëkohore të Bullgarisë. Në qoftë se njeriu e viziton sajtin për Presidencën tonë Evropiane, do të shohë kryesisht njerëz të veshur me rroba sportive, të cilët shëtitin me kalë, ose gra të veshura në kostume popullore, që vallëzojnë mbi prishë. Mirëpo, këta njerëz janë vetëm 10-20 për qind prej të gjithë nesh, ku janë njerëzit e tjerë?”
Maria Kasimova i këshillon politikanët tanë për të kërkuar konsultime personale me specialistë të etiketës dhe në lëmin e aftësive të komunikimit.
“Desha t’i këshillojë politikanët tanë për t’i vëzhguar njerëzit, të cilët do të vijnë në Bullgari, sepse ata i dinë mirë rregullat e etiketës. Mirëpo, nuk do t’i këshilloj që të jenë si ata. Ndërkaq, do të jetë mirë, në qoftë se ata e dinë gjuhën e tyre dhe e përdorin, edhe pse me theks bullgar. Sa i përket pamjes së jashtme, është më mirë që ata të mbështeten te prodhuesit më të mirë bullgarë, në vend që të blejnë kostume, ose çanta me logon e ndonjë marke botërore. Pikërisht këto gjëra të vogla kanë rëndësi, që ta stimulojmë prodhimin bullgar dhe të flasim me të në gjuhën e etiketës, sepse çdo një imitimi në fakt është shije e trashë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit”..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..